By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Parlamenti i Malit të Zi miraton ndryshimin e Ligjit për Presidentin, protestuesit reagojnë me dhunë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Parlamenti i Malit të Zi miraton ndryshimin e Ligjit për Presidentin, protestuesit reagojnë me dhunë
Ballina 2Rajon / Botë

Parlamenti i Malit të Zi miraton ndryshimin e Ligjit për Presidentin, protestuesit reagojnë me dhunë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/12 at 10:46 PM
Kosova Times Published December 12, 2022
Share
SHARE

Parlamenti i Malit të Zi, me shumicë votash, miratoi të hënën ndryshimin e Ligjit për Presidentin, me të cilit shumica aktuale parlamentare do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit në zgjedhjen e qeverisë së re.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara nga Fronti Demokratik pro-rus është që kandidati i tyre, Miodrag Lekiq të zgjidhet kandidat për kryeministër i qeverisë së re malazeze.

Paraprakisht sot parlamenti i Malit të Zi nuk arriti të zgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese , sepse asnjë nga katër kandidatët nuk mori numër të mjaftueshëm votash.

Për zgjedhjet votuan 42 deputetë, ndërkohë që duheshin 49 vota nga 81 deputetë që ka parlamenti malazez.

Në seancën e parlamentit nuk morën pjesë deputetët e opozitës.

Miratimi i Ligjit për Presidentin bie ndesh me rekomandimin e Komisionit të Venecias, i cili të premten tha që të “mos miratohen ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, pasi ato në thelb do të përfaqësonin një ndryshim të Kushtetutës, me një shumicë më të vogël parlamentare se sa parashikohej”.

Pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Presidentin, protestuesit që nga mëngjesi qëndruan para selisë së parlamentit, reaguan ashpër kundër veprimit të deputetëve të shumicës. Me atë rast selia e parlamentit u godit me sende të forta duke i thyer xhamat dhe dyert e parlamentit, pas së cilës policia ka hedhur gaz lotsjellës.

Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë para kordonit policor dhe këndojnë himnin kombëtar.

Një nga drejtuesit e policisë tentoi t’u drejtohej protestuesve, por ata e pritën me thirrje pakënaqësie dhe refuzuan të largohen.

Kriza e pushtetit në Mal të Zi kulmoi me rënien e qeverisë së Dritan Abazoviqit, pasi në mënyrë të njëanshme nënshkroi marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, të cilën Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviq dhe një pjesë e opozitës e konsideruan në kundërshtim me interesat kombëtare.

Miratimi i amendamenteve të diskutueshme në Ligjin për Presidentin pasoi pasi presidenti Gjukanoviq refuzoi propozimin e shumicës që kandidati i tyre Miodrag Lekiq të jetë mandatar dhe paraqiti propozimin për shpërndarjen e parlamentit dhe të shkohet në zgjedhjet e reja parlamentare.

Bashkimi Evropian shprehu disa herë shqetësimin për situatën politike në Mal të Zi dhe bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të bllokadës së institucioneve dhe normalizimin e situatës në vend.

BE u bëri thirrje forcave politike të mos e tensionojnë më tej situatën dhe të punojnë për arritjen e një konsensusi ndërpartiak, si përparësi kryesore. Ata kujtuan se përparimi i vazhdueshëm i Malit të Zi në anëtarësim kërkon që të gjithë aktorët politikë të mbështesin funksionimin e institucioneve demokratike.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times December 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arabia Saudite aprovon marrëveshjen me Kosovën për transportin ajror

Kosova Times Kosova Times May 28, 2025
Policia shqiptare: 73 operacione të finalizuara gjatë nëntorit, 568 persona në pranga
Përleshje e dhunshme mes dy familjeve, 10 të arrestuar
Presidenti Joe Biden fillon vizitën në Francë
Policia në Ferizaj heq 12 patentë-shoferë, shqipton mbi 1500 gjoba
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?