By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Studimi i UNDP: Turizmi në Shqipëri u ringrit pas pandemisë, por ka nevoja për punonjës të kualifikuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Studimi i UNDP: Turizmi në Shqipëri u ringrit pas pandemisë, por ka nevoja për punonjës të kualifikuar
Ballina 2Rajon / Botë

Studimi i UNDP: Turizmi në Shqipëri u ringrit pas pandemisë, por ka nevoja për punonjës të kualifikuar

Kosova Times
Last updated: 2022/12/20 at 10:17 PM
Kosova Times Published December 20, 2022
Share
SHARE

Një studim i sapopublikuar në Tiranë nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP), thekson se fuqizimi i turizmit në Shqipëri ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë punëtorë të kualifikuar vendas në këtë fushë.

Autorët vërejnë se ky sektor ka ndikim përherë e më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP), ndonëse përballet me mungesa të shumta.

Bizneset e anketuara pohojnë se shërbimet turistike i kanë mundësitë që të bëhen punësues të mëdhenj në të ardhmen e afërt.

UNDP publikoi sot studimin mbi turizmin e Shqipërisë gjatë vitit 2022, “Një vlerësim i prirjeve dhe ecurisë së turizmit”, ku theksohet se me gjithë luftën në Ukrainë dhe inflacionin, Shqipëria renditet si vendi me ringritjen më të mirë pas pandemisë në botë, midis vendeve me më shumë se 5 milionë turistë vjetorë.

Sipas statistikave, turizmi solli 3.6 miliardë euro gjatë këtij viti, ose 30 për qind më shumë se 2019, viti para pandemisë.

Afro 80 për qind e këtyre fitimeve erdhën prej udhëtarëve nga jashtë vendit. Pjesa më e madhe e turistëve ndërkombëtarë janë nga Kosova 45 për qind, Maqedonia e Veriut 8 për qind, Italia, Greqia, Mali i Zi, Poloni, Gjermani, Britani e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia.

Këtë vit Shqipëria humbi gati 70 mijë turistë nga Ukraina, dhe shumë të tjerë nga vendet pranë konfliktit ruso-ukrainas.

Ky vit është më i miri sa i takon numrit të turistëve, por sa më shumë rriten numrat e tyre, aq më shumë dalin në dritë sfida si gjetja e punonjësve dhe kualifikimi i tyre, sepse një pjesë e madhe e të anketuarve biznesmenë flasin për mungesë punëtorësh dhe e personelit të përgatitur në fushën e turizmit.

Hotelet pohuan se në kulmin e turizmit ata kanë nevojë për mbi 35 për qind punonjës më shumë se sa kanë arritur të gjejnë.

Sipas Këshillit Botëror të Turizmit, një në 5 vende pune në Shqipëri është i lidhur me turizmin dhe udhëtimet.

Studimi i UNDP arrin në përfundimin se, duke parë lëvizjet demografike dhe migratore, turizmi përballet tani dhe në vitet më pas me mungesën e punonjësve, ndaj biznesmenët e kësaj fushe duhet ta bëjnë turizmin më shumë tërheqës për punëtorët, duke përfshirë banorët vendas dhe trajnimin e tyre në këto shërbime.

Turizmi i brendshëm është ende i dobët, thuhet në studim. Afro 40 për qind e banorëve vendas nuk shkuan me pushime këtë vit për shkak të vështirësive ekonomike.

Ndërsa pjesa tjetër (mbi 60 për qind), thanë se pushuan 8 net gjithsej, pjesa më e madhe brenda Shqipërisë, 12 për qind udhëtuan jashtë, dhe vetëm 5 për qind i bënë të dyja.

Buxheti familjar është shtysa kryesore për ata që pushojnë në Shqipëri, ndërsa për ata që zgjedhin të shkojnë jashtë shtetit arsyet kryesore janë cilësia e shërbimit dhe hoteleve. Vendet ku ata shkojnë më shumë janë Greqia, Italia, Turqia dhe Mali i Zi.

Plazhet më të pëlqyera për më shumë se gjysmën e pushuesve vendas janë Vlora deri në Sarandë, më tej Durrësi e Kavajë dhe më pak në Velipojë e Shëngjin.

Ky sektor përballet sfida si rritja e çmimeve, problemet globale, konkurrenca e pandershme, infrastruktura e dobët.

Një nga arsyet e rritjes së numrave është shtimi i konkurrenca në mikpritje dhe i publikimeve online përmes internetit prej hoteleve shqiptare.

Rritja e numrave ka ardhur prej shtimit të kapaciteteve për të pritur më shumë fluturime ajrore nga Aeroporti i Tiranës.

Rritja e këtij sektori varet edhe nga fuqizimi i infrastrukturës, transportit ajror, detar e rrugor. Studimi sugjeron se ulja e TVSh-së (taksa mbi vlerën e shtuar), heqja e vizave dhe shtimi i fluturimeve janë disa nga ndihmat që mund t’i sjellë qeveria sektorit.

Ndërkaq investimet kanë vazhduar në objekte: brenda 10 viteve të fundit Shqipëria ka dyfishuar numrin e dhomave dhe shtretërve, ndërsa ka ndërtuar 70 për qind hotele të reja më shumë nga gjendja e 2010: tani ka 1 mijë e 632 hotele të regjistruar zyrtarisht.

Por informaliteti i lartë renditet si një tjetër problem, që duhet zgjidhur, së pari përmes transformimit digjital dhe përdorimit më të madh të platformave online për turizëm dhe udhëtime.

Turizmi i Shqipërisë ka një varësi të lartë nga turistët e Kosovës, thuhet në studim, dhe nga pushimet e tipit “det, ushqim dhe diell”.

Kur Kosova do të udhëtojë pa viza drejt vendeve të BE-së, mbetet e panjohur nëse ata do të zgjedhin Shqipërinë si adresë kryesore turistike, vërejnë autorët.

Çështja tjetër është që Shqipëria duhet të zgjerojë kohën e turizmit përtej muajve me diell të verës, për të punuar gjithë vitin.

Turizmi është një sektorët më të rëndësishëm me ndikim domethënës shumë planesh në ekonominë e vendit, thekson UNDP.

Në vitet e fundit ndikimi në i udhëtimeve dhe turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) ka qenë mbi 8.5 për qind.

Por ndikimi i shumëfishtë dhe indirekt mbi ekonominë është më shumë se 20 për qind të GDP, duke e bërë turizmin një nga fushat kyçe të rritjes.

Në vitin 2019 udhëtimet dhe turizmi luajtën një rol kryesor në ekonomi dhe punësim, dhe krijuan 244 mijë vende pune, theksojnë analistët.

Pandemia Covid uli udhëtimet drejt Shqipërisë në -60 për qind, duke përgjysmuar ndikimin e saj mbi GDP.

Sektori u ringrit në 2021, por në fillim të 2022 sulmi rus mbi Ukrainën solli shqetësime të reja me inflacionin e krizës

You Might Also Like

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës

Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi

Pluhuri i Saharasë mbuloi Athinën

Kosova Times December 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Franca ende pa gol, Griezmann: Duhet ta përmirësojmë sulmin

Kosova Times Kosova Times June 22, 2024
Ish-komandanti i brigadës 155 të Forcave të Armatosura të Ukrainës u arrestua në rastin e dezertimit masiv ushtarak
Republika Çeke mbajti një referendum për bashkimin e Kaliningradit
Edukimi për siguri, lëndë mësimore nga viti 2024-2025
Gjendet i vdekur një person në oborrin e tij në Klinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?