By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protestë para Ambasadës serbe në Tiranë për shkak të situatës në veri të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Protestë para Ambasadës serbe në Tiranë për shkak të situatës në veri të Kosovës
Ballina 2Rajon / Botë

Protestë para Ambasadës serbe në Tiranë për shkak të situatës në veri të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/12/27 at 3:32 PM
Kosova Times Published December 27, 2022
Share
SHARE

Disa qytetarë protestuan të martën para Ambasadës së Serbisë në Tiranë të Shqipërisë. Të nxitur nga situata në veri të Kosovës, qytetarët u mblodhën para Ambasadës serbe duke kërkuar zgjidhje për këtë situatë.

Me veshje kombëtare të trevave të ndryshme shqiptare, me flamuj të Shqipërisë, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, protestuesit brohoritën slogane sikurse “Hiqni duart nga Kosova, Mitrovica është e jona”.

Protesta në Tiranë nisi me këndimin e himnit kombëtar shqiptar dhe përveç qytetarëve nga Shqipëria, në të morën pjesë edhe qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Qytetarët e mbledhur thanë se po protestojnë kundër politikave “destabilizuese dhe luftënxitëse nga Serbia”.

Aktivistët e shoqërisë civile kërkuan nga Qeveria e Shqipërisë që të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë dhe të ngrijë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara midis dy shteteve.

Në deklaratën që u lexua para protestuesve, organizatorët kërkuan nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të thërrasë Këshillin e Sigurisë. Një thirrje e tillë ka ardhur edhe nga përfaqësues të partive të vogla të opozitës në Shqipëri.

“Komuniteti ndërkombëtar të mos tërhiqet përballë agresionit serbo-rus”, tha një prej organizatorëve të protestës.

Prtesta para Ambsadës së Serbisë në Tiranë.
Prtesta para Ambsadës së Serbisë në Tiranë.

Në protestën, që u mbyll qetësisht, qytetarët mbajtën disa pankarta me mesazhe sikurse “Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, “Gjithë trojet shqiptare janë me ty Kosovë”, “Trepça dhe Ujmani janë pasuri e Kosovës”, e të tjera.

Protesta në Tiranë u mbajt, teksa për të 18-tën ditë me radhë, disa nga rrugët e veriut të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë bllokuar nga barrikadat e vendosura nga disa serbë lokalë.

Policia shqiptare para Ambasadës serbe në Tiranë të Shqipërisë.
Policia shqiptare para Ambasadës serbe në Tiranë të Shqipërisë.

Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – janë bllokuar që nga 10 dhjetori. Disa serbë lokalë ngritën barrikadat në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici të Kosovës.

Dejan Pantiq dyshohet se ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Më 27 dhjetor, autoritetet në Kosovë njoftuan se janë ngritur dy barrikada të reja në veri, një në qytetin e Mitrovicës së Veriut dhe një drejt një rruge që çon për në Zveçan.

Kosova akuzon “bandat kriminale” që kanë mbështetjen e Serbisë për ngritjen e barrikadave, ndërkaq Serbia ka përkrahur ato dhe ka thënë se barrikadat nuk do të hiqen derisa Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times December 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kërcënimet skandaloze të ambasadorit rus Bosnje-Hercegovinës…

Kosova Times Kosova Times December 30, 2022
FSK avancon trajnimin e pjesëtarëve me mbështetjen e Ushtrisë Amerikane
Kryeministri libanez bën thirrje për armëpushim përgjatë kufirit me Izraelin
ShBA-ja, BE-ja dhe Britania thonë se “ndarja” në Bosnje është e pamundur
Macron flet për herë të parë pas vendimit të Le Pen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?