By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Giouvarlakia” italiane: supë me qofte gjeldeti të pjekur
December 7, 2025
Gjelle me kërpudha, spinaq dhe pulë
December 7, 2025
Supë franceze me qepë: receta dhe historia e pjatës ikonike
December 7, 2025
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të modernizojnë triadën e tyre bërthamore
December 7, 2025
Putini është i kënaqur me gjithçka. Si u prit presidenti rus në Indi
December 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Merdarja mbetet e mbyllur për qarkullim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Merdarja mbetet e mbyllur për qarkullim
Ballina 1Lajme

Merdarja mbetet e mbyllur për qarkullim

Kosova Times
Last updated: 2022/12/28 at 10:37 AM
Kosova Times Published December 28, 2022
Share
SHARE

Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim, thuhet në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në anën serbe të Merdares, sipas autoriteteve të Kosovës, janë vendosur barrikada për rreth dy kilometra para arritjes në këtë pikë kufitare.

Policia e Kosovës tha se bllokimi i Merdares është “i kundërligjshëm” dhe po pamundëson lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Mbrëmjen e 27 dhjetorit, Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se “grupet kriminale serbe” bllokuan kufirin në Merdare dhe ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të diasporës që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për të arritur në Kosovë.

Rruga Prishtinë-Nish, që kalon përmes Merdares, përdoret për qarkullim nga diaspora e Kosovës, por edhe nga serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër.

Për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë, autoritetet në Kosovë, që nga 10 dhjetori janë mbyllur përkohësisht edhe dy pika të tjera kufitare me Serbinë, atë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Grupe të serbëve lokalë kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.

Dejan Pantiq, sipas autoriteteve, dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që prej kur janë vendosur barrikadat 19 ditë më parë, në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Cak i sulmeve kanë qenë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), patrulla të KFOR-it dhe gazetarët.

Qeveria e Kosovës tha të hënën se është në komunikim të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe po pret që ata të veprojnë, duke theksuar që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hequr barrikadat.

Ndryshe, përveç pikëkalimeve kufitare të Merdares, Jarinjës dhe Bërnjakut – që aktualisht janë të mbyllura – Kosova dhe Serbia kanë edhe tri pika të tjera kufitare: Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Pritja për hyrje dhe dalje në këto pika kufitare, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, është nga 3 deri në 15 minuta.

You Might Also Like

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

Vdes veterani i UÇK-së, Shani Kurtaj

Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shqiptare

Nesër fillon `Java Kundër Korrupsionit 2025`

Elezi: Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistruar

Kosova Times December 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Garda Revolucionare e Iranit konfiskon një anije afër Ngushticës së Hormuzit

Kosova Times Kosova Times April 13, 2024
Një muaj arrest shtëpiak për sulmuesit në Kontrollin e Fluturimeve në Shkup
KFOR me ushtrim për kontrollin e turmave dhe trazirave
Inspektorati Policor i Kosovës pranoi sot një automjet si donacion nga EULEX-i
Skandali që po e dridhë Serbinë: I dërguan për të filmuar në mënyrë të paligjshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?