By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Vizita në Berlin për ta afruar Kosovën me BE-në
October 25, 2025
Treni që nuk ndalet nga zhurma!
October 25, 2025
Trump përgatit sanksione të mëtejshme kundër Rusisë
October 25, 2025
Turisti japonez vdes pasi bie nga muri i Panteonit në Romë
October 25, 2025
Biletat inteligjente po ndryshojnë skijimin: Çfarë është Smart Skipass?
October 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas ndalimit të shkollimit nga talibanët, studentet agfane largohen nga universitetet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pas ndalimit të shkollimit nga talibanët, studentet agfane largohen nga universitetet
Ballina 2Rajon / Botë

Pas ndalimit të shkollimit nga talibanët, studentet agfane largohen nga universitetet

Kosova Times
Last updated: 2022/12/21 at 5:45 PM
Kosova Times Published December 21, 2022
Share
SHARE

Reuters

Studentet e universiteteve të Afganistanit u larguan nga kampuset të mërkurën, pasi administrata e drejtuar nga talibanët ua ndaloi grave që të ndjekin shkollimin universitar.

Njoftimi për ndalimin e shkollimit të grave u nënshkrua më 20 dhjetor nga ministri për Arsim të Lartë, Neda Muhammad Nadeem.

“Ju informoj për zbatimin e menjëhershëm të urdhrit për pezullimin e edukimit të grave, deri në një njoftim të ri”, u tha në letër.

Vendimi vlen për të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit.

Të dërguarit e SHBA-së dhe Britanisë në Kombet e Bashkuara, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, të thirrur për Afganistanin, e dënuan këtë vendim, që paraqet kufizimin e fundit ndaj të drejtave të grave dhe vajzave në Afganistan.

Vendimi nisi të zbatohet menjëherë.

“Ne shkuam në universitet, talibanët ishin te porta dhe na thanë ‘nuk ju lejohet të hyni në universitet deri në njoftimin e dytë’… të gjithë po qanin”, tha Shaista, një studente e Fakultetit të Biznesit në një universitet privat në Kabul.

Një profesor në një universitet tjetër në Kabul, i cili nuk pranoi të identifikohej, tha se stafi i largoi studentet te porta, pasi nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të zbatonin udhëzimet e talibanëve.

Studentja e vitit të tretë të Shkencave Politike, Hassiba, me bazë në Kabul, tha se ishte duke mësuar për provimet e saj kur dëgjoi për njoftimin.

“Është shumë e vështirë ta pranosh, është e pabesueshme, nuk mund ta besoj se po ndodh”, tha ajo, dhe shtoi:

“Kur nuk ka arsim për gratë në një shoqëri, si mund të shpresojmë për një të ardhme të ndritur?”.

Sipas njoftimit të së martës, vendimi është marrë nga kabineti i administratës së talibanëve.

Disa zyrtarë talibanë, duke përfshirë zëvendësministrin e Jashtëm dhe zëdhënësin e administratës, kanë folur në favor të arsimimit të grave dhe vajzave muajt e fundit.

Lideri suprem shpirtëror i talibanëve, selia e të cilit është në qytetin jugor të Kandaharit, e ka fjalën e fundit për vendimet kryesore.

Burime zyrtare diplomatike dhe talibane kanë thënë për Reuters-in se vendimi ishte duke u diskutuar nga udhëheqësit.

“Ky vendim ishte parashikuar për javë të tëra, duke nxitur disa zyrtarë perëndimorë të fillojnë të flasin për sanksione shtesë dhe kufizime të mëtejshme ekonomike”, tha Graeme Smith, konsulent i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Krerët talibanë kanë thënë se ata duan marrëdhënie paqësore me komunitetin ndërkombëtar, porse ata nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Afganistanit.

Por, vendimi mund t’i komplikojë përpjekjet e administratës talibane për të fituar njohjen ndërkombëtare dhe për t’i hequr sanksionet ndërkombëtare që po rëndojnë ekonominë e vendit.

Shumica e vajzave nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollë pas ciklit fillor të arsimit.

You Might Also Like

Trump përgatit sanksione të mëtejshme kundër Rusisë

Turisti japonez vdes pasi bie nga muri i Panteonit në Romë

Kamala Harris po shqyrton mundësinë e kandidimit përsëri për presidente

Shtëpitë në Itali po shiten për vetëm një euro, megjithatë praktikisht nuk ka asnjë kërkesë

Dmitriev: Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë “pranë një zgjidhjeje diplomatike”

Kosova Times December 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia është përgatitur të klasifikojë punën e qeverisë në rast të gjendjes ushtarake

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Knaus: Strategjia aktuale e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka dështuar
Verma: Kosova duhet të mbetet shtet demokratik dhe multietnik
Tre hakerë pro-rusë arrestohen në Spanjë nën dyshimin për sulme kibernetike
Përfundon faza e parë e restaurimit të Hamamit të Gazi Mehmet Pashës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?