By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takohet me Orav, flasin për krijimin e institucioneve
June 9, 2025
Duka përkujton Vokrrin: Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë
June 9, 2025
Kosova – Komoret, formacionet
June 9, 2025
Përurohet objekti i ri i Stacionit Policor në Izvor të Zveçanit
June 9, 2025
Osmani takohet me Orav, flasin për krijimin e institucioneve
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë dihet për skandalin e korrupsionit në Parlamentin Evropian?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë dihet për skandalin e korrupsionit në Parlamentin Evropian?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë dihet për skandalin e korrupsionit në Parlamentin Evropian?

Kosova Times
Last updated: 2022/12/14 at 12:17 PM
Kosova Times Published December 14, 2022
Share
SHARE

Brukseli është ende duke e marrë veten pas lajmit të fundjavës se prokurorët belgë kanë akuzuar nënpresidenten e Parlamentit Evropian, Eva Kaili dhe tre persona tjerë, përfshirë ish-pjesëtarin italian të Parlamentit Evropian, për korrupsion, spastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Akuzat dyshohet se janë të lidhura me një fushatë të sponsorizuar ryshfeti nga Katari, shtet në të cilin aktualisht është duke zhvilluar kampionati i futbollit, Kupa e Botës.

Transmetuesi britanik BBC ka raportuar se prokurorët dyshojnë që “ky shtet i Gjirit ka ndikuar në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian për shumë muaj”.

Çfarë ka zbuluar policia deri më tani?

Shumë para të gatshme, gati 1.5 milion euro. Deri më tani dihet se në një dhomë të hotelit në Bruksel janë gjendur disa valixhe të mbushura me para, më pas rreth 600.000 euro në një rezidencë private dhe rreth 150.000 euro tjera në një banesë të përdorur nga Kaili, pavarësisht se avokati i saj – sikurse edhe vetë Katari – kanë mohuar çdo keqbërje.

Dhe mund të ketë edhe më shumë. Më 12 dhjetor është realizuar një tjetër bastisje në disa zyra të Parlamentit Evropian dhe në disa rezidenca tjera private. Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar pajisjet teknologjike të 10 personave që punojnë në Parlament.

Më 14 dhjetor, të katër zyrtarët do të paraqiten para gjykatës në Bruksel.

Ata janë: Kaili, e cila e ka mbrojtur disa herë publikisht Katarin, partneri i saj, Francesco Giorgi, i cili është po ashtu asistent parlamentar, ish-deputeti italian, Pier Antonio Panzeri, i cili udhëheq organizatën joqeveritare, Lufto pandëshkueshmërinë dhe një këshilltar i paidentifikuar i Kailit.

Dy persona tjerë janë arrestuar për këtë rast, mirëpo më vonë janë liruar.

A janë të përfshirë më shumë njerëz?

Varet kë pyesni. Aktualisht duket se ekzistojnë dy palë qëndrime kur flitet për pjesëtarët e Parlamentit Evropian. Grupi i parë beson se ky skandal përbën vetëm majën e ajsbergut dhe që më shumë njerëz do të jenë të përfshirë në të ardhmen. Grupi i dytë duket i bindur se më e keqja ka kaluar dhe se “delet e zeza” janë kapur.

Pavarësisht kësaj, ndikimi është duke u vërejtur brenda Grupit parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve, të cilit i takon Kaili.

Shumë pjesëtarë të grupit, që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt, por kanë lidhje me kuartetin e akuzuar, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse në disa komitete, apo kanë hequr emrat e tyre nga raportet që pritet të publikohen.

Megjithatë, skandali duket se do të zgjerohet përtej Parlamentit Evropian dhe të majtës politike. Ndonëse ende nuk ekzistojnë akuza zyrtare, Margaritis Schinas, ish-zëdhënës i Komisionit Evropian – trupit ekzekutiv të Bashkimit Evropian – është lidhur me këtë skandal në media.

Si politikan i krahut të djathtë dhe përgjegjës për çështjet e migrimit dhe sundimit të ligjit në Komisionin Evropian, ai ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Pavarësisht kritikave ndaj Katarit për korrupsion dhe abuzim me punëtorë të ndërtimtarisë, Schinas ka lavdëruar publikisht këtë shtet të Gjirit dhe ka bërë thirrje për liberalizim të vizave për qytetarët e këtij shteti.

Si është përgjigjur Parlamenti Evropian?

Përveç bashkëpunimit me hetimet penale belge, Parlamenti Evropian ka nisur hetimet e veta.

