By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin
December 12, 2025
20 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026
December 12, 2025
Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’
December 12, 2025
BE kthesë jashtëzakonisht të rëndësishme në lidhje me vendimin për të ndaluar plotësisht automjetet me benzinë ​​dhe naftë!
December 12, 2025
Rusia goditi një anije transporti turke në portin e Chornomorsk në rajonin e Odessa-s
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shala: Asnjë reformë nuk ka kuptim nëse nuk zhvillohet vetingu
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shala: Asnjë reformë nuk ka kuptim nëse nuk zhvillohet vetingu
Ballina 1Lajme

Shala: Asnjë reformë nuk ka kuptim nëse nuk zhvillohet vetingu

Kosova Times
Last updated: 2022/12/05 at 5:50 PM
Kosova Times Published December 5, 2022
Share
SHARE

Koalicioni i OJQ-ve, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus, të hënën, kanë organizuar tryezë të rrumbullakët, ku është diskutuar lidhur me reformën në drejtësi.

Në këtë diskutim kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, shoqërisë civile, Agjencisë Kundër Korrupsion, si dhe pjesëtarë të partive politike.

Eros Gashi, këshilltar i Ministres së Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria janë marrë jashtëzakonisht me iniciativat ligjore për reforma në drejtësi dhe realizimin e prioritetit qeveritar për realizimin e këtij qëllimi. Tutje, ai gjatë fjalës së tij, ka përmendur iniciativat ligjore të ndërmarra nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë Byronë për Verifkimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Vetingun, si dhe një sërë të iniciativave ligjore që tha se përfshijnë reformimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor.

Liridon Salihu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), tha se GLPS në vazhdimësi ka potencuar faktin se sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës ka nevojë për reforma të mirëfillta. Ai tha se pavarësisht reformave që kanë qenë edhe në të kaluarën, konsiderojnë që edhe në vitin 2022, sistemi gjyqësor vazhdon të jetë jotransparent, joefikas dhe i cenueshëm nga ndikimet qoftë brenda apo jashtë pushtetit gjyqësor,

Ai ka shtuar se të njëjtit konsiderojnë që është pozitive që tashmë është gati pakoja e Vetingut, e që sipas tij kjo pako në përgjithësi ka adresuar edhe rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Venecias.

Sipas Gzim Shalës nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reformat në sistemin e drejtësisë nuk janë zhvilluar në mënyrë adekuate. Sipas tij, Vetingu ende nuk ka filluar derisa as në Kuvend, Byrosë për Konfiskimin dhe Verifikimin e Pasurisë nuk i është dhënë pavarësi objektive.

Sa i përket Gjykatës Komerciale, Shala ka thënë se kjo Gjykatë është themeluar, por mos suportimi i saj me buxhet adekuat për numrin e gjyqtarëve, ia humb kuptimin themelimit të kësaj gjykate. Në kundërshtim me Kushtetutën, Shala thotë se janë ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe në kundërshtim me kushtetutën është inkorporuar në MD.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj, bëri të ditur se këtë vit ka pasur hapa të rëndësishëm në krijimin e të ashtuquajturës kornizë ligjore për aspektet e parandalimit të korrupsionit duke filluar me aprovimin e Ligjit për Agjenci për Parandalimin e Korrupsionit, ku sipas tij, u është fokusuar tashmë veprimtaria në aspektet e parandalimit dhe u janë dhënë dhe disa mekanizma tepër të rëndësishëm, të cilët në qoftë se arrijnë t’i zbatojnë beson se do të kontribuojnë fuqishëm në parandalimin e korrupsionit.

Ai tha se Agjencia nuk ka burime qoftë njerëzore, qoftë financiare për zbatim në plotni të këtij mandati të ri, derisa versioni i parë apo projektligji i parë nuk i ka përfshi të gjitha kërkesat tona për buxhet shtesë, por se beson fuqishëm që këto kërkesa tona do të adresohen nga Kuvendi i Kosovës.

Përparim Gruda, koordinator i projektit për drejtësi në kuadër të kabinetit të qeverisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke komentuar se çfarë ka bërë Qeveria gjatë dy viteve në pushtet, ka thënë se ka pasur mungesë totale të koordinimit të Qeverisë me pushtetin gjyqësor.

Sipas tij, pushteti gjyqësor është sulmuar, duke shtuar se asnjëherë nuk kanë parë ministra që i komentojnë aktakuzat dhe aktgjykimet.

Ndërkaq, lidhur me procesin e Vetingut, Gruda ka thënë se qeveria nuk ka treguar seriozitet.

Ky organizim bëhet në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, e cila organizohet nga Koalicioni i OJQ-ve. Në këtë organizim janë të ftuar të gjithë akterët vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë, me qëllim të sensibilizimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Motoja e “Javës Kundër Korrupsion për vitin 2022”, e Koalicionit të OJQ-ve është “Bashkë Kundër Korrupsionit”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

KQZ arbitrarisht refuzon akreditimin e IKD-së për monitorimin e zgjedhjeve

Kosova Times December 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Influencuesja vret dy persona në një aksident automobilistik, video e publikuar menjëherë pas tragjedisë

Kosova Times Kosova Times September 14, 2024
Vdekja e Ballkanit të hapur e Vucic: Arrihet marrëveshja në Berlin, miratohen tri marrëveshje rajonale
Planet perandorake të Beogradit për Kosovën dhe të Moskës për Ukrainën, do të pengohen nga NATO
Zadiç: Kosova duhet të luftojë korrupsionin
Temperaturat arritën 51 gradë në Iran
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?