Presidenti i Polonisë ka thënë se NATO-ja mund të garantojë se nuk do ta trajtojnë Rusinë ashtu siç po e trajtojnë Ukrainën.
“Ajo që ne si njerëz të ndershëm, politikanë, anëtarë të NATO-s, jemi në gjendje t’i garantojmë Rusisë është se askush nuk do t’i bëjë Rusisë atë që ajo po i bën fqinjëve të saj”, tha Andrzej Duda në lidhje me idenë e presidentit francez Emmanuel Macron për garancitë e sigurisë për Rusinë, shkruan Al Jazeera.