By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bllokimi i rrugës kyçe të Nagorno-Karabakut rrit tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Bllokimi i rrugës kyçe të Nagorno-Karabakut rrit tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
Gjeopolitikë

Bllokimi i rrugës kyçe të Nagorno-Karabakut rrit tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Kosova Times
Last updated: 2022/12/23 at 11:54 AM
Kosova Times Published December 23, 2022
Share
SHARE

Për gati dy javë, dhjetëra mijëra personave u është pamundësuar që ta përdorin rrugën e vetme që lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë. Kjo ka shkaktuar tensione të reja midis Bakusë dhe Jerevanit, duke rritur shqetësimet për një krizë humanitare dhe për rinisjen e konfliktit midis këtyre dy shteteve rivale.

Dhjetëra azerbajxhanas kanë bllokuar rrugën në Korridorin e Laçinit që nga 12 dhjetori. Duke e përshkruar veten si “eko-aktivistë”, ata thanë se po protestojnë për atë që pretendojnë se është eksploatim i paligjshëm i burimeve minerale – përfshirë edhe arin – dhe ndikimit mjedisor në zonën përreth.

Armenët dhe të tjerët akuzojnë Bakunë se ka organizuar protestën në Laçin, me qëllim që t’i bëhet presion Jerevanit dhe armenëve në Nagorno-Karabak, duke theksuar se protestat spontane vazhdimisht shpërndahen shpejt nga policia në Azerbajxhan.

Armenia dhe Azerbajxhani për dekada me radhë janë përplasur për Nagorno-Karabakun. Kjo enklavë, e banuar kryesisht nga armenët etnikë, është pjesë e Azerbajxhanit, por ka qenë nën kontrollin e forcave armene etnike, të mbështetura nga Armenia, që kur një luftë separatiste përfundoi më 1994.

Gjatë luftës gjashtëjavore më 2020, Azerbajxhani rifitoi kontrollin e shumicës së Nagorno-Krabakut dhe territoreve përreth, që kishin qenë nën kontrollin e forcave armene. Mbi 6.500 persona vdiqën në luftime, që përfunduan pasi Rusia ndërmjetësoi një marrëveshje të paqes.

“Pasoja të rënda humanitare”

Bllokimi i Korridorit të Laçinit ka çuar në përplasje midis protestuesve azerbajxhanas dhe trupave ruse, që janë të stacionuara aty si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia më 2020.

Tensionet aktuale midis Azerbajxhanit dhe Armenisë janë diskutuar edhe gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mbajtur më 20 dhjetor. Në këtë takim, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Rusia dhe shtete të tjera i bën thirrje Azerbajxhanit që të rihapë rrugën në Korridorin e Laçinit.

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështje Politike, Miroslav Jenca, tha se ripërtëritja e konfliktit ka të ngjarë që të ketë ndikim në mbarë rajonin e Kaukazit Jugor dhe më gjerë. Ai bëri thirrje që të intensifikohen përpjekjet diplomatike që të arrihet një pajtim i paqes afatgjatë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit “para se të jetë shumë vonë”.

Vazhdimi i bllokimit të rrugës ka bërë që të përkeqësohet situata humanitare në Nagorno-Karabak, tha më 22 dhjetor kryeministri armen, Nikol Pashinian.

Mesazh të njëjtë dha më herët edhe organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch. Nga kjo organizatë deklaruan më 21 dhjetor se bllokimi i Korridorit të Laçinit ka bërë që të ndërpritet qasja në produktet esenciale dhe shërbime për dhjetëra mijëra armenë etnikë që jetojnë në atë zonë. “Prolongimi i bllokadës së rrugës së vetme që lidh Nagorno-Karabakun me pjesën tjetër të botës, mund të çojë në pasoja të rënda humanitare”, tha Hugh Williamson, drejtor i HRW për Evropë dhe Azi Qendrore.

“Pavarësisht se kush po e bllokon rrugën, autoritetet në Azerbajxhan dhe forcat paqeruajtëse ruse, të dislokuara atje, duhet të sigurojnë që qasja të jetë e hapur, të sigurojnë liri të lëvizjes dhe të sigurojnë që banorët të kenë qasje në produktet thelbësore dhe në shërbime”, tha Williamson. “Sa më gjatë që të ketë pengesa në qasje në produkte dhe shërbime, aq më shumë rritet rreziku për civilët”.

Në të njëjtën kohë me bllokimin e rrugës ndodhi edhe ndërprerja e dërgesave të gazit natyror për në Nagorno-Karabak. Furnizimi me gaz, përmes një tubacioni nga Armenia që kalon përmes zonave nën kontrollin e Azerbajxhanit, u ndërpre më 13 dhjetor. Kjo ndalesë bëri që autoritetet de facto të mbyllnin shkollat për shkak të temperaturave të ulëta. Kompania shtetërore e gazit në Azerbajxhan tha se Bakuja nuk kishte gisht në ndërprerjen e furnizimeve.

