“Sjellja e vonuar, apo e pakoordinuar, është vazhdimësi e rënies në kurthin e Serbisë”, konsideron Abdixhiku.

Barrikadat e grupeve kriminale, sipas tij, po bëhen tashmë të zakonshme, “siç po bëhet i zakonshëm dhe moszëvendësimi i qindra policëve të dorëhequr, prokurorëve, gjyqtarëve e punëtorëve administrativ në veri që s’ushtrojnë detyrat pa të cilat shteti nuk ka përfaqësim”.

Për më tepër, Kosova siç thotë Abdixhiku, as nuk ka institucione shtetërore në veri e as që mund të organizojë zgjedhje demokratike për t’i zgjedhur këto institucione aty.

“Pra jemi në vakum administrativ. Nëse ishte keq e rëndë në veri, sot është dhe më keq e edhe më rëndë se që ishte paraprakisht. Kjo është e vërteta në veri dhe këtë të vërtetë institucionet e Kosovës s’mund ta lejojnë të normalizohet tani. Fjalimet e kota e populliste nga foltoret në Prishtinë sot humbasin përbrenda thatësisë”, konsideron kryetari i LDK-së.

“Prandaj koordinimi është mençuri e maturi”, konsideron Abdixhiku.