By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 dhjetor
December 11, 2025
VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!
December 10, 2025
Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë
December 10, 2025
Tre sulme amerikane në Karaibe lanë tre të mbijetuar. Secili u trajtua ndryshe
December 10, 2025
Trump prezantoi “biletën e artë”: Për një milion dollarë bëhesh amerikan, dhe për pesë përfiton përfitime shtesë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti thotë se po pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti thotë se po pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat në veri
Lajme

Kurti thotë se po pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat në veri

Kosova Times
Last updated: 2022/12/11 at 3:26 PM
Kosova Times Published December 11, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ta garantojë lëvizjen e lirë në veri, duke thënë se ky është edhe misioni i tyre – garantimi i “një ambienti të qetë dhe të sigurt, i cili nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim”.

Pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, kryeministri Kurti bëri të ditur se po pret që KFOR-i të largojë barrikadat në ato rrugë.

“Ne po presim. KFOR-i po kërkon pak kohë që shpejt ta kryejë këtë punë dhe ne po presim”, u shpreh Kurti të dielën, në një konferencë për media.

Lëvizja e lirë është kufizuar në veri të Kosovës pasi janë ngritur barrikada dhe janë bllokuar disa rrugë nga serbët lokal pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Ai akuzohet se “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se mbrëmjen e 10 dhjetorit janë ngritur gjashtë barrikada në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Ai tha se pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për arsye sigurie.

Sveçla u bëri thirrje serbëve lokalë t’i largojnë barrikadat në veri, ndërsa shtoi se nëse barrikadat nuk hiqen, atëherë do të merren veprimet e duhura, por pa dhënë detaje se për çfarë veprimesh bëhet fjalë.

“Bëra apel që këto barrikada të tërhiqen, patjetër që Policia e Kosovës i ka kapacitetet e duhura të veprojë në këtë drejtim. Ajo i bën planet e saj operative dhe në momentin që ata e vlerësojnë të duhur, nëse barrikadat nuk tërhiqen, ata do të ndërmarrin veprimet e duhura”, tha Sveçla.

Ai tha se janë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe se “shumë shpejt do të mbërrijmë në situatën kur nuk do të ketë më barrikada në veri”.

Sipas tij, barrikadat janë vendosur të Pantiqit me arsye, siç tha ai, pengimin që Pantiq të dërgohej në jug, pas caktimit të masës së ndalimit prej 48-orësh.

Edhe kryeminstri Kurti u kërkoi serbëve lokalë të distancohen nga grupet kriminale dhe “regjimi i [Aleksandar] Vuçiqit, i cili i financon dhe kërkon luftë”.

Ai akuzoi Serbinë se dëshiron të kërcënojë integritetin territorial të Kosovës dhe se dëshiron të destabilizojë gjithë rajonin e Ballkanit.

“Tash nuk është në tryezë as çështja e targave ilegale dhe nuk është në tryezë as çështja e zgjedhjeve për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës, andaj duke qenë se kanë ngelur pa pretekste, janë të gatshëm të shpikin gjithçka vetëm e vetëm për të zbatuar planin e tyre për barrikadimin e veriut”, u shpreh Kurti.

Situata në veri ka qenë e tensionuar që nga fillimi i nëntorit, kur përfaqësues të komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në veri shkaku i vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës. Situata ishte qetësuar përkohësisht pas arritjes së një marrëveshje mes palëve kosovare dhe serbe në Bruksel.

Por, zgjedhjet ishin planifikuar më 18 dhjetor dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – kishte kundërshtuar mbajtjen e tyre. Të shtunën, presidentja Vjosa Osmani i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm.

Kurti tha se shtyrja e zgjedhjeve ishte për të mirën e komunitetit serb në veri në mënyrë që “ta krijojmë një hapësirë disamujore që të hiqet frika e të votohet lirshëm”.

You Might Also Like

Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH-it

Hargreaves: PZAP s’duhet t’i nënshtrohet presionit e sulmeve politike

Basha: Mizoritë e së kaluarës nuk guxojnë të përsëriten kurrë

Ndahen Çmimet Vjetore të Gazetarisë – 2025

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër-Lepenc”, pjesë e strukturave serbe

Kosova Times December 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ndahet nga jeta Ruslan Hazbulatov: Kryetari i fundit i Sovjetit Suprem të RSFSR-së

Kosova Times Kosova Times January 4, 2023
Nxënësi i Milosheviqit-Daçiq: “RS është arritja më e madhe në historinë e re serbe!”
Finlanda heton prerjen e kabllove nënujore nga anija me naftë ruse
Taravari: Nëse nuk i fitoj zgjedhjet, tërhiqem nga politika
Server: Dorëheqja e Vulinit nuk nënkupton distancim të Serbisë nga Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?