By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mbahet për herë të parë, konferenca ekonomike shqiptare në Stamboll
January 31, 2026
“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan
January 31, 2026
Bashkimi mposht Prishtinën në derbin e fundjavës
January 31, 2026
Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin
January 31, 2026
Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Liderët e BE-së konfirmojnë statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Liderët e BE-së konfirmojnë statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën
Ballina 2Rajon / Botë

Liderët e BE-së konfirmojnë statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën

Kosova Times
Last updated: 2022/12/15 at 7:14 PM
Kosova Times Published December 15, 2022
Share
SHARE

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në samitin që u mbajt më 15 dhjetor në Bruksel, konfirmuan statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën.

“Këshilli Evropian mbështet konkluzionet Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së, të datës 13 dhjetor 2022, për procesin e zgjerimit dhe stabilizim-asociimit, dhe pranon t’i japë Bosnje e Hercegovinës statusin e vendit kandidat”, thuhet në konkluzionet e miratuara nga liderët e BE-së, në të cilat Evropa e Lirë pati qasje.

Vendimi për dhënien e statusit kandidat për Bosnjën tashmë është marrë nga ministrat përgjegjës për çështje evropiane në takimin e mbajtur më 13 dhjetor dhe konfirmimi i sotëm është vetëm zyrtarizmi i statusit të vendit kandidat.

Në tetor, Komisioni Evropian rekomandojë dhënien e statusit kandidat dhe anëtarësimin e plotë të Bosnjës në BE, por tha se shteti duhet të përmbushë disa kritere.

Në mesin e kritereve të vendosura për Sarajevën ishin miratimi i ndryshimeve në ligjet për gjykatat dhe prokuroritë, miratimi i një ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, ndërmarrja e hapave konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe sigurimi i funksionimit të disa mekanizmave për përshtatjen e programeve kombëtare me ato të BE-së.

Me Bosnje e Hercegovinën bëhen nëntë shtetet që kanë zyrtarisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shtetet tjera janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Moldavia.

You Might Also Like

“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë

Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut

Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle

Shpërthime në Iran

Kosova Times December 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Marta Kos i bëri homazhe viktimave të rënies së kulmit

Kosova Times Kosova Times April 30, 2025
Muja: Nëse s’do të ishim ne, do të mungonin 1 miliard euro në buxhet
Të lodhur nga lufta me zjarret, zjarrfikësit flenë gjumë në asfalt pasi kaluan natën për të fikur flakët
Rama pezullon nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës pas arrestimit
Asllani: Këtë fitore ia dedikoj gjithë popullit shqiptarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?