By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sjellja e pa përgjegjahme e shumicës së kuvendarëve pasqyron egon e tyre- pushteti është mbi të gjitha
July 21, 2025
Axhenda ndërkombëtare
July 21, 2025
Mot i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë vendin
July 21, 2025
Bosi i fuqishëm ekuadoras i drogës “Fito” me lidhje me Ballkanin ekstradohet në SHBA
July 21, 2025
Kina fillon ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë, India dhe Bangladeshi janë të shqetësuara
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putini kërcënon me përdorim të armëve më të avancuara, si të ShBA-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Putini kërcënon me përdorim të armëve më të avancuara, si të ShBA-së
Ballina 2Rajon / Botë

Putini kërcënon me përdorim të armëve më të avancuara, si të ShBA-së

Kosova Times
Last updated: 2022/12/10 at 5:19 PM
Kosova Times Published December 10, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se Moska mund ta përvetësojë atë që ai e përshkroi si koncept të ShBA-së për sulme parandaluese ushtarake, duke shtuar se Rusia i ka armët për ta bërë një gjë të tillë.

Këtë deklaratë ai e bëri në një samit në Kirgistan ku është mbledhur aleanca ekonomike e vendeve ish-Sovjetike, mes tensioneve në rritje mes Rusisë dhe NATO-s për luftën në Ukrainë.

“Ne thjesht po e mendojmë. Ata nuk kanë qenë shumë të turpshëm kur e kanë diskutuar haptazi këtë gjatë viteve të fundit”, tha Putini, duke iu referuar politikave të ShBA-së.

Për vite me radhë, Kremlini ka shprehur shqetësimin për përpjekjet e ShBA-së për ta zhvilluar aftësinë që të godasë me saktësi objektivat strategjike të një kundërshtari kudo në botë brenda një ore.

“Kur flasim për sulme çarmatosëse, ndoshta ia vlen të mendohet për përvetësimin e ideve të zhvilluara nga homologët tanë amerikanë, ideve të tyre për ta garantuar sigurinë e tyre”, tha Putini me një buzëqeshje, duke vënë në dukje se një sulm i tillë parandalues kishte për qëllim të rrëzonte objektet komanduese.

ShBA: Rusia po zgjeron arsenalin e saj bërthamor

Ai tha se Rusia tashmë ka porositur armë hipersonike që mund të kryejnë sulm të tillë, ndërsa SHBA-ja nuk e ka bërë ende këtë. Ai gjithashtu tha se Rusia tani ka raketa lundrimi që i lënë prapa ekuivalentet e tyre në ShBA.

Përderisa Putini u duk se po i referohej armëve konvencionale kur foli për përvetësimin e mundshëm të strategjisë së ShBA-së, ai vuri në dukje veçanërisht se SHBA-ja nuk e ka përjashtuar përdorimin e armëve bërthamore.

“Nëse kundërshtari potencial beson se mund ta përdorë teorinë e një sulmi parandalues dhe ne jo, kjo na bën të mendojmë për kërcënimet që vijnë nga ide të tilla në pozicionet mbrojtëse të vendeve të tjera,” tha ai.

Në Uashington, këshilltarët e presidentit Joe Biden i cilësuan komentet e Putinit si kërcënuese dhe si një paralajmërim tjetër që ai mund të përdorë në mënyrë strategjike një armë bërthamore, sipas një zyrtari amerikan që foli në kushte anonimiteti.

ShBA-ja dhe Rusia “kanë mënyra për të menaxhuar rrezikun bërthamor”

Zyrtari theksoi se doktrina ushtarake ruse ka deklaruar prej kohësh se Moska ka të drejtën të përdorë një armë bërthamore në përgjigje të agresionit ushtarak.

John Erath, drejtor i lartë i politikave për Qendrën për Kontrollin e Armëve dhe Mospërhapjen, gjithashtu e pa deklaratën e Putinit si një përpjekje tjetër për të shtuar kërcënimin bërthamor.

