By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia në Prishtinë shqiptoi mbi 4600 gjoba trafiku gjatë janarit
February 2, 2026
Zbulohen dy kilogramë kokainë në pikën kufitare në Merdare
February 2, 2026
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mehaj: Kosova ka synim anëtarësimin në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mehaj: Kosova ka synim anëtarësimin në NATO
Lajme

Mehaj: Kosova ka synim anëtarësimin në NATO

Kosova Times
Last updated: 2022/12/19 at 11:55 AM
Kosova Times Published December 19, 2022
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, ka folur për idenë që në Kosovë të ketë shërbim të obligueshëm ushtarak.

 

“Si fillim është mirë të kemi ligjet, pastaj ‘Edukata për siguri”, është mirë që fëmijët të mësohen se sa shumë gjak është derdhur për lirinë e Kosovës dhe ne të kemi këtë ushtri. Çdo hap tjetër bëhet me partnerët dhe aleatët tanë që të arrijmë synimet tona që është anëtarësimi i Kosovës në NATO. Ne po punojmë koncepte me shtetet e tjera që kanë ushtrinë e obligueshme”, tha Mehaj, duke iu përgjigjur deputetit të VV-së, Enver Dugolli. Sipas këtij të fundit, ka qenë premtim elektoral i VV-së, që Kosova të ketë shërbim të obligueshëm ushtarak.

Mehaj: Rritja e buxhetit për ushtrinë, më shumë siguri për qytetarët tanë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka paraqitur objektivat e ministrisë për vitin 2022.

Ai ka thënë se buxheti i vitit 2022 ishte 102.3 milionë euro për ushtrinë, apo 35 % më e lartë se në vitin 2021. “Më shumë buxhet i ndarë për Ministrinë e Mbrojtëse, do të thotë më shumë siguri për qytetarët tanë, më shumë investime për gratë dhe burrat e ushtrisë që bartin uniformën e ushtrisë së Republikës sonë”, tha ai, raporton RTKlive.

Mehaj ka folur edhe për ndryshimet ligjore që janë bërë në fushën e mbrojtjes, duke përmendur edhe moshën për t’u bërë pjesë e FSK-së që është deri në 25 vjeç. Ai vlerësoi se një problem tjetër është edhe lufta hibride që është, sipas tij, kërcënimi më i madh i çdo shteti.

Për këtë vit, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), iu kanë shtuar 840 ushtarë të rinj. Sa i përket pjesëmarrjes së grave në FSK, ajo është rritur. “Për momentin mbi 44 për qind është pjesëmarrja e grave, e nëse krahasohet me rajon jemi më mirë se të tjerët”, theksoi ai.

Mehaj bëri me dije se do të rekrutohen edhe 612 ushtarakë të rinj aktiv, kurse 388 rezervë.

You Might Also Like

Zbulohen dy kilogramë kokainë në pikën kufitare në Merdare

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Kosova Times December 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times Kosova Times July 4, 2025
BE-ja do të ndajë urgjentisht 500 milionë euro për prodhimin e municioneve për Ukrainën
Ukraina qëlloi me raketa urat në Krime
Horoskopi ditor për 16 janar 2024!
Ambasadori i Estonisë largohet nga Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?