By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mes kujtimeve e mallit, fundviti për gazetaret ukrainase në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mes kujtimeve e mallit, fundviti për gazetaret ukrainase në Kosovë
Ballina 1Lajme

Mes kujtimeve e mallit, fundviti për gazetaret ukrainase në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/24 at 4:47 PM
Kosova Times Published December 24, 2022
Share
SHARE

“Festa nuk është afruar akoma te ne. Ajo do të afrohet kur lufta të përfundojë dhe të fitojë Ukraina”, thotë Lyudmila Makey për Radion Evropa e Lirë.

Lyudmila është një prej disa gazetarëve ukrainas që kanë gjetur strehim në Kosovë, pak javë pasi Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tyre, më 24 shkurt.

Për festat e këtij fundviti, thotë se ka vendosur të mos e zbukurojë fare shtëpinë e saj të përkohshme në Prishtinë, por ka punuar disa zbukurime për bredhin e Vitit të Ri, për t’ua dhuruar njerëzve që i takon.

Dekorime për Krishtlindje, pikturuar nga gazetarja ukrainase, Lyudmila Makey.
Dekorime për Krishtlindje, pikturuar nga gazetarja ukrainase, Lyudmila Makey.

Edhe pse Kosovën e sheh si shtëpi të dytë dhe është falënderuese për mikpritjen që i është ofruar, Lyudmila nuk harron dot ëndrrat e saj për këtë fundvit që i mbetën të parealizuara.

“Krishtlindjet e kaluara ishin shumë interesante për ne, sepse erdhi vajza ime më e vogël, e cila u fejua me të dashurin e saj. Festa ishte shumë interesante, sepse ne mirëpritëm një anëtar të ri të familjes sonë. Po të mos ishte lufta, do të ishin martuar këtë vit”, rrëfen Lyudmila.

Asaj i mungojnë veçanërisht traditat e fundvitit që nuk i harronin asnjëherë në shtëpinë e prindërve të saj. Kujton me mall historinë e njohur për këdo në familjen e saj se si, kur ishte ende e vogël, një ditë para Krishtlindjeve, i kishte humbur nënës së saj rrugës për në shtëpinë e gjyshes, si pasojë e borës së madhe që kishte mbuluar rrugët e Kirohovradit në Ukrainë.

Edhe aroma e portokajve ia kthen në mendje fëmijërinë, pasi që çdo vit merrte një pako dhuratash nga daja i saj që jetonte në Shën Petersburg të Rusisë – një pako të mbushur me portokaj, lodra e bonbone.

Gazetarja ukrainase, Lyudmila Makey, në zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Gazetarja ukrainase, Lyudmila Makey, në zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Frika se vendlindja e saj mund të goditet kurdo nga raketat ruse dhe “nuk do t’i shohë kurrë më” familjarët dhe miqtë, bën që gazetarja ukrainase të ketë një dëshirë të vetme.

“Ne do t’i lutemi Zotit dhe, kur të jetë qielli i hapur, Zoti do t’i dëgjojë lutjet tona që lufta të përfundojë dhe ne të kthehemi në Ukrainë”, thotë ajo, duke iu referuar besimit në Ukrainë se në ditën e Krishtlindjeve, qielli është i hapur dhe Zoti dëgjon dëshirat e njerëzve.

Edhe pse rreth 1.600 kilometra larg vendlindjes, Lyudmila ka disa bashkëkombas pranë.

Janë së paku 13 gazetarë ukrainas që janë vendosur në Kosovë përmes programit “Journalists in Residence – Kosovo” – i iniciuar nga dy organizata evropiane të gazetarëve dhe i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

Ëmbëlsira festive për gazetarët ukrainas në Kosovë, të dhuruara nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Ëmbëlsira festive për gazetarët ukrainas në Kosovë, të dhuruara nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Një prej tyre është edhe Iryna Synelnyk, që ka arritur në Kosovë në korrik të këtij viti. Ajo thotë se asnjëherë nuk e ka imagjinuar se Krishtlindjet do t’i presë këtë vit në Kosovë, pasi që më herët nuk ka ditur asgjë për këtë vend.

Krishtlindjet në familjen e saj nuk janë karakterizuar nga gjëra të reja dhe ndryshime të mëdha – ajo thotë se e dekoronin bredhin me të njëjtat zbukurime që kanë qenë pjesë e familjes që nga koha e gjyshërve të saj.

Gazetarja ukrainase, Iryna Synelnyk, dhe ëmbëlsirat në zyrën e AGK-së në Prishtinë.
Gazetarja ukrainase, Iryna Synelnyk, dhe ëmbëlsirat në zyrën e AGK-së në Prishtinë.

Por, këtë herë, Iryna nuk do ta dekorojë fare shtëpinë e saj të përkohshme në Prishtinë.

Viti 2022 ka qenë veçanërisht i vështirë për të, pasi që përveçse është detyruar ta lërë vendlindjen e saj, ka humbur babanë shkaku i sëmundjes COVID-19 dhe ka përfunduar projekti ku punonte si gazetare.

“Vitin e kaluar, dëshira ime ishte, si gjithmonë, të jemi të shëndetshëm dhe të gjej një punë të re sepse përpara festës së Vitit të Ri përfundoi projekti im për të cilin po punoja. Vitin e Ri 2023 e mirëpres me shpresën se 2023-ta do të jetë një vit fitimtar për Ukrainën”, thotë Iryna për Radion Evropa e Lirë.

Ajo tregon se nuk e ka aspak ndjenjën festive dhe se nuk do të zbukurojë bredh e as të blejë dhurata, pasi që i duket “sikur po e tradhton vendin” e saj.

“E kuptoj në mendje që është festë, por shpirti nuk më lejon të festoj. Dekorimet dhe qytetin e dekoruar i shikoj shumë larg, sepse e kuptoj që lufta vazhdon ende në vendin tim”, thotë Iryna.

Një engjëll druri në xhemperin e verdhë të gazetares ukrainase, Iryna Synelnyk.
Një engjëll druri në xhemperin e verdhë të gazetares ukrainase, Iryna Synelnyk.

Irynas i mungon lumturia që kishte në fëmijëri kur shihte një babadimër me një thes të madh me dhurata pranë bredhit të zbukuruar në shkollën e saj. Ai babadimër gjithmonë bënte që Iryna ta kishte një pyetje të vetme në mëndje.

“Gjithmonë pyesja veten se çfarë vendoste në të. Çfarë kishte në çantë se ai ishte aq e madhe”, thotë Iryna me zërin e ndryshuar nga e qeshura që e kaplon teksa kujton fëmijërinë e saj.

Ajo mërzitet që nuk po arrin ta shijojë edhe fëmijërinë e mbesës së saj, por shprehet e kënaqur që të paktën ka ukrainas tjerë përreth vetes në Kosovë.

“Është shumë mirë që të mos mbetem vetëm”, thotë Iryna.

You Might Also Like

Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama

Rrahje mes të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë

Aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kaçanik ndaj dy të pandehurve

Policia shqipton 1706 gjoba trafiku për 24 orë

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kosova Times December 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Rrugës për në NATO. Wagner – për pikëpamjet e ukrainasve

Kosova Times Kosova Times July 14, 2023
BE mund të vendosë sanksione kundër ish-gruas së Putinit
Insajderi: fëmijët e zyrtarëve që mbështesin luftën po pushojnë në vendet e NATO-s
Trupi i një britaniku është gjetur në një apartament në Beograd, tmerrohet pronari
Çfarë tregon për lidhjet ShBA-Rusi shpërfillja e paralajmërimit për sulmin në Moskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?