By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb
January 31, 2026
Peja mposht bindshëm Rahovecin
January 31, 2026
LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm
January 31, 2026
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj: T’i kalojmë festat si evropianë të civilizuar, e jo në barrikada e me urrejtje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj: T’i kalojmë festat si evropianë të civilizuar, e jo në barrikada e me urrejtje
Lajme

Haradinaj: T’i kalojmë festat si evropianë të civilizuar, e jo në barrikada e me urrejtje

Kosova Times
Last updated: 2022/12/21 at 2:33 PM
Kosova Times Published December 21, 2022
Share
SHARE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje serbëve lokalë në veri që të heqin barrikadat, duke thënë se ata nuk kanë arsye të ndjehen as të rrezikuar as të nëpërkëmbur, e aq më pak nuk kanë nevojë ta bllokojnë veten e veriun.

“Serbët lokalë dhe udhëheqësit e tyre politikë, duhet ta kuptojnë se barrikadat më së shumti po u shkaktojnë dëm atyre. Nuk ka një tjetër rast në kontinentin evropian, (përjashto agresionin rus në Ukrainë), ku pengohet lëvizja e njerëzve, pos në veri të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj tha se Kosova ka pranuar që serbët t’i trajtojë si qytetarë të barabartë, dhe në plot raste me të drejta edhe më të avancuara.

“Institucionet qendrore kanë hapur të gjitha dyert për integrimin e qytetarëve serbë, duke garantuar sigurinë për ta, duke marrë përsipër obligime të mëdha financiare, duke garantuar përfaqësimin e tyre politik madje edhe duke u dhënë të drejtën e vetos për plot çështje që kanë të bëjnë me interesat e tyre, kjo qoftë edhe duke e diskriminuar popullatën shumicë. Nuk besoj se ka një rast tjetër ku qytetarët e një shteti për më shumë se 20 vjet nuk e paguajnë rrymën e shpenzuar, por këtë e bën shteti në emër të tyre, siç është rasti i Kosovës”.

Tutje, i pari i AAK-së i bëri thirrje aktorëve të ndryshëm në Serbi e Kosovë që të ushtrojnë të ndikim e tyre në heqjen e barrikadave.

“I ftoj përfaqësuesit politikë serbë, intelektualët e gjithë njerëzit e arsyeshëm, kudo ku janë, në Kosovë apo në Serbi, që të ushtrojnë gjithë ndikimin e tyre për heqjen e barrikadave. Po ashtu, u bëj thirrje të gjitha vendeve mike të Kosovës apo të Serbisë, NATO-s e KFORIT, që të ndihmojnë në heqjen sa më parë të barrikadave, kësaj njolle të fundit në Evropë”, shkroi ai.

“T’i kalojmë festat e fundvitit si evropianë e të civilizuar, në qetësinë familjare e jo në barrikada e me urrejtje për njëri-tjetrin. Miqësisht Ramush Haradinaj”, përfundoi ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb

LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm

“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

Kosova Times December 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Clinton mbërrin në Shqipëri, Rama: Miku i përjetshëm i kombit shqiptar

Kosova Times Kosova Times July 3, 2023
Kurti: Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen
Arrestohet personi i dënuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Mesazhi per Vulin: “Spiuni rus do të përgjigjet për tradhti të lartë dhe për…!”
Një muaj paraburgim për Jevtiqin, dyshohet për spiunazh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?