By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zelensky për sulmin në Yarovaya
September 9, 2025
Vjen reagimi i Shtëpia e Bardhë: Trump nuk i miraton sulmet izraelite ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha
September 9, 2025
Ministrja suedeze ra në skenë gjatë deklaratave të saj për mediat, kolegët dhe gazetarët e saj i erdhën në ndihmë
September 9, 2025
Izraeli sulmon Dohën, shumë reagime. Hamasi publikon emrat e të vrarëve: “Negociatorët mbijetuan”
September 9, 2025
Hamasi publikoi një listë të të vrarëve në sulmin izraelit. “I gjithë ekipi negociator mbijetoi”
September 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për kë është e rëndësishme Merdarja?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Për kë është e rëndësishme Merdarja?
Ballina 1Lajme

Për kë është e rëndësishme Merdarja?

Kosova Times
Last updated: 2022/12/29 at 12:26 AM
Kosova Times Published December 28, 2022
Share
SHARE

Mbyllja e vendkalimit kufitar në Merdare, që lidh Kosovën dhe Serbinë, prek më shumë eksportet serbe, thonë zyrtarë të Doganave të Kosovës.

Zëdhënësi Adriatik Stavileci thotë se, brenda një dite, përmes kësaj pike qarkullojnë rreth 150 kamionë me mallra – kryesisht nga Serbia.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Serbia eksporton në Kosovë, brenda ditës, mallra me vlerë deri në një milion euro.

Brenda një viti, vlera e importeve nga Serbia në Kosovë arrin në mbi 300 milionë euro, ndërsa vlera e eksporteve të Kosovës në Serbi nuk i kalon 40 milionë euro.

Kufiri në Merdare është mbyllur mbrëmjen e 27 dhjetorit, pasi disa qytetarë kanë vendosur barrikada me kamionë, rreth dy kilometra në brendi të Serbisë, në mbështetje të, siç kanë thënë, serbëve në Kosovë.

Nga 10 dhjetori janë bllokuar edhe dy vendkalime të tjera kufitare me Serbinë, përkatësisht Jarinja dhe Bërnjaku.

Grupe të qytetarëve serbë i janë përgjigjur kështu arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, nën dyshimet për sulm ndaj disa zyrtarëve kosovarë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Stavileci thotë se qytetarët dhe bizneset e Kosovës janë orientuar të përdorin tri vendkalimet tjera kufitare me Serbinë, që mbesin të hapura: Mutivoda, Dheu i Bardhë dhe Muçibaba.

“Kosova, fatmirësisht, ka pikëkalime tjera [me Serbinë] dhe dalje në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Sa i përket furnizimit apo eksportit, nuk ka ndonjë problem”, thotë Stavileci.

Goditje edhe për tregun e BE-së

Skënder Krasniqi, drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Prishtinë, thotë se mbyllja e kufirit në Merdare godet edhe bizneset e Bashkimit Evropian që eksportojnë në Kosovë.

“Me vetëdije e kanë bërë këtë veprim – për të goditur Bashkimin Evropian dhe tregun e Evropës. Kjo është pikë shumë e rëndësishme edhe për transportin e marrave nga BE-ja në Kosovë dhe anasjelltas”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Sa më shumë që zgjat mbyllja e Merdares, sipas tij, efektet do të jenë më të mëdha.

“Bizneset do të përdorin pika të tjera kufitare dhe kjo pastaj rrit koston e transportit dhe përfundimisht rrit çmimin e produktit”, thotë Krasniqi.

Nga Merdarja deri te Dheu i Bardhë, për shembull, distanca është mbi 250 kilometra.

Kosova varet skajshmërisht nga importet. Pothuajse të gjitha produktet i importon nga vendet fqinje, ato të BE-së dhe më gjerë.

Mbi 5 miliardë euro ka qenë vlera e mallrave që kanë hyrë në Kosovë në periudhën janar-nëntor të këtij viti, ndërsa mbi 1 miliard euro ka qenë vlera e eksporteve.

Ndikimi te diaspora

Pika kufitare në Meradre përdoret në masë të madhe edhe nga diaspora e Kosovës.

Fluksi i vizitorëve është zakonisht i madh në këtë periudhë, për shkak të festave të fundvitit.

Ferninad Maksuti, një mërgimtar që jeton në Austri, është nisur drejt Merdares, për të devijuar rrugën më pas drejt Dheut të Bardhë.

“Ne jemi që 24 orë në udhëtim. Në ora 9 kemi qenë në Merdare dhe kemi ardhur këndej”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sihana Bejtullahu, nga organizata “Germin”, që merret kryesisht me çështje të diasporës, thotë për Radion Evropa e Lirë se organizata po përpiqet t’i ridrejtojë mërgimtarët.

“Ata kanë marrë rrugë të gjata dhe kanë pritur nëpër kufij… Autoritetet duhet ta kenë një numër informues ose emergjent që do ta lehtësonte këtë procedurë. Ata kanë qëndruar me orë të tëra dhe nuk kanë pasur informatat e duhura”, thotë Bejtullahu.

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmjen e 27 dhjetorit për mbylljen e pikës kufitare në Merdare.

E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se të gjithë qytetarët që janë në rrugë për në Kosovë dhe kanë nevojë për informacione, mund të lajmërohen në numrin e telefonit: 045 897 897.

Paraprakisht, MPJD i ka udhëzuar qytetarët që kanë hyrë në Serbi, t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë ose Dheu i Bardhë, ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut – pikëkalimi kufitar i Preshevës – përmes Shkupit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850 mijë.

Numër i madh i tyre jeton në Gjermani, Zvicër, Austri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

You Might Also Like

Basha e takoi ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë

Uji i Badocit ende as për pije as për zierje

Ekspertët e aviacionit: Kosova duhet të ketë staf profesional për dronë

IPK: Pretendimet e `Demokracisë Serbe` për ankesa janë të pavërteta

Abdixhiku takon shefen e Zyrës së Greqisë, diskutojnë zhvillimet politike

Kosova Times December 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kastrati priti komandantin e ri italian të KFOR-it, kolonel Lorenzo Mangia

Kosova Times Kosova Times September 9, 2025
Shkodër, ceremoni nderimi për profesor Sami Repishtin
Përleshje të reja mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
“Duke i shitur armë Ukrainës, Vuçiq paguan dashurinë e tij për Putinin”
Frikë, ankth, pagjumësi: Si ndikon lufta në Ukrainë tek fëmijët?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?