By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lansohet pilot projekti për ndërlidhjen e qytetarit me adresë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lansohet pilot projekti për ndërlidhjen e qytetarit me adresë
Lajme

Lansohet pilot projekti për ndërlidhjen e qytetarit me adresë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/25 at 11:34 AM
Kosova Times Published December 25, 2022
Share
SHARE

Gjatë kësaj jave është prezantuar dhe lansuar projekti për krijimin e sistemit elektronik për lidhjen e qytetarit me adresë. Mungesa e sistemit të unifikuar të adresave krijon probleme për një sërë fushash, si taksat, regjistrimi civil, të drejtat pronësore, qasja në drejtësi dhe administrimi i zgjedhjeve.

Për të adresuar sfida të tilla, institucionet e Kosovës të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë kanë filluar punën për krijimin e Sistemit të Adresave që nga viti 2010, sistem ky  që vazhdon të zbatohet tani, mirëpo së cilës i ka munguar ndërlidhja e saj me qytetarin për të shërbyer maksimalisht në funksionin për të cilën është krijuar.

Pilot projekti për krijimin e sistemit elektronik për lidhjen e qytetarit me adresë ka si qëllim evidentimin e saktë të adresave për qytetarët e Republikës se Kosovës. Përmes këtij sistemi, i cili bazohet në të dhënat që merr nga Sistemi i Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile (ARC) dhe Sistemi i Informimit të Regjistrit të Adresave (AKK), synohet të bëhet ndërlidhja e regjistrit të gjendjes civile me regjistrin e adresave, duke krijuar adresë unike për secilin shtetas që jeton në Kosovë.

Një ndërlidhje e tillë ndikon në përmirësimin e situatës në disa fusha, siç është ofrimi i shërbimeve për qytetarët, siguria e dokumenteve, proceset elektorale, luftimin e krimit, dhe në tërësi në situatën e sigurisë në vend. Mungesa e një sistemi të unifikuar adresash është përfshirë gjithashtu në agjendën e integrimit evropian, ku saktësia e listës së votuesve është një ndër prioritetet e ERA II tek fusha e reformës zgjedhore.

Këtë javë ka filluar trajnimi i rreth 20 punonjësve dhe mbikëqyrësve që do të dalin në terren në sistemin që e bën të mundur këtë ndërlidhje, sistemin SELQA. Përmes këtij sistemi, pas vizitave në terren, ata do të mund të shtojnë të dhëna të duhura e të sakta për identifikimin e qytetarëve në adresat e tyre, në bashkëpunim edhe me zyrtarët komunal të gjendjes civile dhe urbanizmit.

Prezent gjatë lansimit ishin përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Agjencia e Regjistrimit Civil, Agjencia Kadastrale e Kosovës, GIZ dhe Ambasada Gjermane. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

Kosova Times December 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PDK: Propozimi evropian është i pamjaftueshëm

Kosova Times Kosova Times March 17, 2023
Rubla ruse pëson zhvlerësimin më të madh në 17 muaj
Mbështetësit e Asadit sulmojnë policinë në Siri – Ka të vdekur dhe të plagosur
E nxorën me dhunë nga lokali, Prokuroria kërkon hetime për keqtrajtimin e vajzës së mitur
Parandalohet kontrabanda në Vërmicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?