By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike
May 17, 2025
Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA
May 17, 2025
Faleminderit Aurela!
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani paralajmëron Vuçiçin, mesazh dhe bandave kriminale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani paralajmëron Vuçiçin, mesazh dhe bandave kriminale
Ballina 1Lajme

Osmani paralajmëron Vuçiçin, mesazh dhe bandave kriminale

Kosova Times
Last updated: 2022/12/15 at 3:46 PM
Kosova Times Published December 15, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se veriu i Kosovës, vazhdon të jetë sfidë për shkak të, siç tha, “pretendimeve territoriale të Serbisë”.

Gjatë fjalimit vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Osmani sërish akuzoi Serbinë se mbështet “grupet kriminale” në veri të Kosovës.

“Veriu i Kosovës vazhdon të jetë sfidë për shkak të pretendimeve territoriale që Serbia ka ndaj Kosovës, e të cilat i shpreh përmes financimit dhe përkrahjes së strukturave ilegale-kriminale. Por, ne jemi të vendosur si asnjëherë më parë që të krijojmë siguri e sundim të ligjit në çdo cep të territorit tonë”, tha Osmani.

Ajo u zotua se institucionet e Kosovës janë të vendosura për të ofruar siguri për qytetarët e Kosovës që jetojnë në këtë pjesë, teksa tha se “bandave kriminale” nuk po u pëlqen vendosmëria e institucioneve për sundim të ligjit.

“Ata do të përballen me drejtësinë për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe kërcënimit e frikësimit të qytetarëve”, theksoi Osmani.

Presidentja e Kosovës e cilësoi si “ide hegjemoniste” paralajmërimin e Serbisë se do të kërkojë nga KFOR-i që t’i kthejë trupat serbe në Kosovë.

“Jemi të gjithë dëshmitarë të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës. Ky kërcënim, me përmasa agresioni, së fundi është shpërfaqur nëpërmjet idesë hegjemoniste të vendosjes së trupave ushtarake të Serbisë në Kosovë. Por, Serbia dhe udhëheqësi i saj [Aleksandar] Vuçiq, e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës mori fund një herë e përgjithmonë më 12 qershor 1999″, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës porositi se procesi i dialogut me Serbinë – që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian – duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjellë, që, sipas saj, do të ishte garanci për paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Gjatë fjalimit, Osmani po ashtu foli për politikën e jashtme duke thënë se në rrafshin diplomatik, shteti ka qenë aktiv. Ajo tha se në Serbi dhe jashtë saj, ka njerëz që kjo gjë u pengon, duke theksuar se “më në fund Kosova ka politikë të jashtme”.

Osmani tha se në Kosovë më nuk ka “lobim për ndryshim kufijsh” dhe “nuk ka flirtime me Serbinë dhe Rusinë me qëllim të interesave individuale”.

“Natyrisht që, kjo politikë e jashtme e fokusuar në interesin e Kosovës dhe vetëm të Kosovës, e jo të interesave të ngushta individuale e shpeshherë të paligjshme, po u pengon disave, jo vetëm në Serbi por edhe jashtë saj. “Kosova nuk ka politikë të jashtme”, thonë ca zëra.  Natyrisht që Kosova ka politikë të jashtme. Në fakt, më në fund, Kosova ka politikë të jashtme. Por, po ju tregoj se çfarë nuk ka Kosova tani: Nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka pagesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda individuale, nuk ka intervista të paguara për të promovuar liderë të caktuar, nuk ka flirtime as me Serbinë e as me Rusinë me qëllim të interesave individuale, nuk ka udhëheqës që Kosovën e krahasojnë me Nagorno Karabakh e me Abkhazi e me Krime. Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë!”, ka theksuar ndër të tjera Presidentja Osmani.

Sipas saj, sfidat e politikës së jashtme janë të panumërta, sepse gabimet kanë qenë të përmasave të mëdha. “Përfundimisht, politika e jashtme e Kosovës sot është në shërbim të plotë e funksion të forcimit të shtetësisënë arenën ndërkombëtare dhe konsolidim të Kosovës si faktor kyç i stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë e përtej”, tha ajo.

Osmani: Ushtria serbe në Kosovë mori fund përgjithmonë më 1999

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, tha se jemi dëshmitar të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës.

“Ky kërcënim me masa agresioni së fundi është shpërfaqur nëpërmjet idesë hegjemoniste të vendosjes së trupave ushtarake serbe në Kosovë, por Serbia dhe udhëheqësi i saj Vuçiq e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës mori fund njëherë e përgjithmonë më 12 qershor 1999”, tha ajo.

Osmani tha se qëllimi i Serbisë ishte shfarosjen e popullit të Kosovës.

Presidentja Osmani i drejtohet Kuvendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot nga ora 9:30, do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në kërkesën e Osmanit Konjufcës, ajo shprehet e gatshme të flas në Kuvendin e Kosovës.

“Neni 84, paragrafi 30 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se Presidenti i Republikës së Kosovës, së paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij. Rrjedhimisht, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe praktikave të deritanishme, ju njoftoj që si Presidente e vendit jam e gatshme t’i drejtohem Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Osmanit.

You Might Also Like

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Kaos mbeturinash në kryeqytet, Komuna e ‘Pastrimi’ fajësojnë njëra-tjetrën

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtare policore

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Kosova Times December 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Britania dhe Polonia do të ndërtojnë fshatra të përkohshme në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times March 28, 2023
Kryeministri Kurti vizitoi Qendrën Informative të Turizmit dhe Mullirin e Haxhi Zekës në Pejë
DnV mban konferencë për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore
Ministrat e BE-së miratojnë edhe një hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën
Waltz: Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?