“Ai nuk thotë qartë se ne do të përdorim armë bërthamore, por ai dëshiron që diskutimet në SHBA dhe Evropë të jenë: ‘Sa më shumë të zgjasë kjo luftë, aq më i madh është rreziku që të përdoren armë bërthamore’”, tha Erath.

Putin u pyet të mërkurën në një konferencë në Kremlin nëse Rusia mund të premtojë se nuk do të sulmojë e para me armë bërthamore dhe ai tha se një premtim i tillë do ta parandalonte Rusinë nga përdorimi i tyre edhe nëse rrezikohen nga një sulm bërthamor.

Ai e shtjelloi këtë përgjigje edhe më tutje të premten, duke thënë se doktrina bërthamore e Rusisë parashikon përdorimin e armëve bërthamore kur paralajmërohet një sulm i afërt bërthamor i vërejtur nga sistemet e saj të paralajmërimit të hershëm.

“Kur sistemi i paralajmërimit të hershëm merr një sinjal për një sulm me raketa, ne lëshojmë qindra raketa që është e pamundur të ndalohen”, tha ai duke buzëqeshur.

Kërcënimet bërthamore ruse riaktualizojnë strehimoret e Evropës

“Kokat e raketave të armikut do të arrinin në mënyrë të pashmangshme në territorin e Federatës Ruse. Por edhe nga armiku nuk do të mbetej asgjë, sepse është e pamundur të kapësh qindra raketa. Dhe ky, natyrisht, është një faktor parandalues”.

Doktrina bërthamore e Rusisë thotë se vendi mund të përdorë armë bërthamore nëse goditet me armë bërthamore ose nëse përballet me një sulm me armë konvencionale që kërcënon “vetë ekzistencën” e shtetit rus.

Që nga dërgimi i trupave ruse në Ukrainë në shkurt, Putin ka thënë vazhdimisht se Moska është e gatshme të përdorë “të gjitha mjetet që ka në dispozicion” për të mbrojtur territorin e saj dhe ka hedhur poshtë kritikat perëndimore për kërcënimet bërthamore.

“Unë e kuptoj se që kur armët bërthamore, armët e shkatërrimit në masë, janë shfaqur, të gjithë njerëzit – i gjithë njerëzimi – kanë qenë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë me planetin dhe të gjithë ne”, tha ai.

Putin: Rreziku bërthamor po rritet, por ne nuk jemi çmendur

Duke folur të premten në Komandën Strategjike të ShBA-së, e cila është përgjegjëse për armët bërthamore të vendit, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se kërcënimet e përsëritura të Putinit janë të papërgjegjshme.

“Ndërsa Kremlini vazhdon luftën mizore dhe të paprovokuar kundër Ukrainës, e gjithë bota e ka parë Putinin të përfshihet në një kërcënim thellësisht të papërgjegjshëm bërthamor”, tha ai duke iu referuar kërcënimeve të mëparshme bërthamore të Putinit.

“Pra, mos bëni gabim, fuqitë bërthamore kanë një përgjegjësi të madhe për ta shmangur sjelljen provokuese dhe për ta ulur rrezikun e përhapjes dhe për ta parandaluar përshkallëzimin dhe luftën bërthamore”.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Bosi i fuqishëm ekuadoras i drogës “Fito” me lidhje me Ballkanin ekstradohet në SHBA

Kina fillon ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë, India dhe Bangladeshi janë të shqetësuara

Sulm natën në Kiev. Të paktën një person i vrarë, tymi hyn në strehën nëntokësore

Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën

Kosova Times December 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Petr Pavel nis mandatin si president i Çekisë

Kosova Times Kosova Times March 9, 2023
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen e sotme
Partia e Vuçiqit hedh poshte planin e BE per Kosoven dhe nuk vendosin sanksione ndaj Rusisë !
Britania dhe Gjermania: ShBA-ja duhet të vendosë për dërgimin e avionëve në Ukrainë
Përplasje pozitë-opozitë në Komisionin Hetimor për blerjen e teksteve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?