By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para
January 23, 2026
Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS
January 23, 2026
Serbinë e presin pasoja rrënjësore nëse akuzat për përfshirjen e Vuçiçit në vjedhjen e supozuar të zgjedhjeve amerikane janë të vërteta
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministrat e BE-së miratojnë konkluzat për procesin e zgjerimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ministrat e BE-së miratojnë konkluzat për procesin e zgjerimit
Ballina 2Rajon / Botë

Ministrat e BE-së miratojnë konkluzat për procesin e zgjerimit

Kosova Times
Last updated: 2022/12/13 at 2:18 PM
Kosova Times Published December 13, 2022
Share
SHARE

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe situata në vendet e përfshira në këtë proces, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor, janë tema kryesore e takimit të Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së, që mbahet të martën në Bruksel.

Në këtë takim, ministrat e bllokut kanë miratuar disa konkluza për përparimin e vendeve në procesin e zgjerimit.

Sipas tekstit ministrat kanë përshëndetur përparimin që ka bërë Kosova në procesin e reformave, në forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe në luftën kundër korrupsionit, ndërsa kanë kërkuar nga vendi që të vazhdojë përpjekjet për luftë kundër krimit të organizuar.

Kosovës i është shprehur, po ashtu, mirënjohje për mbështetjen e qëndrimeve të BE-së ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Në konkluza shprehet mbështetja edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe pritja që çështja të përmbyllet sa më shpejt.

Nga Kosova, sikur edhe nga Serbia kërkohet që t’i shtojnë përpjekjet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me, siç thuhet, “besim të mirë dhe frymë të kompromisit”, për të arritur një marrëveshje ligjërisht obliguese.

Kërkohet që të dyja palët, pa vonesa, t’i respektojnë në tërësi të gjitha obligimet nga dialogu dhe të përmbahen nga veprimet apo deklaratat që nxisin tensione.

Në takimin e së martës ministrat e BE-së kanë arritur pajtim për t’i dhënë Bosnje e Hercegovinës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Dhënia e statusit të kandidatit shoqërohet me kërkesat për Bosnje e Hercegovinën që të ndërmarrë hapa për forcimin e ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe menaxhimit të migracionit dhe të drejtave themelore.

BE-ja në këtë takim ka shprehur zhgënjim me Serbinë për ecjen prapa që ka bërë në përshtatjen e qëndrimeve të saj me ato të BE-së, sa u përket çështjeve të politikës së jashtme dhe sigurisë.

“Këshilli i BE-së shpreh keqardhje të thellë për ecjen prapa të Serbisë në përshtatje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, në veçanti kur është fjala për sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, si dhe veprimet e Serbisë në fushën e politikës së jashtme që shkojnë kundër qasjes së përbashkët të BE-së“, thuhet në konkluza.

Në to, po ashtu, shprehet “pritja e madhe” e BE-së që Serbia t’i përmbushë obligimet që ka marrë përsipër në kuadër të kornizës negociuese me BE-në dhe të forcojë përshtatjen e saj me politikën e jashtme të BE-së dhe atë të sigurisë.

Serbia është vendi i vetëm në Ballkan që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ministrat e BE-së kanë mirëpritur faktin që Qeveria e re e Serbisë e ka bërë integrimin në BE qëllim të sajin strategjik, por kanë kërkuar që kjo të ndiqet me veprime konkrete.

Me konkluzat që janë miratuar, mirëpritet edhe nisja e negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë, si dhe mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Në përgjithësi, vendeve të rajonit u është kërkuar që të angazhohen edhe më shumë në bashkëpunimin rajonal, forcimin e fqinjësisë së mirë dhe pajtimit.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat për anëtarësim në BE.

Derisa Bosnje e Hercegovina pritet të marrë statusin e vendit kandidat, Kosova pritet të aplikojë këtë javë për anëtarësim në bllokun evropian. Nga aplikimi për anëtarësim deri te marrja e statusit të vendit kandidat mund të kalojnë disa vite kohë.

You Might Also Like

Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale

Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”

Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

Serbinë e presin pasoja rrënjësore nëse akuzat për përfshirjen e Vuçiçit në vjedhjen e supozuar të zgjedhjeve amerikane janë të vërteta

Kosova Times December 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë

Kosova Times Kosova Times January 9, 2026
Moti sot me diell dhe vranësira të pakta
Bjellorusia arreston të afërm të të burgosurve politikë në bastisje mbarëkombëtare
Shërbimi inteligjent britanik vuri në dukje rrezikun e “sulmeve fizike” nga Rusia
Çfarë raportuan mediat ruse nga fjalimi i Vuçiqit në livadhet e Pasuljanskit?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?