By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Chollet: Besojmë se bisedimet do të çojnë në njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Chollet: Besojmë se bisedimet do të çojnë në njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë
Ballina 1Lajme

Chollet: Besojmë se bisedimet do të çojnë në njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/09 at 9:23 PM
Kosova Times Published December 9, 2022
Share
SHARE

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do të çojnë në njohje reciproke.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Chollet, tha po ashtu se dialogu që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është “element kritik” në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

“Ne duam ta shohim Kosovën të vazhdojë në rrugën drejt integrimit më të madh evropian dhe një nga mesazhet që doli nga takimi shumë i rëndësishëm i nivelit të lartë mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Tiranë, i pari i këtij lloji që mbahet në rajon, ishte një angazhim i ripërtërirë i Bashkimit Evropian për ta çuar më tej këtë integrim. Ne i konsiderojmë bisedimet e drejtuara nga BE-ja mes Serbisë dhe Kosovës, si një element kritik në këtë drejtim. Ne jemi të përqendruar te normalizimi me bazë njohjen e ndërsjellë. Por, ne besojmë se bisedimet mund të çojnë në këtë hap dhe Kosova të mund të vazhdojë në rrugën e integrimit drejt Evropës”, tha ai.

Chollet, së bashku me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të hënën do të nisin vizitën dyditore në Kosovë. Dy zyrtarët më pas do të qëndrojnë edhe në Serbi, dhe vende të tjera të rajonit.

Një nga temat e takimeve me zyrtarët në Prishtinë, Chollet tha se do të jetë shtyrja e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, për shkak të incidenteve të armatosura që kanë ndodhur ditëve të fundit.

Në këtë intervistë për Zërin e Amerikës, Chollet u pyet për propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se për këtë do të flasë me zyrtarët në Prishtinë.

“Për sa u përket bisedimeve që janë në vazhdim e sipër dhe do të ketë një rund të ri bisedimesh në javët e ardhshme në Bruksel. Ne e mbështesim shumë këtë proces. Nuk dua të hyj në detaje, por një nga gjërat për të cilat do të flas kur të vizitoj Prishtinën dhe më pas Beogradin, do të jetë se si Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të mbështesin Bashkimin Evropian në përpjekjet e tij për të pasur negociata të suksesshme”, tha ai.

Vizita e Chollet në Kosovë vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veri, teksa autoritetet zgjedhore po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 18 dhjetorit.

Bashkimi Evropian, ndërkaq, ka njoftuar se ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një rund të ri të dialogut. Por, data e mbajtjes së këtij rundi, ende nuk dihet.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia insiston në një “zgjidhje kompromisi”.

You Might Also Like

Kurti emëron Imri Demelezin Ministër në detyrë të Bujqësisë

Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e adresave

Sallahu takon ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunim në drejtësi

KPK anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve

Ndalohet një veturë në Han të Elezit, sekuestrohen rreth 300 mijë euro

Kosova Times December 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet një person për kanosje me armë zjarri në Shtërpcë

Kosova Times Kosova Times December 14, 2024
Osmani e Guérot flasin për veprimet e fundit të Serbisë
Rusët dhe kinezët kanë sforcuar propagandën duke promovuar vizionin e tyre për rendin global botërorë
Mediet ruse mburren me qytetaret e BH në fushën e betejës në Ukrainë, pranuan gjithçka… (VIDEO)
Një serb mblodhi 18 milionë dollarë duke shitur droge permes faqes se internetit. Nuk e dinte se ishte nën syrin vigjilent të FBI-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?