By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sa para merr fituesi i Eurovizionit: Conchita i solli fitoren Austrisë në vitin 2014 dhe mori….
May 18, 2025
Sot finalet e turneut ‘Lah Nimani’
May 18, 2025
SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll
May 18, 2025
Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’
May 18, 2025
Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE me plan për pengimin e imigrantëve ilegalë që hyjnë nga Ballkani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BE me plan për pengimin e imigrantëve ilegalë që hyjnë nga Ballkani
Ballina 2Rajon / Botë

BE me plan për pengimin e imigrantëve ilegalë që hyjnë nga Ballkani

Kosova Times
Last updated: 2022/12/05 at 5:18 PM
Kosova Times Published December 5, 2022
Share
SHARE
Bashkimi Evropian shprehu të hënën shqetësimin e tij nga rritja e valës së imigrantëve ilegalë, të cilët hyjnë në BE përmes territorit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe shpalosi një plan për adresimin e tyre.Sipas të dhënave që posedon Komisioni Evropian, vetëm në muajin tetor të këtij viti, në BE kanë hyrë më shumë se 22.000 imigrantë ilegalë, përmes kësaj rruge.Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shifra paraqet rritje për 300 për qind.Statistikat e Frontex-it – agjencisë evropiane për ruajtjen e kufijve – tregojnë se në dhjetë muajt e parë të këtij viti, mbi 281.000 imigrantë ilegalë kanë hyrë në BE përmes Ballkanit Perëndimor.Për t’u përballur me këtë fenomen, Komisioni Evropian paraqiti një plan-veprimi për Ballkanin Perëndimor.
Nënkryetari i KE-së, Margaritis Schinas.
Nënkryetari i KE-së, Margaritis Schinas.
Sipas këtij plani, që prezantuan nënkryetari i KE-së, Margaritis Schinas, dhe komisionarja për punë të brendshme, Ylva Johansson, menaxhimi i kufijve me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të forcohet.Po ashtu, duhet të sigurohet qasje e shpejtë në sistemin e azilit, kapacitet për pranimin e refugjatëve, pastaj të luftohet trafikimi i migrantëve, të zbatohen marrëveshjet për ripranim dhe riatdhesim, si dhe të përshtatet regjimi i vizave i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor me atë të Bashkimit Evropian.Në BE thonë se problem serioz paraqet fakti se në vende si Serbia, disa shtetas të vendeve të treta mund të hyjnë pa viza, e pastaj ata vazhdojnë rrugën ilegale drejt Bashkimit Evropian.Serbia, para disa javësh, ka premtuar se do t’i rikthejë vizat për shtetasit e disa vendeve, si Burundi dhe Tunizia, ndërsa Komisioni Evropian pret nga Beogradi që këtë hap ta bëjë edhe kundrejt disa shteteve tjera.Komisioni Evropian u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të përshtaten me politikën e vizave të BE-së. Në të kundërtën ka paralajmëruar se rrezikohet edhe liberalizimi i vizave që BE-ja ka me shumicën e vendeve të këtij rajoni.“Nuk është e pranueshme që vendet e rajonit, që gëzojnë liberalizim vizash me BE-në, të lejojnë që territori i tyre të përdoret për ardhjen ilegale të imigrantëve drejt BE-së”, tha Schinas.“Duhet t’i forcojmë kapacitetet e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për të kontrolluar kufirin, duke i ndihmuar ato edhe përmes pranisë së BE-së në terren dhe përmes goditjes së rrjeteve të trafikimit të njerëzve”, shtoi ai.Schinas, në mënyrë specifike, përmendi kontrollin e kufirit mes Serbisë dhe Hungarisë – vend anëtar i BE-së.Aktualisht, BE-ja ka të shpërndarë rreth 500 zyrtarë të agjencisë Frontex në kufijtë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por, Komisioni Evropian kërkoi që Frontex-i të ndihmojë edhe në kontrollin e kufijve mes vendeve të rajonit.Johansson kërkoi që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian t’i regjistrojnë imigrantët që hyjnë në territoret e tyre.Ajo tha se numri i kërkuesve të azilit është shumë më i lartë se numri i hyrjeve të regjistruara në kufijtë e jashtëm të BE-së.Johansson, po ashtu, përmendi nevojën që Serbia, sa më shpejt, ta përshtatë regjimin e vizave me atë të Bashkimit Evropian.“Serbia po ndryshon politikën e saj me Tunizinë dhe Burundin, ka premtuar se këtë do ta bëjë edhe me Indinë… Shumica e atyre [imigrantëve ilegalë] që kanë arritur në BE, kanë ardhur përmes Serbisë”, tha Johansson, duke rikujtuar se obligimi për të përshtatur regjimin e vizave, vlen edhe për vendet e tjera të rajonit.E pyetur nga gazetarët nëse ka raste të keqpërdorimit të hyrjes pa viza edhe nga vende të tjera, jashtë Serbisë, Johansson tha se “sa u përket ardhjeve masive, ato kanë ndodhur vetëm në rastin e Serbisë”.Por, ajo shtoi se BE-ja duhet të jetë vigjilente edhe ndaj vendeve të tjera në të ardhmen, kur Serbia të rivendosë viza për shtete të caktuara dhe ardhjet të bëhen përmes vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.Nga gjashtë vendet e këtij rajoni, që nuk janë anëtare të BE-së, liberalizim vizash me bllokun evropian kanë: Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina.Kosova është e vetmja që nuk ka, por, javën e kaluar, zyrtarë të BE-së kanë miratuar një vendim që liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë të bëhet jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.Rruga ballkanike ka vite që përdoret nga imigrantët ilegalë.Në vitin 2015, BE-ja është përballur me fluksin më të madh të të ardhurve në disa dekada.Mbi 1 milion njerëz të ikur – kryesisht nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Afrikës – kanë hyrë në vendet e bllokut evropian, duke përdorur rrugë të ndryshme nga deti dhe toka, përfshirë edhe atë ballkanike.

You Might Also Like

SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll

Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’

Mbi 270 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Në Rumani nis raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Kosova Times December 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ursula kandidate për kreun e ri të paktit të NATO-s?

Kosova Times Kosova Times April 1, 2023
Civilët i ndihmojnë ushtrisë ukrainase në prapaskenë
Bosch do të shkurtojë mijëra vende pune
Pastrimin e ujit të Badocit mund ta ndikojë edhe natyra
Mënyra e luftës së Perëndimit “nuk po funksionon” në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?