By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”
November 21, 2025
Trafikanti shqiptar në Oropos dhe marrëveshja në Ishujt Kanarie
November 21, 2025
Thriller diplomatik para “orës zero”
November 21, 2025
Pije të nxehta dimërore që nuk kërkojnë radiator
November 21, 2025
Serbise zyrtarisht i hiqet medalja olimpike
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnjën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnjën
Ballina 2Rajon / Botë

BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnjën

Kosova Times
Last updated: 2022/12/13 at 2:15 PM
Kosova Times Published December 13, 2022
Share
SHARE

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së ka miratuar dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se ministrat që janë përgjegjës për çështje evropiane, gjatë takimit, që ende po vazhdon, veçse kanë miratuar konkluzionet ku thuhet se Bosnjë e Hercegovinës do t’i jepet statusi i vendit kandidat me konfirmimin e Këshillit Evropian”.

Ky vendim i ministrave do të konfirmohet nga krerët e qeverive anëtare të BE-së gjatë samitit që do të mbahet të enjten, më 15 dhjetor.

“Në kontekstin aktual gjeopolitik, Këshilli i BE-së thekson urgjencën që shteti të ecë përpara në rrugën drejt BE-së, veçanërisht përmes përmbushjes të 14 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së, që janë identifikuar në opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin e Bosnjë Hercegovinës për anëtarësim në BE, të miratuar në Këshill më 2019”, u tha në dokumentin e konkluzioneve, në të cilin ka pasur qasje më herët REL-i.

Ministrat e BE-së miratojnë konkluzat për procesin e zgjerimit

Në tetor, Komisioni Evropian rekomandojë dhënien e statusit kandidat dhe anëtarësimin e plotë të Bosnjës në BE, por tha se shteti duhet të përmbushë disa kritere.

Në mesin e kritereve të vendosura për Sarajevën ishin miratimi i ndryshimeve në ligjet për gjykatat dhe prokuroritë, miratimi i një ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, ndërmarrja e hapave konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe sigurimi i funksionimit të disa mekanizmave për përshtatjen e programeve kombëtare me ato të BE-së.

Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova ende nuk ka statusin e vendit kandidat. Prishtina ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të aplikojë për anëtarësim në BE.

You Might Also Like

“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”

Trafikanti shqiptar në Oropos dhe marrëveshja në Ishujt Kanarie

Thriller diplomatik para “orës zero”

“Vuçiç nuk dëshiron një marrëdhënie partneriteti me BE-në, dhe tani kjo është e qartë për të gjithë”

Shtetasi serb dyshohet për aksident të rëndë trafiku me fatalitet në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times December 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Raportet për abuzim seksual të murgeshave në Kishën Katolike janë në rritje

Kosova Times Kosova Times May 5, 2025
Publikohen formularët e pasurisë, të gjithë janë të pasur
Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shpëlarje të parave
Dokumentet sekrete amerikane të zbuluara, thonë se çfarë do të ndodhë nëse Rusia sulmon BE-në
Recetë për të paduruarit dhe të uriturit: Një makarona e shpejtë me pulë që është e vështirë të gabosh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?