Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Ambasadori Tomáš Szunyog, dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu kanë zhvilluar një takim sot ku kanë diskutuar për prioritetet e Ministrisë dhe agjendën legjislative.
Ambasadori Szunyog ka treguar se në këtë takim është folur edhe për Kodin e ri civil, barazinë gjinore e reformat në drejtësi.
“Theksova rëndësinë e zbatimit të Deklaratës së Përbashkët të Angazhimit për reformat në drejtësi dhe të rekomandimeve nga Raporti Vjetor 2023 (1/2).
“Vlerësova përfshirjen personale të ministres në çështjet që lidhen me dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje. Ne diskutuam gjithashtu se si mund të miratohet një Kod i ri Civil, i cili do të siguronte të drejta të barabarta civile, do të rregullonte çështjet e pronës dhe trashëgimisë dhe do të avanconte barazinë gjinore”, ka shkruar Szunyog në platformën X. /Kosovatimes/