By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Baraliu: Reforma zgjedhore duhet të ndodhë sa më parë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Baraliu: Reforma zgjedhore duhet të ndodhë sa më parë
Lajme

Baraliu: Reforma zgjedhore duhet të ndodhë sa më parë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/05 at 9:39 AM
Kosova Times Published December 5, 2022
Share
SHARE

Ka kaluar më shumë se një dekadë prej kur vlerësohet se Kosova ka nevojë të reformojë sistemin zgjedhor. Nga atëherë, përkundër disa përpjekjeve nuk është bërë asgjë konkrete.

Një komision Ad-Hoc i themeluar për këtë çështje, së shpejti mund të fillojë draftimin e ndryshimeve të nevojshme.

Njohës të sistemit zgjedhor thonë se reforma është e domosdoshme dhe duhet të përmbyllet sa më parë.

Reforma zgjedhore, e përfolur prej vitesh dhe e vlerësuar si mjaft e nevojshme, duket se po shkon drejt finalizimit. Për këtë tashmë është formuar edhe një komision Ad-Hoc.

Kryetari i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Abelard Tahiri, ditë më parë tha se së shpejti do të draftohen ndryshimet në kuadër të reformës zgjedhore, të cilat më pas, do të dërgohen për miratim në Kuvend.

Sipas ekspertit të së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, reforma zgjedhore duhet të ndodhë sa më parë.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tutje thotë për Radio Kosovën se reforma zgjedhore është “një det” me çështje që duhet trajtuar, filluar nga ligjet që janë në fuqi që nga koha e UNMIK-ut e deri te pragu zgjedhor.

“Legjislacioni elektoral, sistemi zgjedhor dhe procesi elektoral. Tri këto shtylla do të duhej të ndryshoheshin. Vlerësoj se duhet ndryshuar nga pragu zgjedhor e deri te zonat zgjedhore. Deri tash nuk ka pasur interesim dhe vullnet nga partitë politike. Prandaj edhe procesi ka ngecur. Kësaj radhe të shohim, me këtë komision që kanë formuar në parlament, se çfarë do të ndodhë. Por, nëse ka vullnet, reforma është e domosdoshme”, tha Baraliu.

Alim Rama, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se partia në pushtet është kundër asaj që Kosova të ndahet në disa zona zgjedhore.

“Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje është se Kosova është shumë e vogël që të ndahet në zona. Realisht, për të shkuar prej Prishtinës deri në Dragash bën pak më shumë se 1 orë e gjysmë. Pastaj interesat e Prishtinës nuk janë shumë ndryshe prej Ferizajt ose qyteteve të tjera. Ndarja në disa zona e komplikon procesin, posaçërisht për vendet e rezervuara. Mendojmë se aktualisht fokusi duhet të jetë tek administrimi i procesit zgjedhor, por jo edhe te këto çështje substanciale që mund të adresohen më vonë, por jo tash”, tha ai.

Rama, tutje thotë se disa kërkesa të tjera të Vetëvendosjes janë të ngjashme me rekomandimet e BE-së dhe OSBE-së, që ndërlidhen me çështjet si: rregullimi i certifikimit të kandidatëve, përmirësimi i regjistrit të votuesve apo edhe thjeshtësimi i mënyrës së votimit të mërgatës.

Radio Kosova ka provuar të flasë edhe me partitë opozitare në lidhje me kërkesat që kanë për sa i përket reformës zgjedhore, por përfaqësues të tyre kanë hezituar të flasin.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times December 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

‘Narrativat e pa treguara të grave të Kosovës’ përkthehet në gjuhën angleze

Kosova Times Kosova Times October 28, 2024
Deputetët maqedonas thërrasin në interpelancë Gashin
Çfarë raporton RIA Novosti ruse për vizitën e Vuçiqit në Kinë?
Putin i ofroi Iranit vëllime rekord të gazit rus me një zbritje prej 75%
“Të kthehen bashkëshortët tanë në shtëpi”: Gratë ruse kërkojnë tërheqjen e ushtarëve nga Ukraina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?