By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Von der Leyen deklarohet për integrime, Macron për krizën energjetike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Von der Leyen deklarohet për integrime, Macron për krizën energjetike
Ballina 1Lajme

Von der Leyen deklarohet për integrime, Macron për krizën energjetike

Kosova Times
Last updated: 2022/12/06 at 2:42 PM
Kosova Times Published December 6, 2022
Share
SHARE

 

(Plotësuar) Kanë mbërritur tashmë në Tiranë, liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, drejtuesit e vetë unionit dhe liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo pasi BE mban një samit të tillë për herë të parë në një vend të rajonit.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Schol ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar, dhe u prit nga kryeministri Edi Rama.

Scholz nuk dha ndonjë deklaratë për media. Në Tiranë ka mbërritur edhe Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri.

Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur para gazetarëve për procesin e antarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, deklaroi se procesi në vetëvete është i ndryshëm, varësisht nga puna që bëjnë vetë shtetet kandidate.

Ajo tha se ka shtete nga rajoni që këtë proces e kanë përfunduar brenda gjashtë vjetëve, ka të tjera që këtë e kanë bërë brenda dhjetë vjetëve, por ka të tjera që u ka marrë kohë më shumë se dhjetë vjet.

“Kjo varet nga puna që shtete kryejnë”, tha von der Leyen.

 

BE dhe Ballkani perendimor marrëveshje  për zvogëlim të tarifave të romingut

 

Operatorët telefonikë të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar të martën një marrëveshje në Tiranë për zvogëlim të tarifave të romingut.

Marrëveshja, e cila është nënshkruar në kuadër të samtit BE- Ballkani Perëndimor, do të nisë së zbatuari më 1 tetor të vitit 2023.

Zotimi kryesor i liderëve të bllokut evropian në këtë samit pritet të jetë mbështetja dhe përshpejtimi për procesin e zgjerimit të BE-së. Tema të tjera me rëndësi që pritet të diskutohen janë edhe pasojat e pushtimit rus të Ukrainës dhe bashkërendimi i përgjigjes ndaj tyre, sa i përket politikës së jashtme dhe sigurisë, por edhe përballimit të krizës energjetike.

Temat e samitit

Në samitin në Tiranë, po ashtu pritet të diskutohet për ndalimin e emigrantëve që kalojnë përmes shteteve të Ballkanit për në BE, frenimin e emigrimit nga vendet e rajonit.

Samiti do të përmbyllet me një deklaratë të përbashkët të liderëve. Radio Evropa e Lirë ditë më parë ka raportuar për përmbajtjen e draftit të “Deklaratës së Tiranës”. Përveç zotimit për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, në të theksohet edhe rëndësia e partneritetit mes bllokut dhe këtij rajoni.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, që po përshkallëzohet dhe po e vë në rrezik paqen dhe sigurinë evropiane e atë globale, potencon rëndësinë e partneritetit strategjik mes BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në tekstin e draft-deklaratës së Tiranës.

Në këtë draft-dokument theksohet se “vendet e rajonit duhet ta harmonizojnë politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së”.

Në lidhje me rritjen e valës së emigrantëve ilegalë që hyjnë në BE përmes Ballkanit, zyrtarët evropianë më 5 dhjetor shprehën shqetësimin e tyre dhe kërkuan forcim të menaxhimit të kufijve.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian vetëm në muajin tetor të këtij viti, në BE kanë hyrë më shumë se 22.000 imigrantë ilegalë, përmes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të përshtaten me politikën e vizave të BE-së. Në të kundërtën ka paralajmëruar se rrezikohet edhe liberalizimi i vizave që BE-ja ka me shumicën e vendeve të këtij rajoni.

Protesta e paralajmëruar e opozitës shqiptare

Liderët e BE-së dhe ata të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në orën 10:00 pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për roming, përmes së cilës kërkohet zvogëlimi i këtyre tarifave në vitin 2023 mes vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, me synimin që ato të hiqen tërësisht.

Më pas do të ketë dy seanca plenare dhe në orën 14:30 do të mbahet konferenca për mediat e presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo është hera e parë që një samit i këtij formati mbahet në një nga shtetet e rajonit.

Kosova në këtë samit do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, ndërkaq Serbia nga presidenti Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit konfirmoi pjesëmarrjen një ditë më herët, pasi paraprakisht ishte thënë se nuk do të udhëtonte për në Tiranë.

Gjatë kohës kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, opozita në Shqipëri ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë kundër Qeverisë Rama.

Udhëheqësit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë thirrur protestë në orën 12:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zonë që policia shqiptare e ka përfshirë në perimetrin e sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Samiti mbahet në hotel “Marriot” në kullën e “Air Albania”, që gjendet pak metra larg bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sali Berisha deklaroi të hënën pasdite se protesta nuk kërcënon “sigurinë e miqve evropianë”, por shtoi se kërcënim për Shqipërinë përbën “Rama dhe Qeveria e tij”.

Policia e shtetit ka marrë masa të larta sigurie në bashkëpunim edhe me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE-së, si dhe me organizatat ndërkombëtare Interpol dhe Europol, për të garantuar sigurinë e 32 delegacioneve shtetërore të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe mbarëvajtjen e samitit. Forcat e rendit po ashtu thanë se do të mbikëqyrin dhe do të garantojnë mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar nga opozita, por jashtë perimetrit të sigurisë.

You Might Also Like

Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dështimin e formimit të qeverisë

Mbi 150 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Bislimi: Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për BE

Situatë e rëndë nga vërshimet në Ferizaj, evakuohen disa banorë|

Kosova Times December 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hoti: Me këtë buxhet, FSK-së do t`i largohen kuadrot

Kosova Times Kosova Times May 28, 2024
Recetë me krahë pule Cacio dhe pepe që është e vështirë t’i rezistosh
Kosova anëtare e Open Government Partnership
Ramazan Kadirovi ka rënë në komë?! Njoftoi shërbimi sekret
Irani planifikon gjyq publik për 1.000 protestues në Teheran
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?