“Ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike, ka deklaruar presidentja Osmani, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në takim gjithashtu thuhet se është diskutuar edhe për zhvillimet në veri të vendit.  Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.

Ndryshe, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dorëzoi në Pragë zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.