By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita: Me padëgjueshmërinë e saj, Qeveria tensionoi veriun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita: Me padëgjueshmërinë e saj, Qeveria tensionoi veriun
Ballina 1Lajme

Opozita: Me padëgjueshmërinë e saj, Qeveria tensionoi veriun

Kosova Times
Last updated: 2022/12/23 at 6:05 PM
Kosova Times Published December 23, 2022
Share
SHARE

Opozita në Kuvendin e Kosovës e akuzoi Qeverinë për situatën në veri të vendit, ku, tash e dy javë, grupe të qytetarëve serbë kanë bllokuar rrugët.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, tha se situata në veriun e banuar me shumicë serbe është “jashtë kontrollit” për shkak të “veprimeve të papërgjegjshme” të Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, Qeveria nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në veri.

“Ishte një kërkesë shumë dashamirëse dhe e arsyeshme nga aleati ynë më i besueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përkrahur fuqishëm nga partnerët evropianë. Kini durim dhjetë muaj të merremi me esencën e problemit dhe jo me derivatet e problemit.”, u shpreh Quni.

Përkundër kërkesës së ShBA-së dhe BE-së për shtyrje të vendimit, Qeveria e Kosovës, më 1 nëntor, ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Për pasojë, përfaqësuesit serbë në veri kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Kosova dhe Serbia, ndërkohë, kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave, por tensionet kanë vazhduar.

Derisa autoritetet e Kosovës kanë qenë duke u përgatitur për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në veri, grupe të serbëve atje kanë sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe ata policorë.

Zgjedhjet janë shtyrë, pastaj, për në pranverë të vitit të ardhshëm.

Më 10 dhjetor, Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-zyrtar të saj serb, nën dyshimet për përfshirje në sulmin kundër zyrtarëve të KQZ-së.

Dhe, arrestimi i Dejan Pantiqit është bërë shkak që grupe të serbëve lokalë të ngrenë barrikada dhe t’i bllokojnë rrugët që çojnë kah vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, tash e dy javë.

Quni tha se me veprimet e njëanshme, pa dakodrim me ndërkombëtarët, Qeveria ka rrezikuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, disa prej të cilëve kanë mbetur të bllokuar në pjesën veriore.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të jetë në kontakt me NATO-n dhe ShBA-në.

“Komunikimi me NATO-n, me ShBA-në për siguri, është i domosdoshëm dhe është detyrë e jotja. Nuk kemi të bëjmë këtu me vullnetin tënd”, tha Berisha.

Kurti, edhe pse i pranishëm në seancë, nuk iu përgjigj këtyre deklaratave, ndonëse në disa raste më herët ka thënë se veprimet e Qeverisë koordinohen me partnerët ndërkombëtarë.

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, tha se përmes tensionimit të situatës në veri, “Serbia po kërkon të vazhdojë luftën, të cilën e humbi dekada më parë”.

Autoritetet në Serbi kanë deklaruar se i mbështesin barrikadat. Ngjashëm edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila funksionon me mbështetjen e Beogradit.

Lista Serbe, një ditë më herët, ka nxjerrë një varg kushtesh për largimin e barrikadave – në mesin e tyre: lirimi i Pantiqit dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Nëse asnjë nga këto nuk pranohet, atëherë serbët sigurisht se nuk do t’i largojnë barrikadat”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dushan Radakoviq, nga organizata joqeveritare Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike, me seli në Mitrovicë të Veriut.

Sipas tij, në këtë situatë duhet të ketë vetëm zgjidhje politike.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka kapacitete për t’i larguar barrikadat, por se i ka dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i zhbllokojë vetë rrugët.

Nëse KFOR-i nuk vepron, “ne do t’i heqim barrikadat”, ka thënë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, më 22 dhjetor.

“Ata [KFOR] kanë kërkuar kohë që ta bëjnë vetë largimin e barrikadave. Ne tani po presim që këtë angazhim të tyre ta realizojnë… Ditëve që po numërohen, po u vjen fundi”, ka thënë Sveçla.

Radio Evropa e Lirë pyeti misionin e KFOR-it nëse do të ndërmarrë ndonjë veprim për largimin e barrikadave dhe nëse mbështet ndonjë operacion të institucioneve të Kosovës për zhbllokimin e rrugëve në veri, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Radakoviq thotë se çdo tentim i Qeverisë së Kosovës për t’i larguar me forcë barrikadat, mund të jetë “vdekjeprurës”.

“Besoj se policia dhe zyrtarët policorë, si dhe komuniteti ndërkombëtar, ambasadat e huaja, nuk do t’i lejojnë institucionet [e Kosovës] ta bëjnë këtë, sepse e dinë më mirë se Sveçla se serbët do të reagonin dhe definitivisht dikush mund të vdesë – serbë apo policë”, thotë Radakoviq.

Më 20 dhjetor, kryeministri Kurti ka thënë në një intervistë për gazetën britanike, Guardian, se është pajtuar që t’i japë kohë KFOR-it për heqjen e barrikadave, por se ato nuk mund të lejohen që të qëndrojnë për kohë të gjatë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se barrikadat do të hiqen kur të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, për të cilin është rënë dakord në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Autoritetet e Kosovës janë kundër këtij asociacioni, me arsyetimin se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik dhe se ai nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

You Might Also Like

Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën

KRM `Pastrimi` njofton qytetarët dhe bizneset për çmimoren e re

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Kosova Times December 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rojet kufitare ruse ndalojnë francezin që po përpiqej të kalonte Euroazinë me biçikletë

Kosova Times Kosova Times September 6, 2025
Vepra e Ismail Kadaresë nominohet për çmimin ndërkombëtar ‘The Booker 2024’
“Taktika frikësimi” për vendet që shkelin sanksionet e BE-së kundër Rusisë
Putin: Marrëdhëniet strategjike mes Rusisë dhe Serbisë forcohen vazhdimisht
“Vuçiq po vrapon pa arsye”: Bosi Wagner thirrje Presidentit te Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?