By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq: Perëndimi të tregojë se cilat marrëveshje do t’i respektojë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq: Perëndimi të tregojë se cilat marrëveshje do t’i respektojë
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq: Perëndimi të tregojë se cilat marrëveshje do t’i respektojë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/14 at 2:04 PM
Kosova Times Published December 14, 2022
Share
SHARE

Vuçiq pyet Perëndimin “nëse do t’i respektojë marrëveshjet që i ka bërë vetë” Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pyeti të mërkurën partnerët perëndimorë “nëse do t’i respektojnë marrëveshjet që i kanë bërë vetë”.

Vuçiq i bëri komentet në një video-mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, në prag të takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha se “i kërkon Perëndimit të tregojë se cilin nga pesë apo gjashtë dokumente të rëndësishme do të respektojë”.

Shumica e dokumenteve që përmendi Vuçiq, i referohen Kosovës.

“Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit. Kemi arritur në dokumentin e gjashtë – shumë të rëndësishëm të BE-së nga viti 2003 – dokumentin e famshëm të Selanikut, për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se në Marrëveshjen e Selanikut ekziston një klauzolë që thotë se do të mbështetet zbatimi i Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

“Dhe, në vazhdën e dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE të së ashtuquajturës Kosovë, pyetja ime është se a do t’i respektojnë dokumentet që i kanë sjellë vetë”, tha Vuçiq.

Udhëheqësit e Kosovës nënshkruan më 14 dhjetor aplikimin për anëtarësim në BE, i cili një ditë më vonë do të dorëzohet në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së. Krerët shtetërorë thanë se ky është moment historik dhe shtuan se presin që blloku të mbështesë aplikimin e Prishtinës.

Kosova është vendi i fundit në rajon sa i përket rrugëtimit evropian, pasi deri më tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale të nënshkruar me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Nga 27 shtete të BE-së, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Nënshkrimi i aplikimit për anëtarësim vjen në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur së fundmi dhe kanë kulmuar me ngritjen e barrikave në veri më 10 dhjetor nga serbët lokalë. Vuçiq ka paralajmëruar se do t’i drejtohet misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, me kërkesë që të dërgojë deri në 1.000 trupa ushtarake dhe policore në Kosovë.

Serbia ka argumentuar se ka të drejtë të dislokojë trupa në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ekspertët e sigurisë dhe kushtetues kanë argumentuar se as kjo rezolutë, e as dokumentet e tjera, nuk i japin të drejtë Serbisë të dislokojë forca në Kosovë.

I dërguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i tha REL-it më 13 dhjetor se Uashingtoni është “kategorisht” kundër lejimit që Serbia të dislokojë trupa në Kosovë.

“Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të manifestuara me pjesëmarrjen e tyre në KFOR”, tha Escobar.

Në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në këtë pjesë të shtetit.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times December 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Musk premtoi të mos bllokojë intervistën e Putinit me Tucker Carlson

Kosova Times Kosova Times February 7, 2024
Moti gjatë javës do të jetë i paqëndrueshëm
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperatura deri në 26°C
Regjimi i Vuciqit po armatoset: 11 helikopterë rusë të blerë nga Qiproja mbërritën në Serbi
Kreu i inteligjencës ukrainase njoftoi sulme ndaj “objektivave kritike ushtarake” të Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?