Shumica e krimeve makabre serbe mbi popullin civil të Kosovës gjatë periudhës së luftës, janë të dokumentuara edhe vizuelisht nga koleksionisti Esat Shala. Ai kërkon nga shteti që t`i dalë në ndihmë, që këto dëshmi të ruhen nga shteti.
Në luftën e fundit në Kosovës u vranë mbi 11 mijë shqiptarë nga forcat serbe.
Prej tyre 8662 ishin civil shqiptarë të paarmatosur e mbi 2 mijë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Forcat ushtarake dhe policore serbe kryen rreth 400 masakra e fshati me numrin më të madh të personave të masakruan është Meja e Gjakovës mbi 300 të masakruar. Ushtria e policia serbe nuk kursyen fëmijët, të rinjtë gra e të moshuar.
20 mijë gra u dhunuan e mbi 1600 persona edhe 23 pas luftës figurojnë të humbur.
Rreth 1 milion shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, kurse serbët dogjën mbi 100 mijë objekte e që vlera e dëmit vlerësohet të jetë 22 miliardë dollarë amerikanë.
Për këto krime e këtë gjenocid që Serbia ka kryer në Kosovës, ekzistojnë fakte e dëshmi të shumta.
Por, 2000 mijë kaseta e 4000 mijë orë incizim për atë çfarë ka bërë shteti serbë dy dekada më parë mbi shqiptarët në Kosovë, rrezikojnë të humbin.
Pikërisht për këtë, Esat Shala ka kërkuar ndihmën e shtetit për digjitalizimin e këtyre materialeve.
Ndonëse një person privat ka arritur të mbledhë gjithë këtë material dëshmues të krimeve serbe, Agjencia Shtetëror e Arkivave të Kosovës nuk e ka asnjë video, fotografi apo dokument mbi atë se çfarë kanë bërë forcat serbe 20 vjet më parë në Kosovë.
Pikërisht në lidhje me këtë, Ministria e Drejtësisë parë një viti i kishte bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës e organizatave që posedojnë dëshmi e fakte të krimeve të kryera gjatë luftës nga forcat serbe, t’i dërgojnë ato në email, të cilin ministra e kishte publikuar. Në një përgjigje me shkrim për RTK-në nga kjo ministri, kanë thënë se gjatë kësaj kohe, Ministria e Drejtësisë ka pranuar një numër të dhënash në formë të shkruar, foto, por edhe video.
Më tej në këtë përgjigje thuhet se, me themelimin dhe funksionalizimin e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Ministria e Drejtësisë do t`i bartë të gjithë dokumentacionin dhe dëshmitë e pranuar në këtë Institut.