By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Çfarëdo ankese që bën… pacienti del gabim”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > “Çfarëdo ankese që bën… pacienti del gabim”
Ballina 1Shëndetësi

“Çfarëdo ankese që bën… pacienti del gabim”

Kosova Times
Last updated: 2022/12/22 at 2:22 PM
Kosova Times Published December 22, 2022
Share
SHARE

Ankesat e pacientëve janë një tregues i rëndësishëm për cilësinë e shërbimeve që ofron një institucion i caktuar shëndetësor.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë thotë se vazhdimisht pranon ankesa, sidomos për sjelljen dhe mënyrën e komunikimit të mjekëve dhe infermierëve, kur pacientët kërkojnë shërbime nga ta.

Besim Kodra, drejtor i kësaj shoqate, thotë se shpesh ka ankesa edhe për mungesë ndjeshmërie, për gabime mjekësore apo për barna të pamjaftueshme esenciale.

Sipas tij, ankesat adresohen tek institucionet përgjegjëse, si Ministria e Shëndetësisë, Oda e Mjekëve apo Qendra Klinike Universitare e Kosovës, por, siç thotë ai, ato janë të ngadalshme në trajtimin e tyre.

“Kjo i dekurajon pacientët… kur ata presin gjatë dhe nuk marrin përgjigjen e merituar për ankesa. Fatkeqësisht po ndodh, mandej, që njerëzit e humbin besimin që dikush i zgjidh problemet e tyre dhe e marrin drejtësinë në duart e veta, duke e rrahur mjekun ose infermierin”, thotë Kodra për Radion Evropa e Lirë.

Ditë më parë, një mjek nga Gjilani u arrestua për “trajtim të pandërgjegjshëm” të një fëmije me autizëm, në një klinikë private. Para se të arrestohej, u raportua se familjarë të pacientes 5-vjeçare e sulmuan fizikisht atë. Ata, po ashtu, u ndaluan nga policia.

Me qëllim të rritjes së përgjegjësisë së ofruesve të shërbimeve shëndetësore, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë funksionon Inspektorati Shëndetësor.

Për tre vjet, 385 ankesa

Nga ky inspektorat thonë se, në tre vjetët e fundit, kanë pranuar 385 ankesa të qytetarëve për mantelbardhët – qofshin ata në institucionet publike shëndetësore apo në ato private.

“Në rastet kur është konstatuar se janë shkelur dispozitat ligjore në fuqi, inspektorati ka shqiptuar gjoba administrative, kurse në rastet kur ka pasur dyshime se mund të jenë bërë shkelje profesionale, lëndët e tilla janë dërguar në odat e profesionistëve shëndetësorë, sipas kompetencave të përcaktuara me ligjet në fuqi”, thuhet në një deklaratë me shkrim të këtij inspektorati, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Aty nuk jepen detaje as për natyrën e ankesave të bëra, as për gjobat e shqiptuara.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës thonë se ankesat për mjekë janë “minimale”.

Kryetari i kësaj ode, Pleurat Sejdiu, thotë se gjatë vitit 2022, nuk ka pasur asnjë rast kur është dashur të intervenohet dhe t’i merret leja e punës ndonjë mjeku.

“Shumica e ankesave që kanë ardhur në Odën e Mjekëve, kanë qenë për sjellje jo të hijshme. Ato, në bazë të Kodit të etikës, nuk konsiderohen si shkelje të rënda dhe zakonisht përcillen me dënime, me vërejtje publike”, thotë Sejdiu për Radion Evropa e Lirë.

Me ligjet në fuqi, varësisht shkeljeve që bëjnë profesionistët shëndetësorë, mund të shqiptohen një sërë masash – nga rekomandimi kolegial ose kërkimfalja ndaj pacientit deri te tërheqja e përkohshme ose e përhershme e licencës së punës.

Dyshon në gabimin e mjekëve, por nuk ankohet

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, secili pacient që ndien se i është shkelur ndonjë e drejtë, mund ta shprehë këtë shqetësim në kutitë e ankesave, që janë të vendosura në disa hapësira. Ankesat mund t’i dërgojnë direkt edhe në drejtorinë e QKUK-së apo në drejtorinë e klinikës përkatëse.

Enveri, një pacient që ekipi i REL-it hasi në Klinikën e Oftamologjisë më 1 dhjetor, tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë, edhe pse dyshon se mjekët nuk e kanë operuar siç duhet në syrin e djathtë.

“Pas operacionit më ka humbur pamja komplet. Erdha të operohem prapë, por nuk më futën në operacion, sepse kisha tension të lartë”, tha Enveri, i cili vinte nga një fshat i komunës së Prizrenit.

Operacionin e parë e kreu para pesë muajve dhe gjatë kësaj periudhe tha se nuk është ankuar.

“Nuk ke përse të ankohesh, është gjë pa lidhje. Çfarëdo ankese që mund ta bësh, prapëseprapë pacienti del se ka qenë gabim”, tha Enveri.

REL nuk arriti të bjerë në kontakt me ekipin që ka operuar Enverin.

Nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, nën mbikëqyrjen e të cilit është QKUK-ja, nuk japin informacione të qarta për ankesat që marrin nga pacientët e as për mënyrën e trajtimit të tyre.

“Kutitë e ankesave, të cilat janë të vendosura në çdo hyrje të klinikave të QKUK-së, kohë pas kohe, hapen për të verifikuar nëse ka pasur ndonjë ankesë, e cila do të duhej të shqyrtohej nga anëtarët e komisionit [për ankesa] dhe varësisht formës së ankesës, procedohet tutje”, thuhet në deklaratën me shkrim të QKUK-së dërguar REL-it.

Përfaqësues të Odës së Infermierëve të Kosovës konfirmojnë se, deri më tash këtë vit, u janë marrë licencat gjashtë infermierëve, për shkelje të ndryshme.

“Deri në këto momente kur po flasim, për shkak të sjelljeve jo të mira, ua kemi marrë licencat katër infermiereve, edhe në dy raste të tjera, për shkak se kanë lëshuar certifikata fiktive”, thotë kryetari i kësaj ode, Naser Rrustemi.

Grupi i katër infermiereve lidhet me rastin e keqtrajtimit fizik të një gruaje të moshuar në një shtëpi të pleqve në Pejë, në fillim të nëntorit, ndërsa dy rastet e tjera që përmend Rrustemi, nuk është e qartë se kujt ua kanë lëshuar ato certifikata dhe si janë zbuluar.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se si pacientët që kërkojnë një shërbim të caktuar në QKUK, detyrohen të presin nganjëherë me muaj ose vite.

Udhëheqës të QKUK-së i kanë justifikuar këto pritje me mungesë të stafit ose fluks të madh pacientësh.

Ankesa ka pasur edhe për kushte jo të mira brenda disa klinikave të QKUK-së.

Nën ShSKUK-në funksionojnë QKUK-ja dhe shtatë spitale rajonale: i Gjilanit, i Prizrenit, i Pejës, i Mitrovicës, i Ferizajt, i Gjakovës dhe i Vushtrrisë. Në Kosovë ka edhe qindra institucione private shëndetësore, përfshirë spitale, klinika, laboratorë etj.

You Might Also Like

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova Times December 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, brenda 7 ditëve raporti mbi dëmet

Kosova Times Kosova Times January 6, 2025
Sokol Cikalleshi shënon dygolësh në Turqi
Vdes ish-kamermani i RTK-së, Fatmir Bajrami
Qiproja i shpëtoi 115 emigrantë sirianë në tri ditët e fundit
Trepça sonte kundër Bourgogne Dijon nis sezonin në FIBA Europe Cup
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?