By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb
January 31, 2026
Peja mposht bindshëm Rahovecin
January 31, 2026
LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm
January 31, 2026
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KGjK-ja i reagon Kurtit për Pantiqin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KGjK-ja i reagon Kurtit për Pantiqin
Lajme

KGjK-ja i reagon Kurtit për Pantiqin

Kosova Times
Last updated: 2022/12/28 at 6:18 PM
Kosova Times Published December 28, 2022
Share
SHARE

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shprehur shqetësim për “kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për t’u informuar me emrin e gjyqtarit”, i cili ka marrë vendim ligjor për ndërrimin e masës së ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

“Rikujtojmë kryeministrin se gjyqtarët janë dhe duhet të jenë të pavarur gjatë ushtrimit të detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, ndërsa tendencat për ndërhyrje janë të papranueshme dhe si të tilla i dënojmë fuqishëm”, thuhet në reagimin e KGjK-së.

Në këtë reagim thuhet se “Këshilli Gjyqësor publikisht e informon kryeministrin Kurti se bazuar në Kushtetutë dhe Ligj, personi zyrtar kompetent që ka marr këtë vendim quhet Gjyqtar i Republikës së Kosovës, vendimet e të cilit duhet të respektohen pa i komentuar, pa përjashtim, përfshirë edhe Qeverinë”.

Kurti gjatë një konference për media më 28 dhjetor tha se është “shumë kureshtar të kuptoj se cili është ai prokuror që bën këtë kërkesë e cili është ai gjyqtar i procedurës paraprake që e aprovon”.

Kundër vendimit për Pantiqin u shpreh edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e cilësoi si “aktin më të rëndë që mund t’i bëhej vendit nga institucionet që do të duhej të ishin shembulli më i mirë i mbrojtjes së qytetarëve dhe rendit tonë kushtetues”.

Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmoi të mërkurën se Pantiqit i është ndryshuar masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak, dhe tha se ky ndryshim u bë për shkak të gjendjes shëndetësore të ish-policit serb.

Arrestimi i Pantiqit, nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Barrikadat u vendosën nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – ka paraqitur disa kushte për largimin e barrikadave, dhe njëra ndër to ka thënë se është edhe lirimi i serbëve të arrestuar.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

Uashingtoni dhe Brukseli u bënë thirrje të gjithëve që të marrin veprime të menjëhershme për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

You Might Also Like

Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb

LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm

“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

Kosova Times December 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vriten tre persona nga sulmet ruse në ndërtesat e banimit në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times March 13, 2024
E PREFERUARA E SULTANIT
Patriarku Kirill: Vdekja në Ukrainë “ju pastron nga mëkatet”
Basha: Deputetët opozitës po e bojkotojnë konstituimin e Kuvendit
Sulm, faj, akuza: Thirrje për hetime të pavarura në Ibër-Lepenc
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?