Si rezultat i aksionit të Azerbajxhanit, civilët në Nagorno-Karabak po vuajnë, tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të 20 dhjetorit, Mher Margarian, ambasadori i Armenisë në OKB. Margarian tha se Armenia e thirri këtë mbledhje urgjente për shkak të, siç tha ai, “fushatës masive të sponsorizuar nga shteti i Azerbajxhanit për të mbështetur protestat përgjatë Korridorit të Laçinit”. Bllokimi i rrugës së vetme që çon për në Nagorno-Karabak, sipas tij, ka “krijuar një krizë humanitare”.

Të paktën 1.100 civilë u bllokuan përgjatë rrugës së mbyllur gjatë javës së kaluar dhe transporti i pacientëve që kanë nevojë të marrin trajtim urgjent në spitalet armene “është bërë i pamundur, gjë që tashmë ka rezultuar me vdekjen e një pacienti që ishte i sëmurë rëndë”, tha Margarian, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Armenët etnikë, banorë të Nagorno-Karabakut, duke qëndruar në qytetin Goris, për shkak të mbylljes së Korridorit të Laçinit. 15 dhjetor 2022.
Armenët etnikë, banorë të Nagorno-Karabakut, duke qëndruar në qytetin Goris, për shkak të mbylljes së Korridorit të Laçinit. 15 dhjetor 2022.

“Kjo ndodhi për shkak të orkestrimit të këtij bllokimi të paligjshëm të Korridorit të Laçinit, nën pretekstin e shqetësimeve mjedisore”, tha Margarian. “Azerbajxhani ka shënjestruar një popullsi prej 120.000 banorësh, duke i izoluar në kushte të rënda humanitare gjatë sezonit të dimrit”, shtoi ai.

Yashar Aliyev, ambasadori i Azerbajxhanit në OKB, tha se sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia në nëntor të vitit 2020, qarku i Laçinit i ishte kthyer Azerbajxhanit. Ai tha se shteti është zotuar që të ofrojë siguri për banorët dhe për makinat që lëvizin përgjatë kësaj ruse. “As Qeveria e Azerbajxhanit, e as aktivistët protestues nuk e kanë bllokuar rrugën në Laçin”, tha Aliyev gjatë mbledhjes së OKB-së.

“Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se rruga është e hapur dhe aty kalojnë makina të ndryshme, përfshirë autoambulanca dhe makina humanitare”, tha Aliyev. “Pretendimet sa i përket pasojave humanitare nga kjo situatë, janë po aq të rreme. Ky nuk është asgjë tjetër pos një manifestim i ri i manipulimit të situatës nga Armenia për qëllime qartazi malinje politike”.

Shqetësime mjedisore?

Lidhur me motivin e vërtetë të këtyre bllokimeve tashmë janë ngritur pyetje. Një hulumtim i Shërbimit Armen të Radios Evropa e Lirë sugjeroi se në mesin e personave që e përshkruajnë veten si aktivistë mjedisorë kishte figura që haptazi kanë shfaqur mbështetjen për Qeverinë e Azerbajxhanit dhe nuk janë të njohur si aktivistë të mjedisit.

Të tjerët kanë thënë se shqetësimet e protestuesve janë legjitime, duke theksuar se trupat ruse në Karabak nuk kanë lejuar zyrtarët nga Ministria e Mjedisit të Azerbajxhanit që të inspektojnë minierat, gjë që përbën atë që Bakuja e quan shkelje të sovranitetit të saj. Kompania e minierave po ashtu ka thënë se i janë shkelur të drejtat.

Azerbajxhanasit duke bllokuar rrugën që lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë.
Azerbajxhanasit duke bllokuar rrugën që lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë.

Zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert Wood, tha para Këshillit të Sigurimit se Uashingtoni “është thellësisht i shqetësuar nga pengesat e vazhdueshme në përdorimin e Korridorit të Laçnit dhe implikimeve humanitare që dalin nga kjo situatë”.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Azerbajxhanit dhe përgjegjësve të tjerë për sigurinë e korridorit, që të rikthejnë lirinë e lëvizjes, përfshirë edhe përdorimin e kësaj rruge për çështje humanitare dhe komerciale, sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Wood.

Zëvendësambasadorja ruse në OKB, Anna Evstigneeva, tha se ditëve të fundit Rusia “ka bërë çdo përpjekje për të siguruar zgjidhje të shpejtë të situatës”. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, tha ajo, furnizimet me gaz natyror po dërgohen për në Nagorno-Karabak dhe lëvizja nëpër këtë rrugë është zhbllokuar pjesërisht.

Sipas marrëveshjes së negociuar nga Kremlini më 2020, Rusia ka dislokuar afër 2.000 trupa në Nagorno-Karabak. Prania e tyre, megjithatë, nuk ka ndaluar forcat e Azerbajxhanit që të bëjnë përparime. Siç ka theksuar Grupi Ndërkombëtar i Krizave: “Kur marrëveshja e armëpushimit u shkel në mars dhe gusht, trupat e Azerbajxhanit morën kontrollin e qyteteve strategjike brenda zonës së Nagorno-Karabakut që patrullohet nga paqeruajtësit rusë”.

