By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak: Vuçiq e kupton seriozitetin e situatës në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Lajçak: Vuçiq e kupton seriozitetin e situatës në veri
Ballina 2Rajon / Botë

Lajçak: Vuçiq e kupton seriozitetin e situatës në veri

Kosova Times
Last updated: 2022/12/14 at 5:10 PM
Kosova Times Published December 14, 2022
Share
SHARE

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë të sinqertë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “për të gjetur zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave në veri të Kosovës”.

“Ai e kupton seriozitetin e situatës”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Twitter.

Lajçak deklaroi kështu pas një takimi që ka zhvilluar në Beograd me Vuçiqin dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Një ditë më herët, dy diplomatët perëndimorë takuan në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak, tha në Prishtinë se nuk preferon që barrikadat në veri të hiqen me buldozerë, por përmes rrugëve diplomatike.

Takimi vjen në kohën e tensioneve në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb. Ky i fundit dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Gjashtë barrikadat e ngritura më 10 dhjetor, që bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë aty.

Më 12 dhjetor Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të tyre.

Të dielën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat nga veriu.

You Might Also Like

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe

CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit

Dëshmitarë të tragjedisë në Crans-Montana: “Gjithçka u vu në flakë nga piroteknikët në shishe”

Një person akuzohet per kërcënim me vdekje te Richard Grenell

Kosova Times December 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shtatë ushtarë izraelitë të vrarë në Gaza

Kosova Times Kosova Times June 25, 2025
Çdo ditë e më rëndë për ushtarët rusë ku mbi kokat e tyre gumëzhojnë avion të vegjël
Rusia nisi një sulm me raketa në fabrikën Motor Sich në Zaporozhye
Axhenda ndërkombëtare
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?