By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!
October 31, 2025
Sulmi ndaj Venezuelës mund të fillojë në çdo momen
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe: PIC zgjedh një përfaqësues të lartë në BiH, ne mbështesim përdorimin e kompetencave të Bonit
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB foli për Perëndimin “anti-serb” dhe pretendoi se boshnjakët kërcënuan me konflikt të armatosur
October 31, 2025
Supremja refuzon ankesën e kandidatit për asamblist të PDK-së
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OJQ-të, të shqetësuara “me shkeljet e rënda” të të drejtave të Dejan Pantiqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > OJQ-të, të shqetësuara “me shkeljet e rënda” të të drejtave të Dejan Pantiqit
Lajme

OJQ-të, të shqetësuara “me shkeljet e rënda” të të drejtave të Dejan Pantiqit

Kosova Times
Last updated: 2022/12/19 at 9:28 PM
Kosova Times Published December 19, 2022
Share
SHARE

Njëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet ish-polici i Kosovës, Dejan Pantiq, i arrestuar nën dyshimet për organizimin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Ato kanë argumentuar se Pantiqit po i shkelen të drejtat.

Përmes një njoftimi, këto organizata thanë se nga deklarimet e avokatit mbrojtës të Pantiqit, kanë mësuar se ai ende ndodhet në bazën e Policisë së Kosovës në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës dhe “as avokatët e as familjarët e tij nuk lejohen ta vizitojnë apo të kontaktojnë atë përmes telefonit”.

Institucionet e Kosovës nuk i janë përgjigjur më herët pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se ku po mbahet Pantiqi.

Sipas OJQ-ve, ai po mbahet jashtë qendrës së paraburgimit, në ambiente “që sigurisht nuk i plotësojnë standardet e paraburgimit as sipas rregulloreve në Kosovë apo konventave ndërkombëtare”.

“Kushtet e paraburgimit të tij, si dhe pamundësia e kontaktit me familjarët dhe mbrojtësit e tij, paraqesin shkelje të rëndë të të drejtave të tij njerëzore dhe kërkojnë përfshirjen urgjente të institucioneve kompetente në Kosovë, si dhe përfshirjen e misioneve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim.

Nënshkruese të këtij reagimi janë organizatat: Qendra për avokim per kulturë demokratike (ACDC), Forumi për zhvillim dhe bashkëpunim multietnik (FDMC), Qendra humane Mitrovicë, Instituti për zhvillim ekonomik territorial (InTER), Komunikimi për zhvillim të shoqërisë (CSD), Iniciativa e re sociale (NSI), NVO Aktiv, Gracania online, Shoqata e grave afariste Avenija, Qendra për iniciativa sociale dhe Veprimtaria e Partesh Rinore.

Më herët, zyrtarët serbë kanë akuzuar autoritetet në Kosovë se nuk po i ofrojnë trajtim të dinjitetshëm Pantiqit. Policia e Kosovës javën e kaluar hodhi poshtë këto pretendime dhe tha se ai po trajtohet mirë, dhe janë duke “respektuar të drejtat njerëzore që i takojnë personit të ndaluar”.

Të njëmbëdhjetë OJQ-të kanë kërkuar nga institucionet, misionet dhe organizatat ndërkombëtare të merren me të drejtat e njeriut të përfshihen në rastin e Pantiqit, që t’i garantojnë atij të drejtat dhe t’i mundësohet që të kontaktojë avokatët dhe familjarët.

“Gjithashtu presim që të angazhohen në përputhje me mandatin e tyre dhe ta vizitojnë Pantiq për t’u siguruar për shëndetin e tij dhe kushtet në të cilat po mbahet”, thuhet në reagim.

Arrestimi i Pantiqit më 10 dhjetor në Jarinjë – një nga pikat kufitare në veri, që lidh Kosovën dhe Serbinë – nxiti disa serbë lokalë që të vendosnin barrikada.

Ndaj Pantiqit, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 dhjetor, shqiptoi një muaj paraburgim.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se i është kërkuar nga autoritetet në Kosovë që të ndërmjetësojë transferimin e Pantiqit.

“Në linjë me mandatin tonë, misioni po monitoron këtë rast për të vlerësuar se si po trajtohet nga autoritetet e Kosovës. Ne përsërisim se është shumë e rëndësishme që të drejtat e D.P. të respektohen plotësisht në bazë të ligjit”, tha EULEX më 16 dhjetor.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka thënë se në veri të Kosovës janë ngritur nëntë barrikada, që po pengojnë lirinë e lëvizjes në këtë pjesë të Kosovës.

Pas ngritjes së barrikadave, autoritetet kanë mbyllur për qarkullim dy pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.

You Might Also Like

Supremja refuzon ankesën e kandidatit për asamblist të PDK-së

Siguria e gazetarëve prioritet për Prokurorinë Themelore të Pejës

Rama viziton punimet e FEST 3: Arti kthehet në zemër të Prishtinës

Kërkohet paraburgim për të pandehurin për veprën penale ‘Dhunim’

Osmani: Nuk ka qëndrim unik për mandatarin e dytë

Kosova Times December 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Gruda: PDK kërkon dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë dhe intervistimin e saj në Prokurorinë Speciale

Kosova Times Kosova Times July 21, 2024
Kurti: Kujdesemi të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendin tonë
Rrahje në mes dy grupeve, gjashtë të arrestuar
Gjobë ndaj shoferit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Qëllimi ynë, siguria më e madhe për të gjithë qytetarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?