Pjesë e këtij trupi janë 705 persona që zgjidhen drejtpërdrejt nga votuesit e 27 vendeve anëtare.

Votimi për liberalizim të vizave për Katarin, që ka qenë në rend dite për këtë javë, është pezulluar.

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve e ka përjashtuar Kailin, dhe deputetët priten t’ia tërheqin statusin e nënpresidentes.

Mirëpo, sipas rregullave parlamentare, ata nuk mund ta përjashtojnë atë krejtësisht nga Parlamenti.

Një gjë e tillë i takon Greqisë, shtet që tashmë ia ka ngrirë asetet Kailit.

Mirëpo dëmi në imazh veçse është bërë. Edhe në kohët më të mira, deputetët – me pagat të mira, benefite e shumë përparësi tjera – nuk është se kanë qenë shumë të pëlqyer nga evropianët, sidomos nga euroskeptikët.

Një prej kritikëve më të mëdhenj të Parlamentit Evropian, kryeministri hungarez, Viktor Orban, nuk ka mundur të fshehë mllefin e tij, sidomos për faktin se ka qenë përbërja e njëjtë parlamentare që ka aktivizuar të ashtuquajturin Artikullin e Shtatë kundër Budapestit, më 2018 për shkak të shqetësimeve për sundim të ligjit në këtë shtet.

Finalizimi i një procesi i tillë do të mund t’ia humbiste Hungarisë të drejtat në Këshillin Evropian, një trup i rëndësishëm që “definon drejtimin e përgjithshëm politik dhe prioritetet e Bashkimit Evropian”.

Si mund të ndodhte kjo gjë?

Mos u gaboni, Brukseli është parajsë për lobistët.

Vetëm pak kilometra larg gjenden mijëra ligjvënës, diplomatë dhe burokratë më shumë ndikim, që veprojnë nën hije.

Ndonëse ekziston një Regjistër i BE-së për Transparencë, ai përdoret në baza vullnetare është shumë lehtë i shmangshëm.

Sipas Regjistrit, shtetet nuk kanë nevojë të ndajnë hollësitë e takimeve të tyre, bazuar në disa burime të afërta me këtë instrument, është shumë e lehtë edhe që të fshihet se sa e paguan një lobist klientin e vet.

Për më shumë, në Bruksel nuk ekzistojnë trupa mbikëqyrës të etikës dhe Parlamenti Evropian nuk ka mbrojtje konkrete për informatorët e brendshëm. Brukseli njihet për “derën rrotulluese”, pasi ish-politikanët mund të punojnë për kompani shtete dhe interesa tjerë, pasi të përfundojnë mandatin e tyre politik.

Ndonëse një skandal i shkallës së tillë është i rrallë, lloje tjera të “taktikave ndikuese” janë goxha të zakonshme në Bruksel, siç është dërgimi i ftesave ndaj deputetëve për pushime të ndryshme.

Pse është shënjestruar Parlamenti Evropian?

Kjo pyetje i ka lënë njerëzit në Bruksel paksa të hutuar – sidomos për shkakun se Parlamenti Evropian nuk është lojtar i fortë sa i përket politikës së jashtme.

Raportet dhe rezolutat që miraton lidhur me çështjet ndërkombëtare, nuk janë detyruese ligjërisht, dhe kur duhet votuar për të miratuar diçka sikurse liberalizimi i vizave, vetë Parlamenti rrallë voton kundër.

Për një fuqi të huaj me ndikim të dëmshëm, Komisioni Evropian do të duhej të ishte shënjestër më e mirë, duke marrë parasysh se pjesëtarët e këtij institucioni iniciojnë ligje.

I ngjashëm nga fuqia është edhe Këshilli Evropian, pasi shumica e vendimeve të rëndësishme në Bruksel merren brenda mureve të tij.

Prandaj, ose Doha është këshilluar keq për mënyrën si funksionon kryeqyteti i BE-së, ose lobi i Katarit është aq i zgjeruar, saqë shkeljet brenda Parlamentit Evropian janë vetëm një copëz e asaj që është nuk dihet tani për tani. /rel/

You Might Also Like

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Kosova Times December 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani takohet me homologun gjerman: Faleminderit që na mbështet vazhdimisht

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
Therje me thikë në Prishtinë
Ka vdekur legjendari Christoph Daum, trajneri që nuk u bë trajner i Gjermanisë për shkak të konsumit të kokainës
Avni Dehari drejt librit të Gines-it!
Rikthehen fluturimet në Munih, trafiku hekurudhor ende i çrregullt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?