By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mali i Zi në qorrsokak, thonë Uashingtoni, Londra dhe Berlini
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mali i Zi në qorrsokak, thonë Uashingtoni, Londra dhe Berlini
Ballina 2Rajon / Botë

Mali i Zi në qorrsokak, thonë Uashingtoni, Londra dhe Berlini

Kosova Times
Last updated: 2022/12/15 at 4:32 PM
Kosova Times Published December 15, 2022
Share
SHARE

Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik dhe të mbetet i përkushtuar në rrugën euroatlantike, tha i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit që pati me kryeministrin në mandat teknik, Dritan Abazoviq.

Ai i bëri thirrje Podgoricës që “të kundërshtojë qartë agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës”.

Në vizitë zyrtare në Mal të Zi po qëndrojnë edhe të dërguarit special të qeverive të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Pich dhe Manuel Sarazin.

Ata shprehën shqetësimin për krizën politike, bllokimin e institucioneve, polarizimin në rritje të shoqërisë dhe pafuqinë e vendimmarrësve për të gjetur një rrugëdalje nga kriza.

“Vendimmarrësit duhet të konsiderojnë me kujdes mesazhin e dëmshëm që do t’u dërgojnë partnerëve euroatlantikë nëse zgjedhin një kryeministër dhe formojnë një Qeveri bazuar në një Ligj që është i diskutueshëm nëse është në përputhje me Kushtetutën”, thanë ata.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese, e cila vlerëson nëse ligjet e miratuara janë në përputhje me të, nuk ka kuorum për vendimmarrje që nga shtatori.

Me iniciativën e Frontit Demokratik pro-rus, më 12 dhjetor shumica parlamentare miratoi amendamentet në Ligjin për Presidentin.

Me miratimin e këtij Ligji, kjo shumicë do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit Milo Gjukanoviq në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Të dërguarit nga Britania dhe Gjermania shprehën shqetësimin e tyre për miratimin e ndryshimeve, duke mos marrë parasysh rekomandimin kundër të Komisionit të Venecias.

“Vendimet e marra në Kuvend më 12 dhjetor e përkeqësuan edhe më shumë krizën. Kjo është shumë shqetësuese dhe e dëmshme për Malin e Zi dhe qytetarët e tij”, thanë të dërguarit special.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara nga Fronti Demokratik pro-rus është që kandidati i tyre, Miodrag Llekiq, të jetë kandidat për kryeministër i Qeverisë së re malazeze.

Opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviqit, kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por shumica parlamentare kërkon që të formohet një Qeveri e re që do të udhëhiqej nga Llekiqi dhe zgjedhjet e rregullta të mbahen në vitin 2024.

Më 12 dhjetor, Komisioni Evropian u bëri thirrje vendimmarrësve që ta tërheqin këtë Ligj, duke shprehur frikën se ky veprim do ta zhytë Malin e Zi në kaos kushtetues.

Që nga gushti i vitit 2020 në Mal të Zi kanë rënë dy qeveri, e fundit e Dritan Abazoviqit në gusht të këtij viti.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

Kosova Times December 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq diskuton me ambasadorin rus për Kosovën

Kosova Times Kosova Times October 24, 2022
‘Pallati i Rinisë’: Po bashkëpunojmë me organet përkatëse
Osmani: Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Shqipërisë në procesin e integrimeve evropiane
Basha kërkon nga BE heqjen e masave ndaj Kosovës
Çka përfiton Kosova nga Këshilli i Evropës?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?