By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll
May 18, 2025
Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’
May 18, 2025
Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan
May 18, 2025
Sot, Dita Ndërkombëtare e Muzeut
May 18, 2025
Rama ndan FotoAlbumin e Samitit Politik: Mikpritja shqiptare për Europën
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia konfirmon incidentet në veri të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia konfirmon incidentet në veri të Kosovës
Ballina 1Lajme

Policia konfirmon incidentet në veri të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/12/06 at 9:20 PM
Kosova Times Published December 6, 2022
Share
SHARE

Policia e Kosovës konfirmoi se, pasditen e së martës, ndodhën disa incidente në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, derisa zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.

Më herët, disa media serbe raportuan për dy shpërthime në Zubin Potok dhe tri në Mitrovicën e Veriut.

Policia tha se dyshohet se kishte “shkrepje me armë dhe shpërthime”, por shtoi se “deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente”.

Ajo nuk dha detaje se kush mund të jetë përgjegjës, por tha se “protestuesit” kanë demoluar zyrat e komisioneve komunale zgjedhore.

Në Mitrovicë të Veriut, pranë vendit ku kanë ndodhur shpërthimet, mbrëmjen e 6 dhjetorit janë parë edhe pjesëtarët e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit – EULEX.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se “grupe të organizuara me disa individë të maskuar” kanë sulmuar zyrtarët zgjedhorë dhe policët “me shok bomba dhe të shtëna në ajër”, me qëllim që të parandalojnë ata të kryejnë detyrat e tyre zyrtare.

“Sulme të tilla si ky sot me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme. Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cenohet nga askush”, tha Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.

Policia, po ashtu, tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ndihmë asaj rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Të gjitha këto komuna, të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit.

Ata kanë dhënë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur më pas 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve atje.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar dhe ka udhëhequr komunat në veri – i kundërshton këto zgjedhje.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë konfirmuan për REL-in se zyrtarët komunalë të zgjedhjeve shkuan të martën në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, “me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare”, por se një gjë e tillë “nuk ka qenë e mundur”.

Radoniqi: Nuk mund të rrezikojmë zyrtarët zgjedhorë

Pas incidenteve në veri, anëtarët e KQZ-së mbajtën një mbledhje pasditen e 6 dhjetorit.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se incidentet në veri më 6 dhjetor, dëshmuan se qasja e KQZ-së është e kufizuar në këtë pjesë të vendit.

Ai tha se pret të shohë raportin e sigurisë për procesin zgjedhor të Policisë së Kosovës, duke shtuar se “me zor nuk mbahen zgjedhjet, në këtë formë”.

“Sot kishim planifikuar të shikojmë të vizitojmë zyrat tona, për të parë se a kemi qasje. Çfarë është evidente nga raporti dhe nga çka u pa në media është se është pak problematike të kemi qasje në zyrat tona”, tha ai.

Radoniqi shtoi se më pas raporti i policisë do t’i dërgohet edhe zyrës së presidentes, së bashku me kërkesat e KQZ-së për të ofruar siguri për zyrtarët zgjedhorë, pasi siç tha, nuk mund të rrezikojë jetën e zyrtarëve zgjedhorë.

Megjithatë, ai nuk u pajtua me anëtarët e komisionit, që kërkuan prezencë më të madhe të policisë, duke theksuar se “nëse duam të shkojmë me tërë aparatin policorë, të armatosur deri në dhëmbë, atëherë çfarë zgjedhje duam të organizojmë”.

Disa nga anëtarët e KQZ-së kërkuan që Bashkimi Evropian t’i dërgojnë vërejtje Serbisë, për siç thanë, të “tërheqë grupet” që janë veri.

Ata thanë se zgjedhjet duhet të mbahen ashtu siç janë paraparë, më 18 dhjetor, por zyrtarëve zgjedhorë duhet t’u ofrohet siguri, nga Policia e Kosovës dhe nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga Qeveria e Kosovës në lidhje me këto zhvillime, por, deri më tash, nuk mori përgjigje.

Osmani: Bandat kriminale synojnë destabilizimin e Kosovës

Ndërkaq, e pyetur për situatën në veri pas raportimeve për shpërthime, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se edhe në rastet e mëparshme, situata në këtë pjesë të shtetit përshkallëzohet, për shkak se, sipas saj, “bandat kriminale, të përkrahura politikisht dhe financiarisht nga [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, kanë për qëllim përshkallëzimin e situatës, kanë për qëllim destabilizimin e tërë Kosovës”.

“Rrjedhimisht, kanë për qëllim të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të realizojnë kështu agjendat ruso-serbe. Ne duhet të bëjmë çmos që nëpërmjet institucioneve të sigurisë të Kosovës, të vendosim rend dhe ligj në çdo cep të vendit tonë, por edhe të mbrojmë jetën e secilit qytetarë tanë pavarësisht etnisë”, tha Osmani gjatë një konference për media në Tiranë, pas samitit të mbajtur midis liderëve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Serbia akuzon Kurtin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për, siç tha, “terror” ndaj serbëve.

Në një postim në Twitter, ai publikoi disa fotografi ku, siç tha, duken ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor na Mitrovicë të Veriut, “të shkatërruara nga forcat speciale” të Kosovës.

REL nuk e konfirmoi në mënyrë të pavarur vërtetësinë e atyre fotografive.

Përmes një komunikate për media, të publikuar më herët, Petkoviq tha se qëllim i Kurtit është që “me dhunë dhe me armë t’i rrëmbejë katër komunat në veri” dhe “në to të instalojë përfaqësues shqiptarë, përmes zgjedhjeve jolegale dhe jolegjitime”.

“Të gjithën e ka kurdisur dhe ia ka bërë regjinë Albin Kurti, derisa në Tiranë po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor”, tha Petkoviq.

Kur ka nisur rritja e tensioneve?

Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë rritur qysh në verë, kur Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të lejojë më në veri makina me targa që i lëshon Serbia.

Duke kundërshtuar zbatimin e këtij plani që ka nisur më 1 nëntor, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror.

Kosova dhe Serbia, ndërkohë, kanë arritur një marrëveshje për çështjen e targave, në bazë të së cilës, Prishtina ka pezulluar planin për riregjistrimin e makinave, ndërsa Beogradi është zotuar se nuk do të lëshojë targa të reja për serbët në veri.

Tash për tash, nuk është e qartë nëse serbët e veriut do të mund të kthehen në institucionet e Kosovës dhe nëse po, si?!

Zhvillimet e fundit vijnë në ditën kur shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, konfirmoi se Prishtinës dhe Beogradit u është dorëzuar teksti i një plani për normalizimin e marrëdhënieve.

You Might Also Like

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Rama ndan FotoAlbumin e Samitit Politik: Mikpritja shqiptare për Europën

Aksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Plagoset një person tek Komuna e Parisit

Kosova Times December 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përurohet rruga e re në Shtime

Kosova Times Kosova Times August 8, 2024
Rusia hyri në 3 vendet kryesore për përhapjen e fruthit pas një rritje të incidencës me 18,500%.
Horoskopi ditor për 16 maj
Rusët blenë më shumë prona në Turqi në vitin 2022 sesa në gjashtë vitet e mëparshme së bashku
Ushtria ukrainase: Mbrëmë kemi rrëzuar 33 nga 50 dronë të nisur nga Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?