By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 maj
May 19, 2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
May 19, 2025
Parashikimi i motit për këtë javë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pozita e opozita përplasen për situatën në veri të vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pozita e opozita përplasen për situatën në veri të vendit
Ballina 1Lajme

Pozita e opozita përplasen për situatën në veri të vendit

Kosova Times
Last updated: 2022/12/23 at 3:25 PM
Kosova Times Published December 23, 2022
Share
SHARE

Me një orë vonesë ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Kryetari, Glauk Konjufca tha se dinamika e Kuvendit po varet nga efektiviteti i mazhorancës.

Deputeti vetëvendosjes, Luan Aliu foli për situatën në veri të vendit. Ai tha se edhe 23 vjet pas lufte fqinji verior, Serbia ende po kërcënon me luftë dhe me rikthim të forcave ushtarake që gjatë viteve të 90 kryen gjenocid në Kosovë.

“Ajo kërkon të vazhdojë luftën që e humbi dekada më parë. Mohimi i shtetit të Kosovës dhe pavarësisë përbën rrezik të vazhdueshëm jo vetëm për shtetin tonë , por edhe për ekzistencën tonë. Në veri të vendit paqja mbeti përherë e brishtë. Pakoja e Ahtisarit ishte kompromisi më i dhimbshëm i imponuar nga partnerët ndërkombëtar”, tha ai

Deputeti që ishte i pari që foli në pikën jashtë rendit të ditës në emër të Vetëvendosjes tha se integrimi i veriut nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë e as pas  një dekade dialog në Bruksel, duke akuzuar kështu ish- drejtuesit qeveritar për situatën atje.

“Ajo që na u shpërfaqë ndër vite si integrim  e normalizim i veriut ishte njëfarë kompromisi që bëhej me bandat kriminale të dirigjuara nga Vuçiqi. Lloj- lloj marrëveshje tregtare, politike edhe për të formuar Qeverinë e Kosovës bëhej edhe me kriminelët Radoiçiq e Veselinoviq të cilët edhe u pritën ngrohtësisht në zyrën e ish kryeministrit Haradinaj në blerjen e qetësisë së veriut. Madje ish- kryeministri Thaçi kishte nënshkruar marrëveshjen e 9 prillit 2013 duke garantuar se FSK-ja nuk do të dërgohej atje”, tha ai.

Ndërkohë, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka folur për punën e presidentes Osmani gjatë këtij viti. Tha se asnjë njohje nuk pati Kosova këtë vit duke e quajtur këtë dështim të politikës së jashtme.

“Politika e jashtme është një nga shtyllat kryesore që lidhen me pozitën e presidentes, asnjë angazhim konsistent përveç deklarativ nuk kemi parë nga presidentja për këtë çështje kardinale në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Ka dështuar plotësisht për ta ushtruar këtë rol e për më tepër për mbrojtjen e imazhit të Kosovës si shtet i konsoliduar dhe ka abstenuar nga çfarëdo lloj përballje në interes të vendit. Presidentja është dashur të raportojë pse nuk ka njohje, pse nuk ka anëtarësim në organizata e mekanizma ndërkombëtar, pse nuk ka rezultat në dialog e pse ka degradim të diplomacisë”, tha ajo.

Ndërkohë, Anton Quni deputet i LDK-së, në emër të Grupit foli për gjendjen në veri. Tha se situata aktuale i shërben Serbisë e Rusisë e më së paku Kosovës.

“Nuk po flas ta dramatizoj situatën, por të kuptohet nga të gjithë pesha e situatës së krijuar. Kundërshtari i Republikës së Kosovës, aleati tradicional i Rusisë, është i krijuar nga kurthet, operon me kurthe e jeton nga kurthet e sot veç një detyrë e ka kjo Qeveri të mos vazhdojë të bije në kurthet e kundërshtarit. Në sferën ushtarake të mbrojtjes të sigurisë, të njohësh armikun është detyrë e rrjedhimisht përparësi e madhe”, tha ai.

Ai tha se pa dyshim se policët janë në nivel detyre, pavarësisht kush është në qeveri.

“Janë po të njëjtit policë që në të kaluarën nga vetë kryeministri u ofenduan, bile duke i krahasuar me primatët më primitiv e që u bënin thirrje për të shkuar në Mitrovicë. Ata tani janë atje, bile përtej Mitrovicës në skajin më të largët, janë atje për të kryer detyrën e tyre me nder e përgjegjësi e do të jenë përherë. Ata sot janë krenaria e Kosovës. Shtrohet pyetje a ka pasur mundësi të tjera që nuk krijojnë tensione e rreziqe?

Po, ishte një kërkesë shumë dashamirëse dhe e arsyeshme nga aleati ynë më i besueshëm, SHBA. Ju kryeministër, aleatit të Kosovës iu përgjigjet me faza e fraza periudha e etapa. Kryeministër nuk bëhet të forcohet miqësia me kushte, rata e këste, je ose nuk je mik”, tha ai.

