By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
RREZIKIMI I SIGURISË KOMBËTARE NË KOSOVË
June 13, 2025
MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta
June 13, 2025
Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të
June 13, 2025
Rrifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën
June 13, 2025
Çfarë është inxhinieria e menusë dhe si ta bëni menunë mjetin tuaj më të fortë të shitjeve
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky falënderon amerikanët për mbështetjen ndaj Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zelensky falënderon amerikanët për mbështetjen ndaj Ukrainës
Rajon / Botë

Zelensky falënderon amerikanët për mbështetjen ndaj Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2022/12/22 at 12:19 AM
Kosova Times Published December 21, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me homologun amerikan, Joe Biden, në Uashington më 21 dhjetor.

Takimi Biden-Zelensky në Zyrën Ovale pritet të zgjasë dy orë dhe më pas është paralajmëruar një konferencë e përbashkët për media.

Para takimit, Zelensky falënderoi Bidenin, ligjvënësit dhe “amerikanët e zakonshëm” për mbështetjen e tyre për Ukrainën. Ndërkaq, Biden i tha Zelenskyt se ukrainasit “inspiruan botën”.

Lideri amerikan po ashtu i tha Zelenskyt se “është nder të jem përkrah teje” dhe u zotua se do të vazhdojë ndihmën financiare, ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. Ai po ashtu paralajmëroi se Rusia “po tenton të përdorë dimrin si armë” në luftë.

Ndërkaq, Zelensky tha se “lufta nuk ka përfunduar” dhe se shteti i tij po përballet me shumë sfida në luftën ndaj Rusisë.

Ky është udhëtimi i parë i Zelenskyt jashtë vendit, që kur nisi nga pushtimi rus në shkurt.

Zelensky gjatë vizitës në ShBA gjithashtu, do t’i drejtohet Kongresit dhe do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe.

“Rrugës për në ShBA për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Zelensky në Twitter teksa u nis për në Uashington.

ShBA-ja ka konfirmuar gjithashtu se do të furnizojë Ukrainën me një bateri raketash Patriot, duke rritur ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes ajrore të vendit.

“Gjatë vizitës, presidenti Biden do të njoftojë për një paketë të rëndësishme të ndihmës së sigurisë, për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë veten kundër agresionit rus”, tha Shtëpia e Bardhë.

Zelensky rregullisht pret liderë të huaj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe viziton trupat ushtarake nëpër Ukrainë.

Ai bëri një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të frontit, në Bahmut, të martën, ku forcat ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar një betejë të ashpër disamujore.

Presidenti ukrainas shpesh ka zhvilluar edhe biseda telefonike dhe ka realizuar video-lidhje me liderët botërorë nga zyra e tij në Kiev.

Por, një vizitë e paparalajmëruar në një vend të huaj – që shënon të parën që nga fillimi i luftës – gjithashtu sinjalizon rëndësinë e marrëdhënieve të Ukrainës me SHBA-në, e cila ka luajtur një rol udhëheqës në ofrimin e mbështetjes ushtarake.

Në një konferencë para vizitës së Zelenskyt, Shtëpia e Bardhë konfirmoi gjithashtu një paketë të re prej afro 2 miliardë dollarësh ndihmë për Ukrainën.

Zelensky ka bërë thirrje për më shumë fonde dhe ka thënë se kostoja mujore e mbrojtjes për Ukrainën është rreth 5 miliardë dollarë.

Zyrtarët ukrainas, po ashtu, kanë bërë thirrje prej kohësh për sisteme më të fuqishme të mbrojtjes ajrore nga Perëndimi. Sistemi i ri i raketave Patriot do t’i mundësojë Ukrainës të mbrojë infrastrukturën e saj jetike kundër sulmeve ruse.

Rusia ka vënë në shënjestër sektorin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona njerëz në errësirë në temperaturat e dimrit që janë disa gradë nën zero.

Autoritetet ukrainase thanë se Rusia po sulmon rrjetin elektrik dhe infrastrukturën tjetër duke përdorur dronë kamikazë iranianë.

Tani luftimet e ashpra po vazhdojnë në Donjeck, teksa forcat ruse vazhduan sulmet e tyre në Ukrainën lindore.

Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka kaluar ditën e 300-të.

Më 19 dhjetor, presidenti rus, Vladimir Putin, udhëtoi në Minsk ku u takua me udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Putin, që ka zhvilluar pak vizita jashtë vendit që kur nisi pandemia e koronavirusit më 2020, ra dakord me Lukashenkën që vendet e tyre do të vazhdojnë të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe të ruajnë bashkëpunimin në këtë fushë.

Aktualisht, Rusia ka mijëra trupa në Bjellorusi për trajnime. Ekspertët kanë argumentuar se Moska po i përgatit këto trupa për një ofensivë të shkallës së gjerë në fillim të vitit të ardhshëm.

Pas kësaj vizite, Ukraina forcoi mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë nga frika se Rusia mund të jetë duke përgatitur një sulm të ri.

Bjellorusia ndan kufirin me Rusinë dhe Ukrainën.

Ndonëse Bjellorusia nuk është përfshirë drejtpërdrejt në luftë, ajo lejoi trupat ruse të përdorin territorin e saj për të nisur pushtimin në shkurt.

You Might Also Like

Rusia Duhet të Ndalohet!’ Ligjvënësit dypartiakë përplasen me kreun e Pentagonit për shkak të Ukrainës

SHBA – Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

A është larguar Netanyahu nga Izraeli: Aeroplani i “Krahëve të Sionit” në ajër, i ndjekur nga një eskortë ushtarake

Arabia Saudite dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times December 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Kalon Ligji për Pagën Minimale

Kosova Times Kosova Times July 13, 2023
Kryeziu: Ministri Murati dhe LVV po justifikojnë keqqeverisjen me krahasime të shtrembëruara
Djegia e veturave, reagon kryetar i Zverçanit
Ky është Roberti në moshën 18-vjeçare! Kaloi 37 vite në burg I PAFAJSHËM, dhe të gjithë po i shikojnë fotot pas lirimit
“U fut paniku.” Kursi i këmbimit të dollarit në Forex tejkaloi 114 rubla, euro – 120 rubla
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?