By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Përvojat e të dëbuarve nga lufta e Kosovës shfaqen nesër në Prishtinë
December 19, 2025
Ramë Lahaj emocionon me dy interpretime magjepsëse në Festivalin e Këngës
December 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Elezi:Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve e mediave
December 19, 2025
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden zotohet për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden zotohet për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

Biden zotohet për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2022/12/22 at 12:22 AM
Kosova Times Published December 21, 2022
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën “do të vazhdojë për aq kohë sa të ketë nevojë”, teksa priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjatë konferencës për media, Biden tha se presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk e ka ndërmend ta ndalojë këtë luftë mizore”.

Biden po ashtu njoftoi për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej afër 2 miliardë dollarësh. Në të përfshihen edhe sistemet tokë-ajër, Patriot.

Në paketën e ndihmës po ashtu përfshihen “edhe transfere direkt të pajisjeve në Ukrainë…. por edhe kontrata për të furnizuar me municion Ukrainën, që do t’i duhet për tanket dhe raketahedhësit”, tha Biden.

“Përveç këtyre aftësive të reja, paketa përfshin edhe baterinë raketore Patriot, për përdorimin e të cilës do t’i trajnojmë forcat ukrainase, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës”, shtoi ai.

Ndërkaq, presidenti Zelensky tha se vizita e tij në ShBA është historike dhe falënderoi Bidenin për paketën e re të ndihmës.

Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në ShBA, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Biden dhe Zelensky zhvilluan një takim rreth dy orësh.

Para takimit, Zelensky falënderoi Bidenin, ligjvënësit dhe “amerikanët e zakonshëm” për mbështetjen e tyre për Ukrainën. Ndërkaq, Biden i tha Zelenskyt se ukrainasit “inspiruan botën”.

Lideri amerikan po ashtu i tha Zelenskyt se “është nder të jem përkrah teje” dhe u zotua se do të vazhdojë ndihmën financiare, ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. Ai po ashtu paralajmëroi se Rusia “po tenton të përdorë dimrin si armë” në luftë.

Ndërkaq, Zelensky tha se “lufta nuk ka përfunduar” dhe se shteti i tij po përballet me shumë sfida në luftën ndaj Rusisë.

Ky është udhëtimi i parë i Zelenskyt jashtë vendit, që kur nisi nga pushtimi rus në shkurt.

Zelensky gjatë vizitës në ShBA gjithashtu, do t’i drejtohet Kongresit dhe do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe.

“Rrugës për në ShBA për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Zelensky në Twitter teksa u nis për në Uashington.

Në ditën e vizitës së Zelenskyt në ShBA, ShBA-ja tha se Ukrainës do t’i japë 1.85 miliardë ndihmë ushtarake, përshirë sistemin tokë-ajër Patriot.

Zelensky rregullisht pret liderë të huaj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe viziton trupat ushtarake nëpër Ukrainë.

Presidenti ukrainas shpesh ka zhvilluar edhe biseda telefonike dhe ka realizuar video-lidhje me liderët botërorë nga zyra e tij në Kiev.

Por, një vizitë e paparalajmëruar në një vend të huaj – që shënon të parën që nga fillimi i luftës – gjithashtu sinjalizon rëndësinë e marrëdhënieve të Ukrainës me ShBA-në, e cila ka luajtur një rol udhëheqës në ofrimin e mbështetjes ushtarake.

Zelensky ka bërë thirrje për më shumë fonde dhe ka thënë se kostoja mujore e mbrojtjes për Ukrainën është rreth 5 miliardë dollarë.

Zyrtarët ukrainas, po ashtu, kanë bërë thirrje prej kohësh për sisteme më të fuqishme të mbrojtjes ajrore nga Perëndimi. Sistemi i ri i raketave Patriot do t’i mundësojë Ukrainës të mbrojë infrastrukturën e saj jetike kundër sulmeve ruse.

Rusia ka vënë në shënjestër sektorin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona njerëz në errësirë në temperaturat e dimrit që janë disa gradë nën zero.

Autoritetet ukrainase thanë se Rusia po sulmon rrjetin elektrik dhe infrastrukturën tjetër duke përdorur dronë kamikazë iranianë.

Tani luftimet e ashpra po vazhdojnë në Donjeck, teksa forcat ruse vazhduan sulmet e tyre në Ukrainën lindore.

Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka kaluar ditën e 300-të.

Kremlini paralajmëroi më 21 se rritja e furnizimeve me armë nga SHBA-ja për Ukrainën do të përkeqësonte luftën. Duke folur gjatë një takimi me liderët ushtarakë, presidenti rus, Vladimir Putin, po ashtu tha se Moska do të forcojë forcat e saj të armatosura dhe do të rrisë kapacitetet e trupave.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se ushtria ruse do të kontraktojë 695.000 vullnetarë me kontratë. Afër 520.000 pritet të rekrutohen deri në fund të vitit 2023, raportoi AP.

Rusia pritet të përqendrohet në zhvillimin e forcave bërthamore, që përshkruhen si “garantuesit kryesorë të sovranitetit të Rusisë”.

Këshilltari i Zelenksyt, Mykhaylo Podolyak, tha se vizita e Zelenskyt në ShBA është “jashtëzakonisht e rëndësishme” dhe pengon përpjekjet e Moskës për të krijuar ndarje mes Uashingtonit dhe Kievit.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Kosova Times December 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sot përurohet objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë

Kosova Times Kosova Times August 16, 2024
ShBA-ja e ka paralajmëruar Iranin për “kërcënimin terrorist” para sulmit të 3 janarit
Gruaja e njohu burrin e saj në një reportazh televiziv për grabitjen e një dyqani bizhuterish dhe bëri diçka të papritur
Moti sot me diell, temperaturat pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C
Biden në fjalimin e tij lamtumirës: Një oligarki e pasurisë, fuqisë dhe ndikimit ekstrem po merr formë në SHBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?