By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: CAPITAL GROUP histori suksesi në Itali
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > CAPITAL GROUP histori suksesi në Itali
Lajme

CAPITAL GROUP histori suksesi në Itali

Kosova Times
Last updated: 2022/12/11 at 10:04 AM
Kosova Times Published December 11, 2022
Share
SHARE

Tashmë kur të gjitha kompanitë private organizojnë darka të përbashkëta me punëtorë, edhe kompanitë shqiptare (kosovare) kanë filluar që ta aplikojnë një gjë të tillë, për të kremtuar së bashku me punëtorë përmbylljen e suksesshme të një viti kalendarik, të një pune të përbashkët, duke evokuar kujtime dhe momente të veçanta nga përvoja e punës dhe jetës.

Mbrëmje e hareshme

Në mbrëmjen e 9 dhjetorit, në Restorantin “Corte Maggiore” Montebelluna (TV-Itali), kompania CAPITAL GROUP, e udhëhequr nga afaristi i njohur Faton Kolgeci, e organizojë një darkë të përbashkët me punëtorë, bashkëpunëtorë dhe miq, për ta përmbyllur në mënyrë simbolike vitin kalendarik.

Ishte kjo një mbrëmje e mirë dhe e hareshme, ku të gjithë së bashku, punëtorë dhe stafi drejtues i kompanisë i cakërronin gotat së bashku. Gjatë ndejës dhe bisedës, më krijohej përshtypja sikur jam në një familje të madhe e jo në një kompani private që funksionon për mrekulli! E tillë dhe në të vërtetë është kompania CAPITAL GROUP. Vërtetë ishte kjo një ndjenjë e papërkshkruar më fjalë. Në sytë afaristit Kolgeci dhe fytyrat e punëtorëve vërehej kënaqësia dhe respekti reciprok, ku shumica prej tyre ishin djem të rinj, madje disa prej tyre të sapoardhur nga Kosova.

Me këtë rast, ia vlen të theksojë se janë me fat të rinjtë e sapoardhur nga Kosova dhe trojet etnike që punojnë për kompanitë private të udhëhequra nga bashkatdhetarët, ngase nuk i kanë shqetësimet dhe vështirësitë e komunikimit në punë siç i kishin gjeneratat tona.

CAPITAL GROUP me traditë të gjatë veprimi

Kompania CAPITAL GROUP është njëra ndër kompanitë shqiptare (kosovare) me traditë më të gjatë veprimi jo vetëm në Provincën e Trevisos por në shtetin italian në përgjithësi. Kjo kompani është themeluar në vitin 2003, dhe deri më sot me sukses ka zhvilluar veprimtarinë e saj në izolimin dhe fasadimin e shtëpive. Nga një kompani e vogël që ishte në fillet e saj, sot kompania e Faton Kolgecit llogaritet të jetë njëra nga kompanitë më mëdha dhe më të suksesshme në Regjionin e Venetos si për nga numri i punëtorëve ashtu edhe për nga shtrirja gjeografike e operimit të saj.

Aktualisht CAPITAL GROUP i ka 35 punëtorë të rregullt me dokumentacion dhe rregulla të plota, por ky numër gjatë periudhave të caktuara gjatë vitit ngritët deri në 50 e 60 punëtorë sezonal, për aq sa e kërkojnë kapacitetet e punës. Ky është një numër i kënaqshëm për kompanitë e huaja, përkatësisht për kompanitë e bashkatdhetarëve tonë në shtetin italian. Shtrirja gjeografike e operimit të të kësaj kompanie i kalon kufijtë provincial, ajo është e kërkuar të tërë Regjionin e Venetos dhe më gjerë.

Nuk është vetëm kompania e z. Faton Kolgeci, por janë edhe shumë kompani të tjera që operojnë me sukses prej vitesh në Itali, por kjo është vetëm njëra ndër to. Tradita 19 vjeçare e operimit të kompanisë CAPITAL GROUP është shembulli i mirë për kompanitë e reja që tashmë janë në fillet e veprimtarisë së tyre afariste.

Besa dhe fjala e dhënë, sjellja njerëzore, pagesat e rregullta dhe në kohë, kanë bërë që z. Faton Kolgeci të jetë i nderuar dhe respektuar nga të gjithë punëtorët e tij. Nuk është punë e vogël, që 35 familje e më shumë se kaq ta kenë të siguruar ekzistencën dhe mirëqenien nga kompania e një bashkatdhetari.

Në fund ia vlen për të theksuar se, afaristi Faton Kolgeci është sponsor i rregullt i pothuajse të gjitha aktiviteteve të mërgatës sonë, duke u bërë kështu jo vetëm suporti material por edhe fizik me pjesëmarrjen e tij në aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, të organizuara nga shoqatat dhe organizimet e të rinjve në veçanti.

Florim ZEQA

You Might Also Like

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Kosova Times December 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Strelkov e quajti Prigozhin një “shërbëtor” dhe bëri thirrje për një debat

Kosova Times Kosova Times January 26, 2023
Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së
Aktakuzë kundër katër personave për posedim dhe shitblerje të narkotikëve
Chelsea ringjall shpresat për Evropë, ia vështirëson punët Tottenhamit
AUV: Mos therni kurbane jashtë thertoreve të licencuara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?