By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një vakt i plotë në këtë restorant kushton vetëm 4 euro: Shikoni çfarë merrni
September 19, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët deri 33 grad
September 19, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
September 19, 2025
MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët
September 19, 2025
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita akuzon Qeverinë për korrupsion, kërkon zgjedhje të reja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Opozita akuzon Qeverinë për korrupsion, kërkon zgjedhje të reja
Ballina 2Rajon / Botë

Opozita akuzon Qeverinë për korrupsion, kërkon zgjedhje të reja

Kosova Times
Last updated: 2022/12/15 at 10:17 PM
Kosova Times Published December 15, 2022
Share
SHARE

Kryetari i VMRO DPMNE-së, partisë më të madhe të opozitës, Hristijan Mickoski, i ka quajtur “komike” deklaratat e zyrtarëve se po bëjnë gjithçka për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Maqedoninë e Veriut.

Duke komentuar reagimet e shumta të zyrtarëve të lartë të ShBA-së dhe BE-së për “dështimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit”, Mickoski tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme për përballje me këtë fenomen. Sipas tij, “qeveria aktuale nuk është e interesuar që të ketë shoqëri të shëndoshë dhe shtet pa krim dhe korrupsion”.

“Interesante dhe komike duken deklaratat e zyrtarëve të qeverisë kur thonë se po e luftojnë korrupsionin, ndërsa harrojnë se tashmë pesë vjet janë në pushtet dhe nuk kanë bërë asgjë. Më komike duken deklaratat e përfaqësuesve të asaj partie politike [Bashkimit Demokratik për Integrim] e cila qe 20 vjet është në pushtet, kur thonë se tani është momenti të luftohet korrupsioni”.

“Ata nuk kanë asnjë qëllim dhe nuk do ta luftojnë korrupsionin. Pse? Sepse janë partnerë me kriminelët dhe janë të korruptuar. Ata kanë vetëm se një qëllim, se si të vjedhin dhe si të ndajnë mes vete atë që e kanë vjedhur. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme e përballjes me këtë fenomen, që këta përfundimisht të largohen nga pushteti”, tha Mickoski.

Partia tjetër opozitare, Aleanca për Shqiptarët, thotë se Maqedonia e Veriut me këtë pushtet nuk do të ketë asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit.

“Asnjë nga 58 rastet e korrupsionit të proceduara në organet e drejtësisë nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në katër vjet ekzistencë nuk është shqyrtuar nga gjykatat e vendit, sepse këto raste targetojnë kryesisht zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar në pozitat më të larta institucionale, si deputetë, ministra dhe drejtorë agjencie”, thuhet në një komunikatë të Aleancës për Shqiptarët, e cila fton të gjitha partitë dhe faktorët e tjerë që të ulen dhe të diskutojnë për hartimin e një strategjie të përbashkët.

Partitë në pushtet, në veçanti Bashkimi Demokratik për Integrim, që në vitin 2020 kishte propozuar miratimin e një ligji për veting në gjyqësor, por për shkak të, siç thonë nga kjo parti, “agjendës së ngjeshur” ky propozim nuk është futur akoma në procedurë parlamentare.

Propozimi parashikon themelimin e një Agjencie, e cila do të bëjë vetingun e gjykatësve, prokurorëve, por edhe të bartësve të funksioneve publike. Maqedonia e Veriut në dy javët e kaluara ishte në shënjestër të kritikave të vazhdueshme nga jashtë, në veçanti nga ShBA-ja për mosveprim në luftën kundër korrupsionit.

Ambasadorja amerikane, Angela Aggeler, ka thënë se institucionet kanë dështuar pavarësisht ndihmës së madhe prej miliona dollarësh që ka dhënë ShBA-ja për luftimin e korrupsionit.

“Dëgjojmë se çfarë ndodh në prapaskenë me manipulimet e emërimeve në postet kryesore. Lexojmë për tenderë fitimprurës që përfundojnë me kompani me lidhje politike apo personale. Pra, le të angazhohemi tani, publiku, politikanët, zyrtarët e qeverisë, për ta zhbërë korrupsionin dhe për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të marrë fund”, tha Aggeler.

Reagimet janë intensifikuar menjëherë pas zgjedhjes së Islam Abazit në krye të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe pretendimeve të shumta në opinion për lidhjet e tij me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), që është pjesë e Qeverisë.

Në krye të Këshillit Gjyqësor është zgjedhur Vesna Daneva, e cila më parë ka qenë e angazhuar si drejtuese e sektorit juridik të Lidhjes Social- Demokrate (LSDM) në pushtet.

Në Maqedoninë e Veriut, më 6 dhjetor, arriti një ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

Por, detaje lidhur me takimet nuk janë dhënë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me këta zyrtarë amerikanë nuk është takuar, përveç një bisede telefonike që ka pasur më 14 dhjetor me këshilltarin e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

“Biseduam për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Po ashtu, edhe për procesin e skriningut që po zhvillohet kuadër të BE-së, që ka të bëjë me sundimin e ligjit. U fokusuam në konkluzionet që pritet të dalin e të cilat do të jenë lart në agjendën e Qeverisë që të mund të bëjnë një plan aksional dhe ndihmën që presim nga partnerët tanë, siç është edhe ShBA-ja. Sa i përket ekipit të sanksioneve që ndodhej këtu për të cilin kishte njoftuar Ambasada amerikane, unë nuk kam pasur asnjë takim”, deklaroi Kovaçevski.

Ai hodhi poshtë akuzat e partive opozitare sikurse dhe kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se korrupsioni rrënjët i ka në qeverisjen dhjetëvjeçare të VMRO DPMNE-së me Maqedoninë e Veriut.

You Might Also Like

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s

Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë

Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”

Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”

Kosova Times December 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

PMC “Wagner” u përpoq të kapte një armë bërthamore gjatë rebelimit

Kosova Times Kosova Times July 11, 2023
Krasniqi për Srebrenicën: Kriminelë serbë vazhdojnë të enden të lirë
SIPRI: Bota po hyn në një prej periudhave më të rrezikshme në histori
Studiuesit japonezë kanë zbuluar ekzistencen e dublerit te Putinit
Osmani takohet me ambasadorët e QUINT-it, kërkon llogaridhënie nga Serbia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?