Ndërkaq deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se situata në vend është serioze, ndonëse sipas tij në Kuvend disa nuk po e marrin seriozisht këtë punë.

“Ne jemi të zgjedhur të popullit e kemi për detyrë kombëtare të i dërgojmë disa porosi nga kjo foltore, po e shoh që prapë disa heshtin, por mandatin e kemi prej popullit dhe ne duhet të flasim. Protestat e stilit të Gazimestanit e Milosheviqit në Fushë Kosovë janë metoda të shekullit të kaluar, ato nuk e ndihmojnë zgjidhjen e problemit mes dy shteteve e as qytetarin e cilitdo komunitet në Kosovë. Vuçiqi duhet t’i ndalë këto kopje të lodhura të shekullit të kaluar të stilit të kasapit Milosheviq, sepse as nuk na trembin as nuk kanë efekt”, tha ai, derisa ka kërkuar nga kryeministri të komunikojë me NATO-n e Amerikën. “Kjo është detyrë e jotja e nuk ka të bëjë me vullnetin tënd”.

Ndaj deklaratës së deputetes, Eliza Hoxha ka reaguar deputeti, Haxhi Avdyli. Ai tha se numri i takimeve të presidentes ka qenë i lartë duke nisur nga presidenti Biden .

“Puna e saj flet e nuk ka nevojë te flasim e prezantojmë fakte sepse kur janë fatet , fjalët janë të tepërta. Barometrat e vendosin presidenten si personin më të pëlqyeshëm në Kosovë ku 59 për qind e të anketuarve sipas barometrit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor janë të kënaqur me punën e saj”, tha ai.

Sipas tij, gjithë kjo punë po kurorëzohet me rezultate të shumta në skenën globale ku sot Kosova nuk është temë, por është palë. Sot, Kosova ka arritur  për jetë të parë të realizojë atë që është tentuar dhe janë hapur shampanjat në të kaluarën, për liberalizimin e vizave e kjo do të ndodhë shpejtë. Sot, Kosova është në hapin e fundit drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës e organizata tjera e kjo është fryt i punës së presidentes.

Përplasje mes Musliut të PDK-së e kryeministri Kurti

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu është përplasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kohën e pyetjeve parlamentare.

Fillimisht replikat e kundër replikat mes parlamentares nga PDK-ja e shefit qeveritar nisën rreth një premtimi elektoral që Musliu tha se e kishte bërë Kurti për ndërtimin e disa objekteve për 4 mijë familje, për çka tha se ende asgjë nuk  ka lëvizur në atë drejtim.

Kreu qeveritar tha se po bëhet studimi për realizmin e këtij projekti, i cili sipas tij, pritet përfundojë brenda pak ditësh. “Duhet të bëhet analizë e përfituesve potencial, ligjeve dhe modelet më të përshtatshme për të realizuar këtë projekt”, iu përgjigj Kurti deputetes Musliu.

Ai tregoi se për realizimin e këtij projekti janë përzgjedhur 5 komuna, Prishtina, Prizreni, Gjilani, Peja e Mitrovica derisa tha se i është kërkuar komunave të dërgojnë tokën komunale në dispozicion.

Por, Musliu ka insistuar të dijë se kur qytetarët do t’i kenë ato banesa, meqë tha se ishte premtim elektoral para dy vjetësh.

Kreu qeveritar tha se ndryshe nga qeveritë e kaluara ata marrin kohë në planifikim e jo në ekzekutim. “Ne dëshirojmë ekzekutim sa më të shpejtë e mendim e planifikim sa më të thellë, është e kundërta e qeverisjeve të mëhershme”, tha ai.

Diskutimet mes tyre vazhduan edhe kur deputetja e PDK-së e pyeti kryeministrin pse ende në shumë ministri ka ushtrues detyre të sekretarëve permanent e nuk po zgjidhen ata.

E pakënaqur me përgjigjen që mori nga kryeministri, Musliu iu drejtua të parit të qeverisë duke i thënë “Jeni mësuar veç të flisni pa thënë asgjë”.

Ndaj saj reagoi kryeministri duke e pyetur nëse ajo ka kuptuar se çka iu përgjigj ai.

Pas kësaj deputetja e PDK-së e ka quajtur kryeministrin “hajgarexhi”.

“Ky “hajgarexhia” që e ka bërë shtetin llugë nuk i shiten më mashtrimet”, tha ajo.

Kryeparlamentari Konjufca vazhdimisht ka kërkuar nga deputetja e PDK-së që të ketë kujdes më fjalorin kur flet me kryeministri e vendit.

You Might Also Like

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Parashikimi i motit për këtë javë

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

Kosova Times December 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Perversiteti politik i Vjosa Osmanit!

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
VIDEO shqetësuese: Një notues u zhyt nën akull, më pas humbi orientimin…
Udhëheqësi i Hamasit në Bregun Perëndimor vdes në paraburgimin izraelit
Taxhikistani i arreston disa persona në lidhje me sulmin në Moskë
Në Gjakovë mbahet debat publik për projektligjin e KPM-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?