By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti: Fuqizimi i grave, vendimtar për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti: Fuqizimi i grave, vendimtar për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm
Lajme

Kryeministri Kurti: Fuqizimi i grave, vendimtar për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm

Kosova Times
Last updated: 2022/12/09 at 6:10 PM
Kosova Times Published December 9, 2022
Share
SHARE

Fuqizimi i grave është vendimtar për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Me rritjen e përfshirjes e pjesëmarrjes aktive të grave dhe vajzave në kontrollin dhe shpërndarjen e burimeve financiare dhe rritjen e qasjes në fonde publike, zvogëlohen pabarazitë dhe hendeqet në zhvillim. Kështu krijojmë premisat kryesore për një shoqëri të barabartë, ku gratë dhe burrat, përfitojnë dhe gjithashtu kontribuojnë në mirëqenie, zhvillim ekonomik, paqe dhe siguri në vend, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit.

Kemi dizajnuar masa specifike në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, për ta mbështetur fuqizimin ekonomik të grave dhe rritjen e qasjes së grave në shkollim e në punësim. Pasiguria ekonomike është një prej faktorëve kyçë që i mbanë gratë dhe vajzat larg zhvillimit të qëndrueshëm, mirëqenies dhe prosperitetit, tha kryeministri.

Më tej, ai tha se përmes integrimit gjinor në këtë pako është mbështetur punësimi i  grave, masë kjo, nga e cila kanë përfituar 3,500 gra dhe 1,490 biznese.

Kemi mbështetur biznese, që janë në pronësi të grave, me vlerë të subvencionimit afër gjysmë milion euro, kurse vlera e kreditimit të mundësuar e tejkalon 3 milionë euro. E në bujqësi, për vitin 2021, kemi ndarë subvencione për 1325 gra përfituese, tha kryeministri.

Që nga fillimi i skemës së mbështetjes për nënat e reja, deri më tani kemi rreth 200.000 përfituese nga Shtesat për Fëmijë; dhe mbi 23.000 përfituese nga Shtesat për Lehona.

Për vitin akademik 2021/2022, i kemi ndarë rreth 1000 bursa për gra dhe vajza për studime në STEM, e për vitin tjetër e kemi rritur buxhetin dhe numrin në 2000 bursa. Nga 1 milionë euro në 2 milionë euro, nga 1 mijë bursa në 2 mijë bursa. Kemi dhënë 13 bursa për studente me aftësi të kufizuara dhe kemi përkrahur 10 vajza për bursë të doktoraturës, tha kryeministri.

Kryeministri Kurti theksoi mbështetjen për procesin e njohjes së statusit të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, si një prej parakushteve të ndërtimit të paqes se qëndrueshme të vendit.

Të mbijetuarat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi. Të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë nevojë edhe për përkrahjen tonë shoqërore, për të luftuar stigmën e cila vazhdon t’i përcjellë, shtoi kryeministri.

Ai falënderoi të gjitha institucionet, partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, e veçanërisht organizatat e grave, që kanë kontribuar në zbatimin e prioriteteve të vendosura në Programin e Kosovës për Barazi Gjinore, dhe vazhdojnë ta shtyjnë përpara agjendën e barazisë gjinore në Republikën e Kosovës, për një shoqëri që është e drejtë, përparimtare dhe përparuese.

Në këtë takim, organizuar në shënim të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, u prezantuan dy hulumtime “Roli i grave në pozitat vendimmarrëse në sektorin publikë dhe privat” dhe “Stereotipat gjinore dhe barrierat që pengojnë qasjen e barabartë në sport”, si dhe Raporti monitorues dhe vlerësues i Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2021. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times December 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Llapi barazon me Brondby-n, eliminohet nga Liga e Konferencës

Kosova Times Kosova Times August 1, 2024
Grenell: Na mungon Thaci këto ditë
ACG fitues i 28 Nëntorit
Pse Putini po tenton ta fajësojë Kievin dhe Perëndimin për sulmin në Moskë?
Mbyllet kampi Liya në Bondsteel: Një grup afganësh mbetet ende në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?