By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit
July 17, 2025
Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar
July 17, 2025
Horoskopi ditor për 17 korrik
July 17, 2025
Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor
July 17, 2025
Moti me diell dhe vranësira të pakta
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Erdogan do të vizitojë ShBA-në në maj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Erdogan do të vizitojë ShBA-në në maj
Rajon / Botë

Erdogan do të vizitojë ShBA-në në maj

Kosova Times
Last updated: 2024/03/29 at 2:59 PM
Kosova Times Published March 29, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara më 9 maj, tha një zyrtar turk i sigurisë, duke i hapur rrugë takimit të parë të udhëheqësit turk në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së presidentit amerikan, Joe Biden.

Vizita në Uashington do të jetë e para që Erdogan do të zhvillojë që nga viti 2019, kur u takua me presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump, me të cilin ka raporte të mira personale. Që kur është zgjedhur Bideni në postin e presidentit më 2020, Ankaraja ka kërkuar që dy udhëheqësit të zhvillojnë një takim kokë më kokë.

Raportet mes dy aleatëve të NATO-s, që përshkruhen me dallime të mëdha në një sërë çështjesh, janë përmirësuar pasi Ankaraja ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO në muajin janar, pas 20 muajsh vonesë që kishte shkaktuar frustrim në Uashington.

Megjithatë, mes Uashingtonit dhe Ankarasë vazhdon të ketë mospajtime për çështje të tjera, përfshirë veriun e Sirisë, ku forcat amerikane mbështesin militantët kurdë që Turqia i konsideron terroristë. Uashingtoni po ashtu po i bën presion Ankarasë që të bëjë më shumë për të ndaluar transitin e mallrave për në Rusi, pasi argumenton se të ardhurat nga to Moska po i përdor për luftën kundër Ukrainës.

Zyrtari turk i sigurisë nuk dha informacione të tjera për vizitën, por tha se zyrtari më i lartë i inteligjencës turke, Ibrahim Kalin, do të takohet me anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së për të biseduar për vizitën e planifikuar dhe për çështje të tjera dypalëshe.

Ende nuk ka ndonjë koment nga Uashingtoni apo nga Ambasada amerikane në Ankara lidhur me këtë vizitë.

Analistët thanë se Bideni dhe Erdogani ka të ngjarë që do të bisedojnë për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Erdogan është një kritik i zëshëm i veprimeve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Analistët parashikuan po ashtu se temë e diskutimeve në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes, përfshirë edhe blerjen e avionëve amerikanë F-16 nga Ankaraja.

You Might Also Like

Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit

Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar

Axhenda ndërkombëtare

Europol dhe Eurojust çmontojnë grupin hakerash pro-rus

Tërmet i fuqishëm në Alaskë, lëshohet paralajmërim për cunami

Kosova Times March 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për të dielën, 21 prill

Kosova Times Kosova Times April 20, 2024
Gjenden 400 trupa në një varr masiv në spitalin e Gazës
Rama: Dita e Evropës shënon unitetin e paqen mes popujve evropianë
Qeverisë dhe ZRrE-së i kërkohet shtyrja e afatit të daljes në tregun e lirë
Erdogan kërkoi anëtarësimin e Turqisë në BE në këmbim të anëtarësimit të Suedisë në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?