By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Integrimi evropian dhe sfidat me Serbinë, në qendër të takimit Basha–Malaj
September 18, 2025
Shqetësime për cilësinë e ushqimit
September 18, 2025
Kosova vazhdon progresin në renditjen e FIFA-s
September 18, 2025
Sveçla: Te i dyshuari për vrasjen e Afrim Bunjakut gjendet arsenal ushtarak
September 18, 2025
Gjenden sërish pajisje dhe uniforma ushtarake në Mitrovicën e Veriut
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell bën thirrje për uljen e tensioneve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Borrell bën thirrje për uljen e tensioneve
Ballina 1Lajme

Borrell bën thirrje për uljen e tensioneve

Kosova Times
Last updated: 2022/12/12 at 1:59 PM
Kosova Times Published December 12, 2022
Share
SHARE

Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i bllokut evropian, Josep Borrell, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, duke shtuar se dhuna në veri të Kosovës është “e papranueshme”.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian i bëri këto komente para një takimi të ministrave të Jashtëm të bllokut që po mbahet në Bruksel, teksa u kërkoi palëve që t’i kthehen dialogut.

“Ata duhet t’i kthehen dialogut. Ata duhet ta tejkalojnë këtë tendencë të konfliktit në rrugë, krijimin e bllokadave. Kjo nuk është mënyra se si kërkohet marrëveshja. Kjo nuk është mënyra se si zhvillohen bisedimet. Kjo nuk është mënyra se si kërkohet zgjidhja, se si kërkohet normalizimi i raporteve përmes procesit në të cilin ata janë angazhuar”, tha Borrell.

Ditëve të fundit, tensionet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe janë rritur, me serbët që kanë ngritur barrikada dhe me Policinë e Kosovës që ka shtuar prezencën e saj në këtë pjesë të shtetit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka qenë cak i disa sulmeve, teksa edhe misioni i BE-së në Kosovë për sundim të ligjit, EULEX, ka raportuar se është sulmuar me shok bombë në fshatin Rudarë të Zveçanit.

Serbët nisën ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës më 10 dhjetor, pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Kosova argumenton se ai qëndron pas sulmeve ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Por, Borrell tha se bllokimi i rrugëve, si kundërpërgjigje ndaj arrestimit të ish-policit serb, është i papranueshëm.

“Unë e di se të dyja palët janë të gatshme që të ulin tensionet dhe fuqishëm ftoj të dyja palët që ta bëjnë këtë. Por, në këtë rast, unë kam qenë në kontakt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa i dërguari i posaçëm [i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçak, ka qenë në kontakt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo prishje e rendit publik dhe kjo dhunë është e papranueshme”, tha ai.

Për shkak të rritjes së tensioneve, Policia e Kosovës ka mbyllur përkohësisht dy pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Po ashtu, autoritetet kanë shtyrë për në prill mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri, që ishin paraparë të mbaheshin më 18 dhjetor.

Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi janë pa kryetarë që nga nëntori, pasi ata – që bashku me policët serbë dhe punëtorët e sistemit të drejtësisë në veri – dhanë dorëheqje për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

You Might Also Like

Integrimi evropian dhe sfidat me Serbinë, në qendër të takimit Basha–Malaj

Sveçla: Te i dyshuari për vrasjen e Afrim Bunjakut gjendet arsenal ushtarak

Gjenden sërish pajisje dhe uniforma ushtarake në Mitrovicën e Veriut

Haradinaj e Busch flasin për bllokadën institucionale në vend

Begaj pret Gjeneralin amerikan Gryenkwich

Kosova Times December 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rozeta Hajdari padit Nacionalen për përgjimet dhe zyrtarin e MINT-it

Kosova Times Kosova Times August 4, 2023
Një valë falimentimesh në Gjermani
Mbappe tregon se do të largohet nga PSG në fund të sezonit
Horoskopi ditor për 5 Mars
Shefi i CIA-s: Rusia nuk është serioze për negociatat me Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?