Delegacionet e Serbisë dhe Kinës nënshkruan të martën një marrëveshje për tregti pa taksa, raportojnë mediat ruse. Para kësaj, autoritetet serbe dhe kompanitë kineze nënshkruan kontrata komerciale për ndërtimin e infrastrukturës së trafikut dhe blerjen e trenave të shpejtë në vlerë mbi 3.5 miliardë euro, prej të cilave çmimi i trenave është 54 milionë euro.

Presidenti i Serbisë, tregojnë ata, më parë tha se pret që lideri rus Vladimir Putin të marrë pjesë në Samitin e Brezit dhe Rrugës në Kinë në tetor, por nuk planifikon një takim dypalësh me të.
Ata gjithashtu theksojnë se presidenti i entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha se shpreson të ketë takime me Putinin dhe presidentin kinez Xi Jinping këtë vit.