Në gusht, Korridori i Laçinit ishte skenë e tensioneve, pasi Bakuja njoftoi se kishte përfunduar seksionin e një rruge të re që kalon përgjatë zonës, duke i mundësuar trupave azerbajxhanase të marrin kontrollin e fshatrave të rajonit dhe duke ngritur pyetje lidhur me fatin e armenëve etnikë që jetojnë në atë zonë.

Një muaj më vonë, në shtator, Nagrono Karabaku u përball me luftimet më të ashpra që nga lufta 44-ditore e vitit 2020. Sipas të dhënave të publikuara nga të dyja palët, mbi 200 pjesëtarë të sigurisë u vranë gjatë përleshjeve në kufirin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Paaftësia e trupave ruse për të mbajtur kontrollin ka nxjerrë në pah atë që shumë analistë e shohin si ndikim të keq të presidentit rus, Vladimir Putin, në këtë rajon të paqëndrueshëm. Ushtria e Putinit aktualisht është futur në një pushtim të kushtueshëm dhe të përgjakshëm të Ukrainës.

Në fund të tetorit, Moska tentoi që të merrte një nismë kur Putin ishte nikoqir i liderëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit në Soçi, por ky samit nuk prodhoi rezultate.
Teksa ndikimi i Moskës duket se po venitet, Uashingtoni dhe Brukseli kanë rritur përpjekjet e tyre diplomatike në rajon.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, vizitoi Jerevanin më 17 dhe 18 dhjetor. Gjatë kësaj vizite ajo fajësoi Azerbajxhanin për shkelje të armëpushimit. Pelosi ishte zyrtarja më e lartë amerikane që ka qëndruar në Armeni që kur ky shtet fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më 1991.

Më 6 dhjetor, gjatë samitit të Bashkësisë Politike Evropiane, që u mbajt në Pragë, Pashinian dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u takuan dhe u pajtuan që të dërgohet një mision i vëzhguesve të BE-së në kufirin Armeni-Azerbajxhan.

Misioni monitorues dymujor përfundoi punën më herët gjatë kësaj jave, tha BE-ja më 19 dhjetor përmes një deklarate.

Misioni monitorues i BE-së gjatë vizitës në provincën Gegharkunik të Armenisë, që gjendet pranë kufirit me Azerbajxhanin. Tetor, 2022. EU monitors visit Armenia's Gegharkunik Province, which borders Azerbaijan, in October.
Misioni monitorues i BE-së gjatë vizitës në provincën Gegharkunik të Armenisë, që gjendet pranë kufirit me Azerbajxhanin. Tetor, 2022. EU monitors visit Armenia’s Gegharkunik Province, which borders Azerbaijan, in October.

BE-ja është e përkushtuar që të ndihmojë Armeninë që të tejkalojë sfidat serioze të sigurisë, por nuk mund “ta shpëtojë” këtë shtet të Kaukazit Jugor, tha ambasadori i ri i Republikës Çeke në Jerevan.

“Një prej detyrave të mia si ambasador çek do të jetë që të dëshmoj dhe t’u tregoj homologëve të mi dhe miqve se ne, si Evropë dhe si Republikë Çeke, nuk e kemi braktisur Armeninë”, tha në një intervistë për REL-in ambasadori Petr Piruncik.

Piruncik po ashtu tha se Rusia, që ka forca ushtarake në Karabak, është përgjegjësja e parë për funksionimin e sigurt të Korridorit të Laçinit, në bazë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Moska, që i dha fund luftës së vitit 2020.

“Pala kryesore që duhet të pyetet se çfarë po ndodh, çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të bëjnë është Rusia, sepse ajo është pajtuar se do të sigurojë se korridori do të jetë i hapur dhe paqja do të mbahet”, tha ai.

You Might Also Like

Pretendimet se Bashkimi Sovjetik ekziston ende ligjërisht — për çfarë bëhet fjalë?

Kthimi i Ukrainës dhe Rusisë në bisedimet e paqes në Turqi, çfarë ka ndryshuar që nga viti 2022?

Tre mësime për Evropën

Tarifat: Pse Trump ka vënë në shënjestër Kinën

Çekistë pa kufi-persekutimi i kundërshtarëve jashtë vendit

Kosova Times December 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Studimi i ri: “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore

Kosova Times Kosova Times September 23, 2023
Një eliksir magjik që pastron mushkëritë: Largon sekrecionet në 5 minuta
Aktakuzë për veprën penale “Mashtrimi” për kontrata pune në Irak, Afganistan dhe Poloni
Maqedonci e Görgün biseduan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Dy burra të vdekur si pasojë e stuhisë në Zagreb
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?