Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
“I nderuar Imzot Dodë Gjergji, të dashur vëllezër dhe motra të krishterë, për shumë mot Krishtlindja!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Haradinaj me këtë rast ka uruar edhe shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë.
“Gjithashtu, uroj miqtë tanë, shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre! To all friends, Merry Christmas!”, ka shkruar ai.