By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina do ta kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ukraina do ta kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina do ta kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit

Kosova Times
Last updated: 2022/12/26 at 3:21 PM
Kosova Times Published December 26, 2022
Share
SHARE

Ukraina pritet ta kërkojë të hënën përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB), dhjetë muaj që nga nisja e ofensivës ruse në Ukrainë, ndërkohë që lideri i Rusisë, Vladimir Putin, po e akuzon perëndimin se po tenton ta “shkatërrojë” vendin e tij.

Të dielën, ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, tha se Kievi zyrtar do të kërkojë që Rusisë t’i hiqet statusi si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së – ku e ka një ulëse bashkë me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Kinën.

“Nesër ne do ta shprehim zyrtarisht qëndrimin tonë. Ne e kemi një pyetje shumë të thjeshtë: A ka Rusia të drejtë të mbetet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe thjesht të jetë në Kombet e Bashkuara?”, tha Kuleba.

“Ne e kemi një përgjigje bindëse dhe të arsyeshme – jo, nuk ka [të drejtë]”.

Pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të fuqishëm të Sigurimit, me 15 ulëse, kanë të drejtën e vetos që mund ta përdorin për ta bllokuar çfarëdo rezolute.

“Bashkimi i popullit rus”

Të dielën, presidenti rus, Putin, tha se ofensiva e tij në Ukrainë ka për qëllim ta “bashkojë popullin rus”, ndërsa i akuzoi “kundërshtarët gjeopolitik” se synojnë ta shkatërrojnë “Rusinë historike”.

Putini e ka përdorur konceptin e “Rusisë historike” për të argumentuar se ukrainasit dhe rusët janë një popull, duke e kundërshtuar kështu sovranitetin e Kievit dhe duke e arsyetuar ofensivën në Ukrainë.

“Përçarje dhe mposhtje, këtë kanë kërkuar gjithmonë ta arrijnë dhe vazhdojnë ta synojnë”, tha Putin në një intervistë televizive.

“Por, qëllimi ynë është tjetër: ta bashkojmë popullin rus”.

Ai përsëriti se Moska është e gatshme për negociata dhe u duk i qetë kur u pyet për sistemin e ri të mbrojtjes ajrore me të cilin do ta furnizojë Ukrainën ShBA-ja.

“Natyrisht se do ta shkatërrojmë atë, 100 për qind!”, tha Putini, duke iu referuar sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot që iu premtua presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Javën e kaluar, Zelensky mori zotime për përkrahje nga Uashingtoni gjatë vizitës së tij të parë jashtë Ukrainës që nga nisja e luftës në shkurt.

Ndihmat financiare dhe ushtarake nga perëndimi kanë qenë kyçe në fitoret ukrainase kundër ushtrisë ruse, përfshirë këtu atë në Herson – kryeqytetin e vetëm rajonal që kontrollohej nga Rusia.

Edhe pse Rusia është mbrapsur nga Hersoni, qyteti mbetet brenda rrezes së armëve ruse dhe është nën rrezik të vazhdueshëm.

Krishtlindjet sfiduese

Të dielën, këmbanat e kishave u dëgjuan në të gjithë Kievin ndërsa të krishterët ortodoksë morën pjesë në shërbimet e Krishtlindjeve, në një distancim nga udhëheqësit shpirtërorë rusë, të cilët do ta shënojnë këtë festë dy javë më vonë.

Në një shërbim në qendër të Kievit, besimtarja Olga Stanko tha për agjencinë e lajmeve AFP se ajo e mbështet çdo lëvizje që e distancon Ukrainën nga Rusia.

“Lufta na ka sjellë kaq shumë pikëllim,” tha ajo. “Ne nuk mund ta bëjmë këtë me Rusinë, të mbetemi nën ndikimin e saj.”

Vendimi i disa kishave të Ukrainës për të festuar Krishtlindjet më 25 dhjetor nxjerr në pah përçarjen e thellë mes udhëheqësve fetarë në Kiev dhe Moskë.

Ukraina kishte qenë nën udhëheqjen fetare të Moskës të paktën që nga shekulli i 17-të, por një pjesë e Kishës Ortodokse të Ukrainës u shkëput nga Moska në vitin 2019 shkaku i aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe mbështetjes ruse për separatistët në lindje të Ukrainës.

Në maj, dega e mbështetur nga Rusia e Kishës Ortodokse të Ukrainës i ndërpreu lidhjet me Moskën.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times December 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO: Musk mbajti një konferencë për shtyp lamtumire me Trumpin

Kosova Times Kosova Times May 30, 2025
Niset nga aeroporti i Prishtinës për në Dortmund, aeroplani kthehet mbrapsht, kjo është arsyeja
Guvernatori i rajonit Murmansk ne Rusi sulmohet me thikë
S`ka fitues në finalen e Kupës, Ballkani e Prishtina luajnë në shtesë
Në Cërnushës do bëhet përurimi i tri shkronjave emblemë të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?