By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pa rezultate për adresimin e korrupsionit në shëndetësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pa rezultate për adresimin e korrupsionit në shëndetësi
Lajme

Pa rezultate për adresimin e korrupsionit në shëndetësi

Kosova Times
Last updated: 2022/12/08 at 2:35 PM
Kosova Times Published December 8, 2022
Share
SHARE

Instituti “Columbus” ka mbajtur një diskutim me temën ‘Imuniteti i Sistemit Shëndetësor ndaj korrupsionit’, aktivitet ky në kuadër të Javës Kundër Korrupsion.

Të pranishëm në këtë diskutim ishin përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Mjekësore, Odës së Mjekëve, Shoqatës së Pacientëve, profesionistë shëndetësor e përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Në këtë tryezë ka pasur diskutime të forta për nivelin e shtrirjes së korrupsionit në sistemin publik shëndetësor.

Përderisa për vitin 2023 është rritur buxheti sidomos për barna e material shpenzues në kuadër të Listës Esenciale, Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë ndryshimet e duhura për të siguruar integritetin e proceseve të prokurimit dhe për të siguruar shpenzimin e mjeteve në mënyrë adekuate.

Hysni Mehani që është këshilltar i ushtrueses së detyrës së ministres së shëndetësisë, Dafina Gexha ka deklaruar që shumë probleme në shëndetësi nuk mund të adresohen vetëm nga Ministria e Shëndetësisë por që për këto çështje duhet të punojnë disa nivele. Si masë të parë e përmendi shtimin e numrin të inspektorëve për 40 gjë që sipas tij do ta rrisë llogaridhënien.

“Kemi qenë te vetëdijshëm për problemet dhe po vazhdojmë t’i trajtojmë. 98 milionë euro më shumë do të thotë vëmendje më e madhe për pozita të reja shëndetësore. 40 inspektorë më shumë do t’i ndihmojë sektorit farmaceutik sepse do të katërfishohen inspektimet gjatë vitit”, ka thënë ai.

Por për situatën aktuale në shëndetësi kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu e ka drejtuar përgjegjësinë drejtpërdrejtë tek Ministria e Shëndetësisë. Sipas tij nuk po zbatohet Ligji për Shëndetësi e për një gjë të tillë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të duhej të shkarkonte të gjithë zinxhirin përgjegjës. Sejdiu ka ngritur alarmin edhe korrupsionin mes kompanive farmaceutike e profesionistëve shëndetësor për çka thitë që i kanë informuar edhe përgjegjësit.

“Flasim për kompani farmaceutike që te ne i kanë korruptuar mjekë dhe personel. Qe një vit e gjysmë ne kemi kërkuar nga ministri që të ketë monitorim dhe të zvogëlojmë ndikimin e kompanive farmaceutike mbi profesionistët shëndetësorë”, theksoi Sejdiu.

Prezent në tryezë ishte edhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Mjekësore, Sejdë Tolaj. Ai ka folur për mënyrën se si funksionon tregu farmaceutik, me theks të veçantë barnatoret që me legjislacionin aktual nuk është kriter që pronari të jetë farmacist. Mos kufizimi i një çështje të tillë mundëson që kushdo që ka para të hap barnatore. Tolaj ka deklaruar që ky problem do të adresohet.

“Dje kemi biseduar që të mos ketë më barnatore me një farmacist, por me dy. Kjo ka me u rregullu shumë shpejt me akt nënligjor. Është numër shumë i madh i barnatoreve dhe afër njëra-tjetrën. Duhet rregullohet me udhëzime administrative dhe distance. Është qenësore që në barnatore të mos jetë pronar dikush që nuk është farmacist”, ka thënë Tolaj.

I pranishëm në tryezë ishte edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra. Ai foli po ashtu për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga tregu i pakontrolluar farmaceutik duke e bërë këtë treg shumë më afër biznesit e më larg pacientit.

Kodra ka prezantuar edhe të dhënat nga një anketë me pacientë, ku 15 për qind e tyre kanë pranuar që kanë dhënë ryshfet për të marrë shërbime shëndetësore.

“Në një studim i kemi pyet 400 pacientë, në 15 për qind të tyre pranojnë se është dashur të paguajnë për të marr shërbime. Korrupsioni ekziston. Na vinë ankesa, i adresojmë por ka dënime shumë të ulëta. Është diçka e mirë rritja e buxhetit por kjo nuk do të ketë dallim të madh. Kjo shton mundësinë për rritje të korrupsionit. Pacienti është diçka si e dorës së dytë që trajtohet”, ka thënë ai.

Ky organizim është bërë në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, e cila organizohet nga Koalicioni i OJQ-ve. Pjesë e këtij koalicioni janë 6 organizata: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Coumbus.

Motoja e “Javës Kundër Korrupsion për vitin 2022”, e Koalicionit të OJQ-ve është “Bashkë Kundër Korrupsionit”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times December 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Fatkeqësi në magjistrale: I moshuari ndërron jetë pas rënies në pusetë – kryeqyteti hedh poshtë akuzat për fajësi

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim
Kina raporton gati 60.000 vdekje të lidhura me koronavirus brenda një muaji
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Ndërroi jetë “princi i mafies”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?