By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti ka udhëtuar për në Pragë, në ora 13:00 dorëzon aplikimin për BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti ka udhëtuar për në Pragë, në ora 13:00 dorëzon aplikimin për BE
Lajme

Kurti ka udhëtuar për në Pragë, në ora 13:00 dorëzon aplikimin për BE

Kosova Times
Last updated: 2022/12/15 at 11:43 AM
Kosova Times Published December 15, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Pragë të Republikës së Çekisë, për t’ia dorëzuar Presidencës çeke aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndrimit të tij në Pragë, kryeministri Kurti fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský, si dhe do të pritet nga ministri çek për Çështje Evropiane, Mikuláš Bek.

“Në ora 13:00, kryeministri Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, i dorëzon Presidencës çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, një ditë më parë krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së kamotshme të popullit të Kosovës.

E deri të anëtarësimi janë edhe tre hapa: statusi i kandidatit, negociatat e anëtarësimit dhe ratifikimi i traktatit.

Statusi i kandidatit nënkupton pranimin formal të aplikimit të një vendi. Ky status jepet me vendim unanim të Këshillit Evropian. Nga koha e aplikimit deri te statusi i vendit kandidat mund të kalojnë disa vite kohë.

Negociatat e anëtarësimit janë hapi i dytë. Ato nisin vetëm pasi vendi kandidat t’i përmbush kriteret politike dhe kjo mund të marrë disa vite kohë. Këto negociata fokusohen në përshtatjen e ligjeve të vendit kandidat me ligjet e BE-së. Ato përfshijnë 35 kapituj dhe janë faza më e gjatë në procesin e anëtarësimit në BE.

Traktati i ratifikimit: Pasi 35 kapitujt të mbyllen unanimisht, BE dhe vendi kandidat nënshkruajnë traktatin e pranimit. Ai më pas duhet të ratifikohet nga vendi kandidat dhe secili vend i BE-së. Dhe në fund caktohet data zyrtare e anëtarësimit kur vendi bëhet anëtar me të drejta të barabarta i BE-së.

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times December 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Simboli “Z” famëkeq i Rusisë, përveç Ukrainës kërcënon edhe Kosovën. Alarmi i ekspertes

Kosova Times Kosova Times December 17, 2022
Tri koalicione parazgjedhore zyrtarizohen në KQZ
Basha ngushëllon familjen Daci
Konjufca: Propozimi për Asociacionin, plotësisht në përputhje me Kushtetutën
Pushteti dhe opozita shqiptare me vlerësime të ndryshme për Raportin e Progresit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?