By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh
October 11, 2025
Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme
October 11, 2025
Kur në një tenxhere takohen Franca dhe vjeshta : Recetë për gulash me mish viçi dhe gështenja
October 11, 2025
“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?
October 11, 2025
McMaster paralajmëron Trumpin: Vetëm ‘fuqia e fortë’ mund ta ndalë agresionin rus
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A ka kushte për zgjedhjet në veri?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > A ka kushte për zgjedhjet në veri?
Ballina 1Lajme

A ka kushte për zgjedhjet në veri?

Kosova Times
Last updated: 2022/12/07 at 6:22 PM
Kosova Times Published December 7, 2022
Share
SHARE

Vendimi për shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve në veri të Kosovës do të merret vetëm pas vlerësimit të situatës së sigurisë në këtë pjesë të vendit, tha Presidenca e Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan – janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se, aktualisht, nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë datë.

Kjo pasi, një ditë më herët, grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar incidente me armë zjarri dhe granata.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve u takon institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë [nga KQZ-ja] për shtyrjen e zgjedhjeve… presidentja Osmani do t’i ftojë subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin”, tha Kupina për Radion Evropa e Lirë.

REL pyeti KQZ-në nëse është duke e shqyrtuar një gjë të tillë, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Një ditë më herët, nga KQZ-ja thanë se presin që Policia e Kosovës të bëjë vlerësimin e situatës së sigurisë dhe atë vlerësim, më pas, t’ia dërgojnë Presidencës së Kosovës.

Se kur do të bëhet ky vlerësim nuk është e qartë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha po ashtu se janë në pritje të vlerësimit të situatës në veri nga organet e sigurisë, “për hapat e mëtejmë”.

Interesimit të REL-it për këtë çështje, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk iu përgjigj.

Zgjedhjet në katër komunat në veri u shpallën nga presidentja Osmani, pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëhoqi katër komunat në veri – i kundërshton zgjedhjet e 18 dhjetorit.

Duke i komentuar incidentet e një dite më parë, zyrtarët në Serbi thanë se qëllim i institucioneve të Kosovës është që “t’i rrëmbejnë me dhunë katër komunat në veri”, ndonëse nuk sollën ndonjë provë për këto pretendime.

Ibishi: Incidentet në veri janë shqetësuese

Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi, tha se incidentet në veri janë shqetësuese dhe prishin qetësinë publike.

“Kështu që institucionet e Kosovës – në këtë rast edhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës – duhet të vlerësojnë gjendjen e sigurisë. Më pas, gjendja duhet t’i raportohet kryeministrit të Kosovës [Albin Kurti], në mënyrë që ai të vendosë se si do veprojë me zgjedhjet”, tha Ibishi për Radion Evropa e Lirë.

Edhe sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile që monitorojnë zgjedhjet në Kosovë, procesi në veri duhet të shtyhet për një afat të pacaktuar.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se këmbëngulja e institucioneve për të mbajtur zgjedhje në këtë kohë, do të ishte e pakuptimtë dhe e papranueshme.

“Në këtë situatë, vëzhgimi i zgjedhjeve nga organizatat joqeveritare praktikisht është i pamundur. Në fakt, ne, si organizatë që merremi me monitorimin e zgjedhjeve, kemi kërkuar tash e sa kohë që të rishqyrtohet opsioni për mbajtjen e zgjedhjeve, në mënyrë që të evitohen skenat kur mund të kemi raste të dhunës”, tha Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë thonë anëtarët e KQZ-së?

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje – tha se incidentet e fundit janë tendencë e qartë e Listës Serbe për të mbajtur pushtetin në katër komunat në veri të Kosovës.

Për shtyrjen eventuale të zgjedhjeve duhet të vendosin institucionet kompetente, tha ai.

“Tash, se si vendosin në aspektin politik institucionet tjera kompetente lidhur me këtë çështje… nuk i takon KQZ-së. KQZ-ja e ka detyrim kushtetues t’i përgatisë dhe t’i mbajë zgjedhjet”, tha Kurteshi.

Edhe Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se duhet pritur vlerësimin e situatës së sigurisë.

“KQZ-ja e ka gatishmërinë t’i mbajë zgjedhjet. Kjo gatishmëri duhet të ketë përkrahje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet e sigurisë. Ato bëjnë vlerësimin e rrethanave të sigurisë dhe unë mendoj se vullneti i qytetarit duhet të shprehet lirshëm”, tha Elshani.

Për Ibrahim Selmanajn, anëtar i KQZ-së nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, situata e sigurisë në katër komunat në veri të Kosovës nuk është në favor të zgjedhjeve të paralajmëruara.

“Rruga më e mirë është që të shtyhen zgjedhjet deri në një marrëveshje politike, e cila mund të merret në nivel më të lartë. Çdo përpjekje tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve rrezikon banorët. [Zgjedhjet] nuk mund të mbahen si të tilla, sado që KQZ-ja i ka përfunduar të gjitha obligimet dhe detyrimet e parapara me Kushtetutë dhe me ligjet përkatëse”, tha Selmanaj për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë u parapriu tensioneve?

Tensionet në veri të Kosovës nisën të rriten qysh në verë, kur Qeveria e Kosovës tha se nuk do të lejojë më makina me targa që i lëshon Serbia.

Duke kundërshtuar këtë plan, që nisi të zbatohej më 1 nëntor, serbët e veriut dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror.

Kosova dhe Serbia, ndërkohë, arritën marrëveshje për çështjen e targave, në bazë të së cilës, Prishtina pezulloi planin për riregjistrimin e makinave, ndërsa Beogradi u zotua se nuk do të lëshojë targa të reja për serbët në veri.

Tash për tash, nuk është e qartë nëse serbët e veriut do të mund të kthehen në institucionet e Kosovës dhe nëse po, si?!

Shpallja e zgjedhjeve në veri nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte obligim ligjor.

You Might Also Like

Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin

Kosova Times December 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Situata aktuale politike në vend, Abdixhiku njofton Abbott për qëndrimin e LDK-së

Kosova Times Kosova Times June 7, 2023
Skuadrat kosovare mësojnë edhe kundërshtarët e rrethit të dytë në Evropë
Ukraina zmbraps një sulm të madh ajror rus
Kosova jashtë agjendës së KiE për anëtarësim, Hasani: Mundësi e humbur
Rikthehet furnizimi me ujë në Mitrovicë, bëhet thirrje për përdorim raciona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?